BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Kultura

Arkeologët amerikanë: Shpresojmë që plani për transferimin e ASA-s në ASH do të rishqyrtohet dhe do të ndiqet një dialog për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare

Arkeologët amerikanë: Shpresojmë që plani për

Arkeologët amerikanë, bashkëpunëtorë në vite të Akademisë së Studimeve Albanologjike shprehen kundër vendimit të qeverisë shqiptare për ASA-n. Përmes një letre të hapur arkeologët amerikanë thonë se shprehin kundërshtimin ndaj planit të qeverisë shqiptare për shpërbërjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), duke përfshirë Institutin e Arkeologjisë dhe për ta rikrijuar atë në kuadër të Akademisë së Shkencave. “Jemi veçanërisht të shqetësuar: Se arkeologët e Institutit të Arkeologjisë nuk janë konsultuar rigorozisht lidhur me këtë plan, i cili do të ndikojë fuqishëm tek ata dhe tek aftësia për të kryer punën e tyre; Se zhvendosja e ASA-s dhe Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave pa marrëveshje të ndërsjellë, do të shtojë një shtresë burokracie më shumë dhe mbikëqyrjeje, duke e mbytur lirinë akademike dhe kërkimin inovativ; dhe se efektet e këtij plani në burimet, buxhetet dhe personelin e Institutit të Arkeologjisë nuk janë bërë të ditura plotësisht”, thuhet në letrën e bërë publike nga ASA në faqen e saj. Për këto arsye thuhet në letër, ata e nxitin qeverinë shqiptare të rishqyrtojë planin në lidhje me të ardhmen e ASA-s dhe në vend të kësaj të angazhojë anëtarët e saj në diskutime të hapura për mënyrën më të mirë për t’i mbështetur ata, me qëllim që studimet albanologjike në Shqipëri, përfshirë arkeologjinë, të arrijnë potencialin e tyre të plotë. “Në vitet e fundit, arkeologjia shqiptare, e udhëhequr nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë, ka zënë më në fund vendin e saj të merituar në skenën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar se zhvendosja e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të prishë këtë sens të ri të vrullit”, thuhet në letër. Ata vijojnë se e shkruan këtë letër sepse mbeten të emocionuar dhe të përkushtuar ndaj arkeologjisë shqiptare. “Kolegët tanë në Institutin Shqiptar të Arkeologjisë kanë ndarë me ne trashëgiminë e jashtëzakonshme arkeologjike të Shqipërisë, duke na lejuar që të marrim pjesë në studimin e saj, një nder dhe privilegj që nuk mund ta shpërblejmë kurrë plotësisht. Shpresojmë që plani për transferimin e ASA-s në Akademinë e Shkencave do të rishqyrtohet dhe në vend të tij do të ndiqet një dialog i sinqertë për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare, duke përfshirë arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë”, thuhet në letër.

Bashkëpunimi me arkeologët shqiptarë

Arkeologët amerikanë vijojnë në letrën e tyre se në vitin 2021 u nënshkrua me Shtetet e Bashkuara Marrëveshja e Pronës Kulturore për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike shqiptare. “Ky memorandum do të sjellë jo pak interes dhe investim për arkeologjinë shqiptare nga ana e arkeologëve amerikanë. Si kundërpërgjigje, qeveria shqiptare duhet të zgjerojë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet amerikanëve dhe arkeologëve shqiptarë, në kuadër të një instituti të pavarur kushtuar kërkimit të pastër arkeologjik, duke mos kufizuar mundësi të tilla”, shprehen ata. Në letrën e tyre arkeologët amerikanë sjellin në vëmendje dhe bashkëpunimin për ekspozitën  “Mbretërit e Parë të Evropës”, një ekspozitë ndërkombëtare që u hap kohët e fundit në Muzeun e Historisë Natyrore në Çikago, Illinois.  “Çdo komb i Ballkanit merr pjesë në këtë ekspozitë, përfshirë Shqipërinë, dhe pjesëmarrja e Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur pa lidhjet e krijuara midis arkeologëve amerikanë dhe shqiptarë në Institutin e Arkeologjisë. Sipas mendimit tonë, duke pasur parasysh suksesin e kësaj ekspozite, Instituti i Arkeologjisë, stafi duhet të ishte vlerësuar për punën dhe përkushtimin e tij të palodhur, jo t’i nënshtrohej një plani për shpërbërje dhe riorganizim, për të cilin ata vetë nuk kanë rënë kurrë dakord”, thuhet në letër. Ndër nënshkruesit në letër përmendim Michael L. Galaty, Ann Arbor,  David R. Hernandez,  Susan E. Allen, etj.