BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Kultura

Ardian Isufi: Skënderbeu- shablloni artistik i monumenteve shqiptare!

Ardian Isufi: Skënderbeu- shablloni artistik i monumenteve shqiptare!

Asnjë monument apo skulpturë nuk e përshkruan figurën më të ndritur të kombit shqiptar Skënderbeun si diplomat të shquar dhe strateg politik i kohës së tij, referuar dokumenteve dhe arkivave botëror, shprehet prof. asc. dr. Ardian Isufi nga Universiteti i Arteve. Mediokritet artistik apo paqartësi e historisë sendërtuar nga vetë ne shqiptarët, vijon më tej prof. acs. dr. Ardian Isufi. Në intervistën për gazetën “SOT” prof. acs. dr Ardian Isufi shprehet se është e rëndësishme, që duhet të shohim këtë figurë të historisë me një qasje tjetër tashmë. Sipas tij, është e rëndësishme, që figura e Skënderbeut nga studiues dhe historianët tanë të shikohet nga qasja diplomatike dhe si politikan. Për prof. asc. dr. Ardian Isufin, këto dy pjesë janë shumë të munguara në historiografinë shqiptare, ku pjesa qëndrore është ajo e një strategu të luftës. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV - fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera.

-Para pak ditësh ishte 554 -vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Pse ju reaguat, duke u shprehur se asnjë monument apo skulpturë nuk e përshkruan figurën më të ndritur të kombit shqiptar si diplomat të shquar dhe strateg politik i kohës së tij?

Skënderbeu pa dyshim është nga figurat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Atë ditë në një lloj analize fillimisht personale dhe më pas duke dashur ta bëj publike nga rrjetet sociale, mendova të shoh dhe të qëmtoj pak mbi imazhin artistik të tij. Është shumë e rëndësishme për mendimin tim, që duhet të shohim këtë figurë të historisë me një qasje tjetër tashmë.

-Kur thoni duhet parë me një qasje tjetër, çfarë mendoni?

Kjo ka lidhje jo me atë lloj kornize artistike të monumenteve, që u krijuan sidomos në kohën e realizmit socialist. Ajo politikë dhe diktatura  e kohës pati një lloj kornizimi të Skënderbeut si hero, si një luftëtar i suksesshëm jo vetëm i betejave historike që kanë ngjarë në atë periudhë, por dhe si një luftëtar, i cili si një strateg diti të udhëheqë shqiptarët përballë pushtimit osman. Por për mendim tim është e pamjaftueshme për të kuptuar figurën e Skënderbeut, sepse pas kornizimit estetik që i është bërë nëpërmjet asaj pjese të armaturës apo të një portreti, i cili ka gjithmonë disa qasje heroike në kuptimin estetik të fjalës, mendoj që duke pasur parasysh arkivin sidomos atë të Vatikanit apo arkiva të tjerë në botë e kanë shfaqur shpeshherë Skënderbeun edhe si një diplomat apo dhe si politikan të suksesshëm, i cili e njihte shumë mirë artin e negocimit në diplomaci dhe në politikë.  Në këtë sens jo vetëm që është nga figurat qëndrore, që ka një pasuri arkivore të jashtëzakonshme dokumentesh që lidhen jo vetëm me aspektin e luftës, por dhe me marrëdhëniet diplomatike, marrëdhëniet ekonomike që kishin principatat në atë kohë gjithmonë ndërmjet tyre dhe ndërkombëtarisht, por suksesi i tij më i madh është negocimi që ai ka pasur gjithmonë me Vatikanin dhe si përfaqësues i perëndimit në atë kohë përballë pushtimit otoman. Referuar dhe shumë imazheve të tij artistike sidomos pjesë të incizimeve, që unë i kam parë në muzetë e Vatikanit apo dhe në shumë vende të tjera, shohim që ai ka një pamje ku i afrohet më shumë pamjes së një diplomati apo pamjes së një personazhi, i cili është në një farë mënyre simbol i negocimit. Kështu që shpeshherë e shohim jo me atë përkrenaren në kokë, por përkrenaren shpesh e mban në dorë si një formë rituale të nderimit që ai i bën procesit të luftës, por të nderimit që i bën edhe kombit tonë. Dhe në shumë e shumë gravura të kohës ne e shohim me një simbol që lidhet me simbolin e degëve të ullirit, që padyshim të fut në një proces meditimi, që ai ishte një njeri i paqes pavarësisht që koha kërkonte që të përballej në kuptimin luftarak, në kuptimin e mbrojtjes me hordhitë osmane.

-Sa ka munguar kjo që ju pohoni se duhet për heroin tonë kombëtar?

