BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Kultura

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më

“Rituali i jetës” do të vijë në skenë për publikun në një tjetër dimension. Muzikali kthehet në skenën e Teatrit Kombëtare të Operës dhe Baletit pas më shumë se një dekade. Një vepër me koreografi nga Arian Sukniqi, muzika nga Klodian Qafoku, as/koreografe Alisa Gjoni. Muzikali do të jetë në skenë mbrëmjen e datës 13 qershor për publikun në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në shfaqje trupa e baletit e TKOB-së, si dhe Ansambli Popullor. Gjama, dashuria dhe lindja ngjiten në skenë për të na prezantuar me ritualin e jetës, ku koreografi i njohur Arian Sukniqi thotë se muzikali do të vijë në skenë për publikun me konceptim, duke iu përshtatur kohës. Ai tregon se në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jenë rreth 90 artistë. Koreografia Arian Sukniqi shprehet se motivet kryesore për “Ritualin e jetës”, që pritet të sjellë në skenë rreth 90 artistë janë marrë nga trashëgimia kulturore e rrethit të Shkodrës. “Kjo vepër kthehet pas më shumë se një dekade në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit sigurisht me fryme të re dhe konceptim përshtatur kohës është një kombinim i koreografisë moderne dhe projeksionit 4D. Në skenë marrin pjesë rreth 90 artistë, të cilët do zbërthejnë emocionalisht dhe artistikisht muzikalin, i cili revokon përmbajtësisht 4 fazat që njeriu i kalon gjatë jetës: lindjen, dashurinë, dasmën dhe lindjen! Motivet kryesore janë marrë nga trashëgimia kulturore e rrethit të Shkodrës”, tregon koreografi Arian Sukniqi për këtë vepër, që do të jetë pas disa ditësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Mesazhi i veprës

Një muzikal me materiale folklorike origjinale, të mbështetura në autenticitet, të formatuar dhe të sjellë në skenë me një harmoni koreografike, kompozicionale dhe orkestrim bashkëkohor. Sipas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që bën me dije se “Rituali i jetës” do të jetë në skenë më 13 qershor, kjo vepër sjell jehonën origjinale dhe risi në llojin e vet. Koreografi Arian Sukniqi shprehet se në “Ritualin e jetës” publiku do të gjejë vetveten, pasi të gjitha fazat që ka ky muzikal çdo kush i ka kaluar ose do ti kalojë. “Kjo shfaqje ka një mesazh kryesor, jeta e dhënë nga zoti duhet jetuar dhe vlerësuar si dhuratë, e cila nuk duhet shpërdoruar. Publiku aty do të gjejë vetveten, pasi të gjitha fazat që ka ky muzikal çdo kush i ka kaluar ose do ti kalojë, pra aty vizualisht dhe fonikisht çdo kush shikon veten e tij. Jeta është e bukur dhe duhet me sa më shumë dashuri”, shprehet koreografi Arian Sukniqi rreth kësaj vepre. Bashkëpunimi ndërmjet Ansamblit Popullor dhe trupës së baletit të TKOB-së do të sjellin në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një frymë nga e kaluara, tek e cila duhet të kthehemi gjithmonë për të parë se ku i kemi rrënjët, me koreografinë e Arian Sukniqit dhe muzikën e Klodian Qafokut. Kjo shfaqje që do të jetë pas disa ditësh në skenë për publikun vjen në vijim dhe të atyre që janë shfaqur më parë gjatë këtij sezoni artistik.