BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Armand Bora: Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës e Baletit kanë të njëjtin status dhe është detyrim që edhe trajtimi i trupës artistike të jetë pa diferencime

Armand Bora: Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës e Baletit kanë

Artistët e Teatrit Kombëtar kërkojnë rritjen e pagave. Regjisori Armand Bora,një nga firmëtarët e kërkesës për rritje pagash të artistëve thotë se Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës dhe Baletit janë institucione me të njëjtin status dhe sipas tij edhe trajtimi i trupës artistike duhet të bëhet në mënyrë të barabartë. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori i njohur Armand Bora thotë se kërkesa drejtuar kryeministrit dhe ministres së Kulturës për rritjen e rrogave të aktorëve të Teatrit Kombëtar u iniciua nga disa aktorë me karrierë të gjatë dhe që u mbështet prej pjesës më të madhe të trupës artistike. Sipas tij,në qoftë se nuk do mungojë vullneti, nga ana e ministrisë dhe kryeministrit, nuk kanë për të munguar as mekanizmat e gjetjes së rrugës së zgjidhjes.Regjisori Armand Bora ndalet dhe te sezoni artistik. Si regjisor ka sjellë në skenë vepra teatrore, që janë vlerësuar nga publiku dhe kritika. Ndër të tjera ai thotë se arriti që të përmbyllë triologjinë e parë skenike me tri pjesë, me temë nga periudha e të shkuarës në diktaturë.

-Aktorët e Teatrit Kombëtar kërkojnë rritjen e pagave dhe në një letër më parë drejtuar kreut të qeverisë dhe ministres së Kulturës thonë se institucionet kombëtare po trajtohen në mënyrë të diferencuar. Sipas jush, ku është bazuar kërkesa?

Kërkesa drejtuar kryeministrit për rritjen e rrogave të aktorëve të Teatrit Kombëtar ishte një kërkesë, që u iniciua nga disa aktorë me karrierë të gjatë në TK dhe që u mbështet pastaj prej pjesës më të madhe të trupës artistike. Mendoj se shtysa e parë për bërjen e kësaj kërkese është diçka që buron prej natyrës njerëzore; vjen një moment që kushdo ka nevojë që për t’a përmirësuar cilësinë e jetës së tij të shpenzojë më shumë e për këtë arsye është mëse e arsyeshme që të kërkojë të ketë një pagë më të lartë. Gjithsesi, mendoj se nxitja kryesore ka qenë realizimi i një premtimi që kryeministri bëri për artistët e Operës dhe Baletit për rritjen e rrogave në këtë institucion të artit dhe kulturës. Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës dhe Baletit janë institucione me të njëjtin status dhe për aq kohë sa ky status është i barabartë është detyrim, që edhe trajtimi i trupës artistike të bëhet në mënyrë të barabartë dhe pa diferencime. Besoj se kaq mjafton për të shpjeguar arsyen e nisjes së kësaj kërkese.

-Çfarë përgjigje keni deri tani për këtë kërkesë?

Një përgjigje apo më mirë një shpjegim për atë se çfarë është kërkuar ka ardhur pas një takimi që aktori Artan Imami, në cilësinë e kryetarit të sindikatës së artistëve, bëri në Ministrinë e Kulturës. Nga shpjegimi i z. Imami u kuptua që rruga për realizimin e kësaj kërkese nuk ka për të qenë as e lehtë dhe as e shkurtër.  Rritja e rrogave në Teatrin e Operës u bë sipas një lëvizjeje nga lart poshtë. Domethënë ishte kryeministri ai që premtoi, ministritë e linjës kanë gjetur rrugën dhe formën e realizimit të këtij premtimi dhe në fund janë artistët e këtij institucioni që përfitojnë prej këtij premtimi. Kjo rrugë nuk mund të ndiqet në rastin e Teatrit Kombëtar. Në këtë rast lëvizja është nga poshtë lartë. Janë artistët që kanë marrë iniciativën me shpresë dhe përpjekje për të bindur institucionet qëndrore për nevojën e realizimit të kësaj kërkese.

- Çfarë i kërkoni ministrisë në këtë situatë. Pse po bëhen këto diferencime midis dy institucioneve kombëtare?

Me ministrinë me sa di unë nuk ka pasur ndonjë komunikim tjetër, përveç këtij të aktorit Artan Imami. Kërkesa e aktorëve është e qartë: unifikim të nivelit të pagave me institucionin e Teatrit të Operës. Me aq sa kam eksperiencë administrative nuk di të këtë pasur më parë një rast tjetër të kësaj natyre dhe si preçedent i parë ndoshta do kërkojë disa proçedura burokratike dhe bashkëpunim të ngushtë me ministrinë deri në realizimin e kësaj kërkese. Por fakt është që deri në këto momente nuk ka një përgjigje zyrtare mbi këtë kërkesë. Unë nuk besoj se ka një diferencim të qëllimshëm që vjen prej mungesës së respektit ndaj njërit apo tjetrit institucion. Diferencimi nuk u krijua prej ndonjë mase diskriminuese ndaj Teatrit Kombëtar, duke i ulur nivelin e pagave apo diçka të kësaj natyre. Situata është më afër një diskriminimi pozitiv dhe besoj se nëqoftëse nuk do mungojë vullneti, nga ana e ministrisë dhe kryeministrit, nuk kanë për të munguar as mekanizmat e gjetjes së rrugës së zgjidhjes.

