BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe IKRTK, me projekte në veprat origjinale dhe krijimin e fondeve digjitale

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe IKRTK, me projekte në veprat

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) dhe Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) bashkëpunojnë që prej vitit 2018. Një bashkëpunim, që ka në fokus regjistrimin e asaj që është pjesë e historisë së zhvillimit të artit kinematografik në vendin tonë. Ditët e fundit në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet AQSHF dhe Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore do të realizojnë projekte të rëndësishme për skanimin e gjithë veprave origjinale që ruhen në AQSHF, krijimin e fondeve digjitale, si dhe trajnimin e stafit për të kryer këtë proces. IKRTK nëpërmjet Sistemit Informatik Kombëtar do të mundësojë aksesin në bazën e të dhënave shtetërore Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore (RKPK) për AQSHF-në, me qëllim lehtësimin e procedurave lidhur me regjistrimin e objekteve pasuri kulturore, pjesë e fondit të AQSHF-së, monitorim të procedurave të qarkullimit civil dhe fizik, si dhe unifikimin e metodologjisë mbi dokumentimin e saktë shkencor dhe katalogimin e pasurive kulturore filmike. Në materialin që ka publikuar AQSHF thuhet më tej se referuar dhe në zbatim të ligjit nr. 27/2018 "Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, dy institucionet bashkëpunojnë që prej vitit 2018 për regjistrimin në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të objekteve dhe artefakteve që mbajnë statusin trashëgimi kulturore dhe ruhen në fondet e pasura arkivore të AQSHF-së. Këto objekte përfshijnë filmat 35mm, afishe dhe fotonegativat që janë pjesë e historisë së zhvillimit të artit kinematografik në Shqipëri.

AQSHF, vazhdon puna me regjistrimin

Deri sot Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka të pajisur me pasaporta 137 objekte arkivore, nga të cilat 70 filma, 22 afishe filmi dhe 45 fotonegativa në suport xham, si dhe janë në proces regjistrimi 50 filma të tjerë dhe 55 fotonegativa në suport xham. AQSHF bën me dije se puna vijon ditë pas dite me procedurën e regjistrimit të çdo objekti që ruhet në fondet tona arkivore. Gjithashtu, drejtorja e IKRTK, Silva Breshani është anëtare e Këshillit Shkencor të AQSHF. Në faqen e institucionit thuhet se koleksioni i Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit është krijuar kryesisht nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios "Shqipëria e re", aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992. Përveç koleksionit në pelikulë, në origjinalin e vet të kopjes negative dhe në kopje arkivale në pozitiv, AQSHF ruan dhe mbron edhe materiale të tjera të historisë së krijimit filmik, si skenarin letrar, skenarin regjisorial, listën e montazhit, fotografi, negativa te fotove, materiale të promovimit të veprës, partiturat e muzikës së filmave dhe posterat e tyre. Ky dokumentacion origjinal shoqërohet me të dhëna të tjera të shumta bibliografike, materiale shtypi, botime të ndryshme për filmin, fotografi të historisë së kinematografisë, të dhëna biografike të kineastëve shqiptarë, si dhe një dokumentacion aparaturash dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me muzeologjinë e filmit.

Më të lexuarat