Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Kultura

“Art Koloni Pogradec” bën bashkë piktorët shqiptarë dhe të huaj, pamjet e qytetit në tablo pikture

“Art Koloni Pogradec” bën bashkë piktorët

“Art Koloni Pogradec” ka bërë bashkë piktorët shqiptarë dhe të huaj për artin e pikturës. Qyteti i Pogradecit me liqenin ofron pamje të mrekullueshme për artistët, që gjatë këtyre ditëve janë të pranishëm me pikturat e tyre. Qyteti këto ditë vere është kthyer në frymëzimin e artistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që hedhin në telajo peizazhet e shumta apo sjellin edhe tematika të tjera në punimet e tyre në pikturë. Aktiviteti i veçantë shtrihet në tre etapa për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa në shtator “Art Koloni Pogradec” do të përmbyllet me një ekspozitë me punët e piktorëve, që këtë herë janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pjesëmarrës në “Art Koloni Pogradec” piktori i njohur Azem Kuçana thotë se qyteti i Pogradecit është i dashur për të, sepse me pamjet që ofron frymëzon shumë artistët. “Unë me origjinë jam nga Tropoja, por vij shpesh në Pogradec dhe e kam pikturuar pa fund. Mua më pëlqen liqeni, Voloreka, peshkatari, njerëzit, etj. Lidhet pak me pjesë të historisë sime me varkën që shoh, sepse unë jam nga ata piktorë që jam larguar në emigrim në 1993 nga Vlora dhe ka qenë në nëntor. Pavarësisht se nganjëherë e shikoj pak më të gëzuar dhe të bukur, por e shoh edhe si të trishtë. Po flas si motiv timin”, tregon piktori i njohur Kuçana, në një reagim të tijin për këtë aktivitet me pikturën. I gjendur këto ditë me piktorët e tjerë në qytetin e Pogradecit, piktori Azem Kuçana thotë mes të tjerave se qytetarë të ndryshëm i ndjekin artistët me aktivitetin e tyre, duke pikturuar. Kuçana thotë se Pogradeci është një qytet që dhe vjeshtën e ka të mrekullueshme. “Pogradecarët janë artdashës dhe kanë dhe piktorë shumë të mirë në këtë qytet. Kur ne pikturojmë live nga liqeni ata na shoqërojnë gjatë gjithë kohës. Pogradeci është qyteti i piktorëve dhe vijnë shumë ta pikturojnë, është e mrekullueshme edhe vjeshta këtu”, thotë më tej piktori i njohur. Një nga organizatorët e këtij aktiviteti është dhe Saimir Ahmeti me shoqatën e tij “Antik”

 Punët dhe për fondin e galerisë

Një aktivitet që ka bërë bashkë piktorë të njohur shqiptarë dhe të huaj nga shtete të ndryshme, ku në faqen e saj edhe Bashkia e Pogradecit e ka prezantuar si një rrej veprimtarive që është e ndarë në tre etapa për shkak të pandemisë. “30 piktorë nga Ballkani dhe Evropa janë bërë tashmë pjesë e kolonisë, e cila është ndarë në tre etapa për shkak të pandemisë. Pjesa e parë u zhvillua tek sheshi trëndafilave nën tingujt muzikorë të Mariza Ikonomit, duke zbatuar masat anti covid”, shprehet baskia për këtë aktivitet në jetën artistike. Por më rëndësi është dhe fakti, që punimet sipas Bashkisë së Pogradecit do ti dhurohen galerisë së qytetit. “Punimet më të mira të piktorëve do të shfaqen në ekspozitë në muajin shtator dhe do ti dhurohen fondit të Galerisë së Arteve Pogradec”, shprehet bashkia. Kjo koloni është një organizim i shoqatës “Antik” me drejtues Saimir Ahmetin, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe Qendrën e Kulturës. Qyteti i Pogradecit ndodhet në jug të liqenit të Ohrit apo liqenit të Lyknidës (Liqeni i Dritës), siç e quanin në lashtësi. Në lindje të Pogradecit shtrihet fusha e Starovës e, më larg lartësohet Mali i Thatë. Kodrat e gjelbëruara apo të mbjella me pemë e vreshta, fusha, mali i lartë e veçanërisht liqeni i kaltër, i japin këtij vendi një pamje të bukur. Të gjitha këto kanë bërë, që ky vend të popullohet qysh në kohët më të lashta.