- Në aktivitetin tuaj artistik keni sjellë në skenë vepra të ndryshme teatrore. Vlerësim nga publiku, por dhe nga kritika. Sezoni artistik ka përfunduar, por si regjisor ku ka qenë fokusuar puna juaj?

Për mendimin tim dhe ky sezon ka qenë një sezon post-covid, në kuptimin që për të gjitha trupat artistike dhe artistët sfida kryesore ka qenë normalizimi i situatës dhe rikthimi i spektatorit në kapacitet të plotë të sallave teatrore. Duhet thënë se teatri e ka kaluar me shumë sukses këtë sfidë. Shembulli më i mirë ka qenë skena dhe produksionet e TK, në skenë dhe jashtë saj. Në aspektin personal unë e vlerësoj pozitiv pasi arrita të përmbyll triologjinë e parë skenike me tri pjesë me temë nga periudha e të shkuarës në diktaturë. Pas realizimit të “Ata hyjnë pa trokitur”, një tekst ky të cilin e risollëm në ambientet e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me gjethe” ku eksperimentuam, për herë të parë në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri, formën e re të Teatrit Big Brother, dhe pjesës së dytë të triologjisë, “Udha e Qumështit”, realizova edhe pjesën e tretë, “Domino në Burgator”, duke e përmbyllur kështu këtë cikël skenik. Gjithashtu u realizua leximi skenik i veprës “Duke pritur Gobon” në TK dhe pres realizimin e saj skenik në një sezon shumë të veçantë që do sjellë Teatri Kombëtar. Gjithashtu kam vazhduar punën me mbylljen e një triologjie të dytë me temë nga periudha e tranzicionit, ku bashkë me dy tekste të përfunduara si “Qefharami dhe Edipi sipas Ionesko” të realizuar në ish çadrën e Cirkut Kombëtar dhe “Duke pritur Gobon” mbarova së shkruari edhe intermexon e kësaj triologjie “Monologu i një memeci”

- Ju si regjisor keni vënë në skenë vepra të ndryshme teatrore, që janë mirëpritur. Sa ka rëndësi kjo për një regjisor karriere me vlerësime prej vitesh si ju?

Pas kaq shumë vitesh pune në teatër, duke filluar prej vitit 1994 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë dhe për të vazhduar pastaj në Teatrin e Operës, Teatrin Kombëtar, në disa skena t tjera shqiptare dhe të huaja deri në Australi, ku kam mundur të bashkëpunoj me dy aktorë australian në teatrin e famshëm “La MAMA” në Melburn, disa projekteve në kinematografi dhe televizion, vjen një moment dhe të duhet të bësh bilancin e punës tënde. Unë jam i kënaqur pasi edhe pse jo të gjitha veprat kanë pasur suksesin që do kisha dëshiruar, e gjithë puna ime ka një konstante estetike dhe kërkimesh të orientuara drejt një estetike teatri e njohur si teatri minimalist të cilën unë e kam pasuruar me element të asaj që e quaj Teatri Polifonik. Një punë kjo që më bën të ndihem krenar dhe i qetë në aspektin profesional. Pas gjithë kësaj pune jam në momentin kur duhet të bëj diçka më shumë për të promovuar estetikën e Teatrit Polifonik si një risi, e cila do ta pasuronte edhe me shumë spektrin teatror. Ajo që ve re është mungesa e një debate dhe diskutimi të strukturuar mbi problemet estetike të teatrit, një debat ky që duhej të udhëhiqej prej kritikës teatrore, mungesa e të cilit thërret për nevojën e që ka teatri shqiptar për zëra të rinj kritikësh me kulturë dhe dije mbi zhvillimet bashkëkohore të teatrit në botë.

-Çfarë mund të na thoni rreth projekteve tuaja sezonin që vjen. Ku do jeni të fokusuar me punën tuaj?

Momentalisht kam disa projekte, të cilat janë në rrugë për t’u realizuar. Një bashkëpunim me teatrin “Bylis” në Fier, një projekt shumë sfidues në aspektin estetik në bashkëpunim me shkrimtarin dhe skenaristin Ylljet Aliçka, realizimin në këtë sezon te tekstit “Duke pritur Gobon” si edhe një bashkëpunim ndërkombëtar, të cilin mendoj mos t’a bëj publik për momentin. 

Më të lexuarat