BREAKING NEWS

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta
x

Kultura

Arritje historike, filmi shqiptar të frymëzuar nga histori të vërteta fiton 3 çmimet më të rëndësishme të festivalit të njohur

Arritje historike, filmi shqiptar të frymëzuar nga histori të

“Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’, me regji nga Blerta Basholli ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival, si  “Filmi më i mirë”,  “Regjisorja më e mirë”, dhe çmimin e publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), që e ka konsideruar si një arritje historike për filmin në Kosovë.

Në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, regjizorja Basholli ka falenderuar të gjithë ekipin dhe kastin e aktorëve, për kontributin e çmuar të tyre.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne” –u shpreh ajo.

Ndërsa Ylli Uka, producent i filmit me rastin e pranimit të “çmimit të publikut” dhe çmimit “filmi më i mirë” ka thënë se për realizimin e këtij filmi iu është dashur një punë shumë e madhe.

“Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush, publikut, dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet”; “Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur, Kosovës.” u shpreh Yll Uka, producenti i filmit me rastin e pranimit të “Çmimit të Publikut” dhe çmimit “Filmi më i mirë” (Grand Jury Prize)” – tha ai.

“Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.