BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Arkivi i Filmit rikthen kinematografinë e viteve ’90 në kinemanë verore

Arkivi i Filmit rikthen kinematografinë e viteve ’90 në

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka rikthyer për publikun kinemanë e viteve ’90. Një krijimtari e realizuar ato vite në filmat artistikë dhe ata dokumentarë janë bërë pjesë e një programi, që ka nisur gjatë stinës së verës për publikun. Filmat shfaqen këtë herë jo në sallë kinemaje, por në tarracën e Pallatit të Kulturës. Programi veror "Kinematografia e viteve '90" organizuar nga AQSHF dhe Tulla Culture Center, vijon të martën mbrëmjen e datës 26 qershor me shfaqjen e tre filmave dokumentarë: Drejt Europës, Kujtim Gjonaj, 1994; Tingujt e zjarrtë, Ardian Murraj, 1991 si dhe Jetë pas vdekjes, Spartak Pecani, 1992. AQSHF bën me dije se kinemaja e atyre viteve aq sa është domethënëse aq dhe është e panjohur për publikun. “Një mundësi për të ri-kujtuar shpresën e fillim viteve '90, si dhe të ri-zbulojmë së bashku kinematografinë e kësaj periudhe sa domethënëse, aq edhe të panjohur nga publiku shqiptar”, njofton Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit për këta tre dokumentarë, që do të shfaqen mbrëmjen e së shtunës. Eriona Vyshka specialiste pranë AQSHF tregon se përmes këtyre filmave po rikthehen edhe tituj që i kishin munguar publikut dhe shfaqen falas. “Ky është një program me filma që janë në arkivin tonë dhe do të vijojë përgjatë gjithë verës për publikun. Janë filma artistikë dhe dokumentarë që shfaqen falas”, tregon mes të tjerave Vyshka. Regjisori i njohur Kujtim Gjonaj i cili vjen për publikun me filmin e tij dokumentar “Drejt Europës” tregon se në kohën që u realizua ai përcillte mesazhe për popullin shqiptar por që vijojnë dhe sot. “Filmi ka marrë çmim në Palermo dhe në Tiranë u shfaq vetëm një herë në premierë. Ideja bazë e filmit është që populli nuk duhet të duartrokasë dhe të prese me lule cilindo dhe këdo në çdo kohë të historisë. Populli duhet të ketë idhull vetëm veten e tij dhe asnjë tjetër, por për fat të keq historia na tregon se kemi ngritur shumë idhuj”, tregon mes të tjerave regjisori Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”, i cili në aktivitetin e tij ka realizuar dhe të tjerë dokumentarë që janë vlerësuar me çmime.

Kineastë dhe aktorë të ftuar për publikun

Në tarracën e Pallatit të Kulturës programi i kinemasë verore i kuruar me filma artistikë dhe dokumentarë të viteve '90 nisi me filmin “Përdhunuesi” me regji nga Spartak Pecani. Mbrëmjen e filmit ishin ftuar për një bashkëbisedim me të pranishmit dhe regjisori Spartak Pecani dhe aktori Ndriçim Xhepa. Edhe në vijim të stinës së verës do të vijojnë të jenë të tjerë filma për publikun, por dhe ftuar nga bota e kinemasë. Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre. Ky dokumentacion origjinal shoqërohet me të dhëna të tjera të shumta bibliografike, materiale shtypi, botime të ndryshme për filmin, fotografi të historisë së kinematografisë, të dhëna biografike të kineastëve shqiptarë, si dhe një dokumentacion aparaturash dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzeologjinë e filmit./Julia VRAPI