Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ardian Trebicka: “Kult” shkeli të drejtat

Ardian Trebicka: “Kult” shkeli të drejtat

Postuar: 03/11/2013 - 10:06

Ardian Trebicka, një nga zërat e vlerësuar të muzikës në vendin tonë, vijon me jetën e tij artistike, duke marrë shumë vlerësime nga publiku. Por edhe pse ka një karrierë të pasur, duket se jo pak probleme janë në aktivitetin e tij muzikor. Këngëtari ka jo pak akuza dhe për çmimet “Kult”, duke akuzuar se kanë shkelur të drejtat. “Çmimi "Kult" për albumin muzikor të vitit mbaroi. Jashtë ç'do dëshire për të qenë pjesë e këtij eventi ishte në katërshe dhe albumi im muzikor "Kthim". Kuptoni diçka të dashur miq! Në mes të zemrës në një nga institucionet më të rëndësishme artistike në TOB shkelen në mënyrën më flagrante të drejtat e autorit dhe të tjerat të lidhura me të. Kush na qenka ky "zotëri", që nuk pyeska por ka marrë përsipër të bëjë gjykatësin e artit në Shqipëri. Reagimi im nuk i përket inatit, por principeve artistike e qytetare me dëshirën për të qenë pjesë e një vendi ku dinjiteti njerëzor dhe artistik në rastin konkret mos shkelet”, shprehet Ardian Trebicka. Por gjatë këtij sezoni ai po zhvillon një aktivitet të pasur artistik, ku bashkë me Redon Makashin dhe Devis Xherahun nuk mungojnë me aktivitet muzikor për publikun.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 08:06

Regjisorja Eliona Thomaraj pohon se gjatë këtij mandati ministrja e Kulturës nuk tregoi përgjegjshmëri për teatrin, artin dhe kulturën. Në intervistën dhënë për “SOT” regjisorja Eliona Thomaraj flet për jo pak probleme.

Postuar: 22/07/2017 - 08:04

Me dhënien e çmimeve festivali “PriFilmFest” mbylli edicionin e nëntë, pas një jave të ngjeshur me filma, punëtori, takime e aktivitete të ndryshme.

Postuar: 21/07/2017 - 08:08

Një surprizë për ditëlindjen e saj ka bërë që të përlotet sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho në skenën spanjolle.

Postuar: 21/07/2017 - 08:07

Filmi “Dita zë fill” pjesë e konkursit kryesor zyrtar në “Sarajevo International Film Festival”.

Postuar: 21/07/2017 - 08:03

Sopranoja e njohur shqiptare Arlinda Morava e shoqëruar nga rreth 30 instrumentiste nga Bukureshti, pjesë e “Bucharest Ladies Orchestra” përcollën për publikun mbrëm

Postuar: 21/07/2017 - 08:01

Artizanët në Butrint nuk pranojnë të nënshkruajnë kontratën që iu kërkon Ministria e Kulturës për ndërtimin e këndit “SAL” dhe kërcënojnë ministren Kumbaro se do ti

Postuar: 20/07/2017 - 07:35

Kalaja e Prizrenit do të jetë vendi i një koncerti të kompozitorit Robert Bisha dhe projektit të tij bashkëpunues me Korin Iso-Polifonik Shqiptar.