BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Arkivi i Filmit shfaq filmin “Dasma e Sakos”, regjisori Vladimir Prifti rrëfen xhirimet në ’97 në Gjirokastër

Arkivi i Filmit shfaq filmin “Dasma e Sakos”, regjisori Vladimir

Filmi “Dasma e Sakos” për publikun u shfaq në kuadër të programit veror “Kinematografia e viteve ‘90”. Programi veror me filmat është kuruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe në bashkëpunim me Tulla Culture Center vijon çdo të martë për publikun. Filmi “Dasma e Sakos” prodhim i vitit 1998 me skenar nga Vath Koreshi dhe regji nga Vladimir Prifti ka në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare. Filmi u xhirua në vitin e mbrapshtë 1997 dhe kur kanë kaluar më shumë se dy dekada regjisori i njohur Vladimir Prifti kujton momentet e vështira për realizimin e filmit. I xhiruar në qytetin e Gjirokastrës “Dasma e Sakos”, që ka në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare është dhe bashkëpunimi i parë i regjisorit me skenaristin e njohur Vath Koreshi. Regjisori Vladimir Prifti tregon se filmi erdhi pas një punë disavjeçare. “Unë vetë nuk kisha punuar asnjëherë me Vath Koreshin si skenarist, dhe ky ishte filmi i parë me të. Skenari u fut në prodhim më 1997 kur u bë QKK dhe për herë të parë hyri duke zbatuar ligjin e kinematografisë. Pra mori një buxhet nga QKK dhe në të njëjtën kohë hyri në marrëdhënie me hungarezët, që ishte një gjë më vlerë për filmin”, tregon regjisori në kujtimet e tij. Viti 1997 ishte i rëndë për vendin tonë, por regjisori Vladimir Prifti tregon se puna nuk u ndalua me gjithë situatat e krijuara. “Bashkëprodhimi me hungarezët u përcaktua më 1997,  u vendos që gjithçka të bëhej në Gjirokastër dhe në të njëjtën kohë në atelierin që kishte Kinostudio. Grupi i xhirimit ishte hungarez dhe pëlqyen shumë Gjirokastrën. Filmi i përfundoi xhirimet në fund të 1997 në dhjetor, dhe janari i 1998 ishte dekori në Tiranë. U punua shkëlqyeshëm me gjithë situatat nga më të vështirat në Gjirokastër atë kohë, nga më të rëndat, sepse atë kohë ndodhën dhe ngjarjet e marsit 1997, që u reflektuan në dhjetor për ne, kujtoj se shtëpia e Enver Hoxhës muze u hodh në erë, monumenti, etj, ishte një situatë  e rëndë atë kohë në vend po ne i mbaruam xhirimet. Probleme ne patëm shumë për realizimin e filmit në atë vit. Ishte një vit i vështirë 1997. Më pas erdhëm në Tiranë ku u bë dhe premiera në filmit në tetor të 1998”, pohon regjisori Prifti.

Aktorët dhe bashkëpunimi me skenaristin Vath Koreshi

Filmi “Dasma e Sakos” i prodhuar në Shqipëri në vitin 1998 me regji nga Vladimir Prifti dhe skenari Vath Koreshi, muzika është shkruar nga kompozitori Aleksandër Peçi. Regjisori Vladimir Prifti kujton se si autor i skenaristi Vath Koregji dëgjonte dhe e merrte parasysh mendimin për filmin. “Kujtoj një njeri të respektueshëm në marrëdhënie me regjisorin. Vathi ishte një autor që dëgjonte shumë dhe e merrte parasysh mendimin tim dhe ishte një bashkëpunim i shkëlqyer. Ai e fillonte gjithmonë skenarin nga fillimi. Edhe kur ti bëje një sugjerim, ai e niste nga fillimi skenarin”, kujton regjisori Vladimir Prifti. Aktorët kryesorë në film janë Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Xhevdet Ferri, Agim Qirjaqi dhe Tinka Kurti. Regjisori Vladimir Prifti shprehte se aktori Ndriçim Xhepa në këtë film mbase ka realizuar mbase rolin e tij më të bukur. “Ndriçim Xhepën e kam pasur aktorin tim kryesor dhe ishte me një rol të shkëlqyer, ai ishte shumë i përkushtuar dhe një nga rolet më të bukura që ka realizuar”, pohon regjisori Prifti. Filmi “Dasma e Sakos” u shfaq në 36 shtete dhe në një nga festivalet  filmit të kategorisë A në Moskë u mirëprit pas viteve 2000. Por disa çmime mori dhe në festivalin e filmit në Tiranë. Ngjarjet e Dasmës së Sakos vijnë përmes mjegullash mesjetare në një qytet fantozmagorik. Nën çatitë e gurta dhe muret kështjellore ndodhin drama të mëdha. Një përzierje e trembshme gjërash të egra me të brishta urrejtjesh me dashuritë vdekjesh me ripërtëritje. Metaforat marrin të thonë se shpërdorimi i pushtetit ka thelb të njëjtë por shfaqje të ndryshme. Në të gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut është liria dhe një jetë me dinjitet të vërtetë njerëzor. /Nga Julia Vrapi