
Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Dhunimi i gazetarit Elvis Hila, BE del me reagimin e fortë: Dënojmë sulmin, autoritetet të hetojnë ngjarjen

Ekzekutoi me armë gjahu gruan dhe vëllanë, arrestohet autori i tragjedisë në Gramsh

Arkeologët prezantojnë kërkimet e tyre në konferncën në qytetin e Ohrit

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Dhjetor 2022

Në kuadër të projektit “Common Cultural Heritage”, u organizua në qytetin e Ohrit konferenca ndërkombëtare “Prehistoria në Ballkan: Trashëgimia e përbashkët kulturore”. Ky projekt u financua nga "Western Balkan Fund" dhe u koordinua në partneritet të përbashkët nga Instituti i Arkeologjisë (arkeologia Edlira Andoni ishte organizatore në emër të IA-s), Qendra për Kërkime Prehistorike, Shkup dhe Fakulteti i Filozofisë, Beograd. Konferenca në datat 25-26 nëntor u fokusua në trashëgiminë kulturore të përbashkët prehistorike, promovimin dhe mbrojtjen e saj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se dita e parë e konferencës iu kushtua prezantimeve të studentëve nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe Arkeologjisë të Fakultetit Histori-Filologji në Tiranë, nga Departamenti i Arkeologjisë të Fakultetit të Filozofisë së Beogradit dhe Departamenti i Arkeologjisë të Fakultetit të Filozofisë në Shkup dhe Shtip. “Studentët prezantuan përvojat e punës në terren, laborator dhe e vizitave që ata patën në institucione të ndryshme kulturore dhe muzeore në kuadër të shkollës verore në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, ata prezantuan dhe hulumtime që lidhen me aspekte të ndryshme kulturore dhe sociale të periudhave të prehistorisë nga territori i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet nga ASA. Dita e dytë e konferencës u fokusua në prezantimet e studiuesve të prehistorisë ballkanike. Arkeologë të institucioneve të ndryshme shkencore nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut prezantuan kërkimet e tyre lidhur me perspektivat rajonale prehistorike, zbulimet më të fundit në periudhën e neolitit: aktivitetet ekonomike, tipologjitë e banesave dhe llojet e vendbanimeve, studime për qeramikën, studime për peizazhin prehistorik, ritualet, datimet absolute, si dhe aspekte të tjera të neolitizimit të Ballkanit.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
