BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Arkivi i Filmit shfaq tre filma të regjisores Adriana Elini, kineastët: Një jetë dedikuar kinemasë

Arkivi i Filmit shfaq tre filma të regjisores Adriana Elini,

Tre filma realizuar nga regjisorja Adriana Elini u shfaqën në kinemanë e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit. Në një aktivitet, që bërë bashkë kineastë, familjarë dhe më gjerë, filmat që u shfaqën ishin një pjesë e punës nga regjisorja e njohur Adriana Elini -Xhajanka. Regjisorja e njohur u nda nga jeta 25 vite në parë, por për kineastë të ndryshëm puna e saj në Kinostudio me filmin ishte e vlerësuar. Nga fundi i viteve 1960 deri në mbarimin e epokës së Kinostudios “Shqipëria e re”, Adriana Elini-Xhajanka bëri dhjetëra filma dokumentarë me metrazh të shkurtër, nëntëmbëdhjetë prej tyre të realizuara vetëm në vitet ’70. Me gjithë sasinë dhe cilësinë e veprës, emri i Adrianës nuk është aq i njohur sa bashkëkohësit e saj dhe filmat e saj rrallë shihen. Përmes këtij aktiviteti AQSHF prezantoi tre nga dokumentarët e Adriana Elinit, me ngjyra, në 35 mm. Dokumentari i parë ishte ai me titull “Shtëpitë malore të pushimit” (1976). Përmes tij është një vështrim i gjallë i pushimeve të kaluara, mes bukurisë natyrore të fshatit. Filmi i dytë ishte ai me titull “Çdo vijë, një vizatim” prodhim i viti 1984. Filmi që u prezantua dje ndjek fëmijët kureshtarë brenda një klase, ndërsa filmi i tretë “Fanfara e të vegjëlve” i vitit 1985, dëshmon punën e një grupi të ri muzikor me vegla tunxhi dhe mësuesin e tyre të durueshëm. Për të pranishmit në këtë aktivitetet përkujtimor, dokumentarët e Adriana Elinit kapin në celuloid një Shqipëri, që prej kohësh nuk është më si në këto filma, përmes planeve të afërta të kamerës, që fokusojnë punëtorë dhe fëmijë. Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit Iris Elezi, bëri një prezantim të shkurtër për kineasten Adriana Elini, duke pohuar se filmat, që u shfaqën ishin ndër prodhimet më të mira realizuar nga regjisorja e njohur. “Tre filma njëri më i mirë se tjetri. 20 vjeçe erdhi në Kinostudio, një jetë dedikuar kinemasë”, u shpreh mes të tjerave drejtoresha Iris Elezi.

Puna me profesionalizëm

Miq të kineastes Adriana Elini-Xhajanka sollën në vëmendje punën që bëhej vite më parë në Kinostudio, ku spikaste profesionalizmi i regjisores së njohur të filmit dokumentar shqiptar. Regjisorja Donika Muçi kujtoi punën që bënte Adriana në Kinostudio, duke vlerësuar dhe miqësinë e tyre. “Adriana ishte shoqja ime, ishte mikja ime. Se harroj kurrë”, u shpreh mes emocioneve regjisorja Muçi. Regjisori Kristaq Mitro u shpreh se regjisorja Adriana Elini-Xhajanka pati dhe momente të vështira në punën e saj. “Adrianën e gjeta në Kinostudio. Adriana në ato që bëri ishte edhe poete, ajo vizatoi gjërat mirë, njihte raportet në mizanskenë. Por në ato vite në Kinostudio kishte dhe gjëra negative, nuk e stimulonin, kishte dhe nga ata që nuk e deshën”, kujton regjisori Mitro. E bija Etleva Xhajanka kujton se në filmat që janë realizuar, herë pas here kishte qenë në stafe. “Profesioni që bënte kishe raste që në pjesën më ta madhe të kohës të mos ishte në shtëpi. Ajo më merrte me vete në shërbime, ku në këto tre filma unë kam qenë pjesë e stafit aty”, tregon mes të ujerave e vija e regjisores së njohur. Adriana Elini-Xhajanka regjisore shqiptare, u lind në Tiranë më 3 Prill 1937. Kreu studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe në vitin 1958 emërohet në Kinostudion “Shqipëria e Re”, fillimisht si regjisore montazhi. Në vitin 1967 ajo punon për filmin artistik “Horizonte të hapura” e më pas “Estrada në ekran”. Një vit më vonë (1968), realizon dokumentarin e parë si regjisore “Universiteti ynë”. Nga ky vit e nga ky film, për afro 20 vjet të tjera Adriana arrin të realizojë rreth 40 dokumentarë artistikë, reportazhe, kronika të ngjarjeve të kohës. Ndërroi jetë në vitin 1994./Nga Julia Vrapi