Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arkivi i filmit, cikël dokumentarësh për jetën dhe karrierën artistike të ikonave të filmit shqiptar

Arkivi i filmit, cikël dokumentarësh për jetën dhe karrierën artistike të ikonave të filmit shqiptar

Postuar: 04/04/2015 - 09:07

Aktorët më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare janë pjesë e një cikli dokumentarësh, që së shpejti pritet të vijë në ekran për publikun. Ikonat e filmit shqiptar ndër vite, që kanë sjellë për publikun me dhjetëra role të ndryshme në kinematografinë shqiptare, duke marrë vlerësime dhe çmime brenda dhe jashtë vendit, do të jenë pjesë e ciklit të dokumentarëve “Përballë”.
 
Është një punë e cila ka kohë që ka nisur, dhe për herë të parë bëhet e mundur që për publikun të vijë një cikël i tillë dokumentarësh që përfshin momentet më të veçanta të jetës dhe aktivitetit të yjeve të kinematografisë shqiptare. Shefja e redaksisë së filmit në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, Eriona Vyshka, pohon se ky cikël dokumentarësh po realizohet edhe falë bashkëpunimit me “OnFilm Production” dhe “Digitalb”. ““Përballë” do të jetë një cikël dokumentarësh, i cili do të krijojë filmikisht, profilet artistiko filmike të aktorëve më të mëdhenj të kinematografisë sonë”, pohon Eriona Vyshka pranë AQSHF.
 
Pasi kanë ideuar, konceptuar dhe realizuar një punë mjaft të madhe kërkimore dhe seleksionuese në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe në Bibliotekën Kombëtare, me këtë cikël dokumentarësh të titulluar “Përballë” personazhet e kinematografisë shqiptare tregojnë vetë për jetën e tyre, fillesat me kinematografinë, si dhe rolet që i bënë ata të njohur për publikun. Sipas shefes së redaksisë së filmit në AQSHF, Eriona Vyshka, çdo dokumentar që do të ketë në vëmendje yje të kinematografisë do të ketë fakte interesante, foto ekskluzive nga arkiva e tyre personale, etj. “Jeta profesionale do të rrëfehet nga vetë gjigandët e ekranit, të cilët do të flasin që nga koha e fillesave që i çuan drejt aktrimit, e deri tek rolet e tyre protagoniste ne filmat kult vendas. Në 52 minuta çdo dokumentar do të sjellë fakte dhe kuriozitete nga artistët, të shoqëruara me pamje filmike e foto ekskluzive nga arkivat e tyre”, shprehet Eriona Vyshka, e cila gjithashtu është dhe një nga specialitet më të mira që prej vitesh ka dhënë një kontribut të madh në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. 
 
Zëri i personazheve si udhërrëfyes 
 
Në këtë cikël dokumentarësh, autorët kanë zgjedhur vetë zërin e personazheve si udhërrëfyes. Emrat e kinematografisë shqiptare, që janë pjesë e ciklit të dokumentarëve “Përballë” janë aktorët si Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita dhe Ndriçim Xhepa, Roza Anagnosti, Rikard Ljarja, Timo Flloko, Elvira Diamanti, etj. Ndërsa ky cikël dokumentarësh pritet të vijë së shpejti në ekranin tonë, mësohet se çdo dokumentar do të ketë dhe kronika e gazeta të hershme, foto kinoprovash e foto personale. Materiale të vjetra arkivale gjithashtu do të plotësojnë çdo dokumentar, duke sjellë vlerësimet e kritikat e kohës, duke informuar e faktuar, por edhe duke çuar telespektatorin pas në kohë vizualisht, për të shijuar maksimalisht retrospektivën. Por aktorët që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij cikli dokumentarësh për të cilin po bashkëpunon Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, edhe pse dekada më parë kanë filluar aktivitetin artistik, edhe sot e kësaj dite me rolet e tyre në filmat shqiptarë mbajnë të njëjtin vlerësim. Sot aktorët Arbana, Kurti, Xhepa, Anagnosti, Ljarja etj, kanë zënë një vend nderi në kinematografinë shqiptare, duke u bërë dhe modele për të rinjtë, që duan të jenë të suksesshëm në rrugën drejt kinematografisë shqiptare. Nga Julia Vrapi
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 07:37

Shqipëria 60 vjet në UNESCO kulmoi me një aktivitet në Tiranë.

Postuar: 17/10/2018 - 07:36

Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen me regji nga Suela Bako premierë në skenën e Teatrit

Postuar: 17/10/2018 - 07:34

Fondet etnografike janë të rrezikuara nga mungesa e kushteve.

Postuar: 16/10/2018 - 09:19

Të gjithë e kemi të memorizuar në kujtesë ëmbëlsinë dhe interpretimet e mrekullueshme të Roza Ana

Postuar: 16/10/2018 - 07:31

Drama "Terror” vepër autorit Ferdinand Von Shirach edhe në skenën e teatrit të Korçës

Postuar: 16/10/2018 - 07:30

Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” mbërrin në edicionin e gjashtë në Tiranë.

Postuar: 16/10/2018 - 07:28

Artistët përballen me jo pak probleme në aktivitetin e tyre artistik, dhe sipas tyre përgjegjësia