Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arkivi i Filmit rikthen për publikun filmin e animuar në vitet ’90

Postuar: 02/09/2018 - 08:05

Programi i kinematografisë së viteve ‘90 i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit vjen duke i dedikuar një mbrëmje shumë të veçantë kontributit të jashtëzakonshëm të regjisorëve të filmave të animuar. AQSHF bën me dije se pas rënies së diktaturës, animacioni shqiptar përjetoi një rilindje të shkurtër, edhe pse këta filma të mrekullueshëm shihen rrallë dhe nuk njihen sa duhet nga publiku i gjerë. “Fatkeqësisht, filmat artistikë të viteve '90 kanë eklipsuar filmat novatorë dhe imagjinativë të bërë në argjilë, vizatim dhe prerje nga artistë të talentuar dhe ëndërrimtarë si Stefan Taçi, Rikarda Nova, Artur Dauti, Ergys Faja, Shaqir Veseli, Artan Maku, etj. Flaka magjike e animacionit të vendit tonë ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve '90, ndaj mos e humbisni këtë natë që do të jetë e paharrueshme, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës”, shkruan AQSHF për mbrëmjen e së martës, që sjell filmat e animuar shqiptarë në vitet ’90. Programi i kinemasë verore është një bashkëpunim dhe me Tulla Culture Center dhe deri tani janë shfaqur filma të autorëve të njohur shqiptarë. Regjisori i filmave të animacionit Stefan Taçi pohon se programi që prej kohësh po vijon nga AQSHF është me rëndësi, sepse risjell në vëmendje kinemanë e asaj kohe, që edhe pse me vështirësi në krijimtari realizoi filma. "Për aktivitetin e së martës, padyshim besoj se është pozitiv e simpatik. Mendoj në se kemi parasysh kohën dhe vendin ku do shfaqen filmat. Kushtet e shfaqjes se tyre nuk e di si do jenë, por uroj të jetë kohë e mirë”, pohon regjisori Stefan Taçi. Në reagimin e tij regjisori Stefan Taçi vijon të pohojë se kujtesa ndaj animacionit dhe krijuesve është pozitive, sidomos në një kohë kur mungon totalisht një vështrim studimor për prodhimet e filmave të animuar në vitet ’90. “Por më shumë se cilësia shfaqjes ja vlen besoj kujtesa ndaj animacionit dhe krijuesve, sepse për fat të keq mungon totalisht një vështrim studimor mbi këto prodhime. E them se nëse kjo do ndodhte do rizbulonte padyshim vlera të mirëfillta estetike e artistike në jo pak nga filmat tanë të animuar”, pohon regjisori Stefan Taçi, një nga emrat e vlerësuar të filmit të animuar në vend.

Rizbulim i kinemasë së viteve ‘90

Programi i AQSHF që po shfaq filma të kinematografisë së viteve ’90 për regjisorin Stefan Taçi duhet vlerësuar si nismë. Për publikun sipas tij po shfaqen edhe filmat artistikë apo dhe dokumentarë, duke treguar jo pak për kohën e viteve ‘90 dhe punën krijuesve të kineastëve shqiptarë. “Duhet përgëzuar drejtuesja e re e Arkivit të Filmit për këtë organizim, që filloi me filmat dokumentarë e artistikë të metrazhit të gjatë e po vazhdon me filmat e shkurtër të animacionit. Vërtetë ata janë të shkurtër si minutash, por kanë brenda aq punë e mund, ndaj edhe kjo vlen të njihet gjatë këtij aktiviteti”, tregon mes të tjerave regjisori i animacionit Stefan Taçi. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përmes këtij programi ka rikthyer për publikun kinemanë e viteve ’90. Filmat shfaqen këtë herë jo në sallë kinemaje, por në tarracën e Pallatit të Kulturës. Në nisje të programit këtë verë AQSHF bënte me dije se kinemaja e atyre viteve aq sa është domethënëse aq dhe është e panjohur për publikun. “Një mundësi për të ri-kujtuar shpresën e fillim viteve '90, si dhe të ri zbulojmë së bashku kinematografinë e kësaj periudhe sa domethënëse, aq edhe të panjohur nga publiku shqiptar”, njoftonte Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Programi veror "Kinematografia e viteve '90" organizuar nga AQSHF dhe Tulla Culture Center, vijon të martën në mbrëmje por këtë herë me animacionin shqiptar./ Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 09:41

Ambasada Franceze fton në Tiranë kompaninë “Transe Express” e themeluar më 1982, e cila konsiderohet si një nga kompanitë më të rëndësishme në Francë dhe në Evropë të cirkut dhe performancës, të prezantojë

Postuar: 25/09/2018 - 08:05

Këtë rradhë grupimi i piktorëve pleneristë nga Shqipëria ishin të ftuar nga disa komuna të jugut

Postuar: 25/09/2018 - 07:59

Opera “Carmen” zyrtarisht realizon aktin e parë të protokollit të bashkëpunimit të TO

Postuar: 25/09/2018 - 07:57

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit ka nisur

Postuar: 23/09/2018 - 08:05

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësi

Postuar: 23/09/2018 - 08:03

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën e re “Kumt&rdqu

Postuar: 23/09/2018 - 07:58

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zbatimi