Ka disa kontribute të rëndësishme nga historianët, që kanë tentuar ta shohin në një qasje të re figurën e Skënderbeut. Një nga këto kontribute është revista “Përpjekja”e Fatos Lubonjës, që ka mbledhur historianët shqiptarë dhe të huaj për ta parë me një dritëhije të re historinë e Skënderbeut dhe figurën e tij. Një punë me shumë interes ka bërë dhe studiuesi Ardian Klosi, që ka një kontribut të rëndësishëm në një qëmtim të ri të figurës së Skënderbeut. Padyshim që për mua është shumë e rëndësishme, që figura e Skënderbeut nga studiues dhe historianët tanë të shikohet nga qasja diplomatike dhe si politikan. Këto dy pjesë janë shumë të munguara në historiografinë shqiptare, ku padyshim pjesa qëndrore është ajo e një strategu të luftës dhe të një gjenerali luftarak, që ka udhëhequr kombin tonë në një periudhë të caktuar. Kjo është shumë e domosdoshme për të kuptuar madhështinë e kësaj figure, sidomos në aspekte të tjera. Aty ky normalisht shpeshherë stacionohen studiues të huaj për të kuptuar më mirë histori të caktuara. Së dyti, element që unë mendoj që duhet të eci në mënyrë paralele në këtë lloj studimi duhet të jetë dhe pikëpamja estetike e figurës së Skënderbeut.

-Ka pasur raste kur ju apo dhe artistë të tjerë keni shprehur kritika për disa vepra, që janë realizuar për Skënderbeun...

Ne kemi kontestuar monumentet e dobëta, që janë bërë për Skënderbeun. Parë nga ana antropologjike e figurës së tij kemi pasur një kontestim shumë të fortë për sa i përket monumentit të Skënderbeut në Hungari, po ashtu dhe atij në Prizren, Kosovë. Këto lloj indiciesh na japin qartazi që ka një mediokritet artistik të studimit antropologjike të figurës së tij, pra nëpërmjet arkivave, dorëshkrimeve, nëpërmjet dokumenteve pamore që ka për të dhe mbi të gjitha të një qasje gati shabllon që sot po bëhet, të atij Skënderbeut si një luftëtar i madhërishëm dhe vetëm aq. Unë nuk jam kundër kësaj qasje estetike që po flas, por tashmë është një qasje estetike që ka krijuar edhe një lloj mediokriteti artistik, sepse shumë skulptorë apo artistë po i referohen më së shumti konturit estetik të Odhise Paskalit apo të Janaq Paços. Ka shumë pak eksperimentime apo kërkime, të cilat të dalin jashtë kësaj kornize artistike, ku dua të përmend përshembull një tentativë të mirë të Sadik Spahisë me shtatoren e Skënderbeut në Pukë apo një portret bust të Pjerin Kolnikës, të cilët kanë pasur një moment më të vërtetë në kërkimin për të dalë në një figurë alternative të Skënderbeut. Uroj dhe shpresoj që bashkëbisedimi jonë të ndikojë për sa i përket një qasje të re pamore të Skënderbeut, sidomos parë në disa pikëpamje tjera të historisë së tij.

-Çfarë është shqetësuese për ju në lidhje me konkurset, që zhvillohen për veprat e artit?

Problematika e jo profesionalizmit artistik nuk është thjeshtë vetëm tek artistët, por kjo ndodh dhe nga institucionet në përgjithësi, që bëjnë porosi të figurës së Skënderbeut për ngjarje të shënuara apo për pikëpamje të caktuara të historisë. Ndiqet një formë jo profesionale, qoftë për sa i përket kohëzgjatjes që i japin mundësinë artistit për të sendërtuar një vepër artistike të tillë, duke u futur në një banalitet komunikimi dhe banalitet institucional, sepse nuk mund ti japësh një skulptori 4 muaj për të realizuar skulpturën dhe për ta derdhur atë. Kjo fatkeqësisht ndodh  rëndom në porositë që marrin apo konkurset që zhvillohen për sa i përket skulpturës së Skënderbeut apo dhe skulpturave, monumenteve dhe shtatoreve në përgjithësi kur ne e dimë shumë mirë që Odhise Paskali me kolegët e tij mbajtën 10 vjet monumentin e Skënderbeut në Tiranë. Gjithashtu e dimë shumë mirë, që dhe bashkitë apo institucionet e rëndësishme në botë kanë një dateline jo më pak se dy vjet për të realizuar një monument të një rëndësie të tillë si në rastin e Skënderbeut.  

Ardian Isufi: Skënderbeu- shablloni artistik i monumenteve shqiptare!