Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arkivi, aktivitete të përbashkëta me shoqatën shqiptare në Suedi

Postuar: 12/07/2019 - 07:26

 Botime dhe aktivitete të përbashkëta shkencore dhe kulturore ishte qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Sipas njoftimit zyrtar, drejtori i drejtorisë së Inspektimit dhe Trajnimit z. Endrit Musaj tha se ndihej i lumtur që pas takimit dhe njohjes me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi XI Albani” në Konferencën e III Mbarëkombëtare të Arkivistikës në Shkup po ndërmerret ky hap cilësor për bashkëpunim. “Kjo marrëveshje ka të bëj me hulumtime, botime, simpoziume, veprimtari të përbashkëta, qoftë në Shqipëri, Suedi apo Kosovë. Uroj që kjo marrëveshje nuk do të jetë vetëm formale dhe të ngelet në letër, por të konkretizohet me punë” u shpreh z.Musaj. Kryetar i shoqatës "Papa Klementi XI Albani" z. Hysen Ibrahimi falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për mirëpritjen dhe për këtë bashkëpunim. “Marrëveshja e bashkëpunimit mes institucioneve ka të bëj dhe me shkëmbime të ndryshme të materialeve të arkivistikës apo punëve studimore, madje ne sot i kemi sjell Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ne formë digjitale 10 numra të librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare, i cili përmban shumë shënime dhe dokumente, kryesisht për veprimtari dhe çështje të Kosovës, por edhe shqiptare” tha në fjalën e tij Ibrahimi. Kjo marrëveshje vjen në vijim të bashkëpunimeve të tjera që ka deri tani Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Ky institucion është organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar. Fillimet e veprimtarisë arkivore në Shqipëri datojnë që nga antikiteti. Historia dëshmon se në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, në principatat feudale shqiptare, në shtetin e Skënderbeut, në shoqëritë patriotike e kulturore, në institucionet fetare, në firmat tregtare, në esnafët, në familje dhe individë të veçantë, krahas librave ruheshin edhe dokumente. Dokumenti i parë që ruhet në arkiv, që bën fjalë për përpjekjet drejt krijimit të një arkivi qendror, është vendimi i datës 2.1.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:33

Libri “Mjekësia alternative shqiptare”, risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave, volumi 1 nga autorët Ylli Merja dhe Erjola Braçi është botimi më i ri, që vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Mor

Postuar: 18/07/2019 - 07:31

Teatri i Operës dhe Baletit mbyll sezonin artistik me një trio shfaqjesh.

Postuar: 18/07/2019 - 07:30

Piktorit Vangjo Vasili vjen për publikun me ekspozitën e tij vetjake në galerinë e artit të qendr

Postuar: 18/07/2019 - 07:29

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë përballet sot jo vetëm me probleme financiare, por dhe me një

Postuar: 17/07/2019 - 07:30

Opera “Madama Butterfly” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë në vitin 196

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB.

Postuar: 17/07/2019 - 07:27

Studiuesi i artit Agim Janina shprehet se artistët nuk kanë ende vendin që meritojnë dhe nga inst