BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Kultura

Artan Imami: Asnjë njeri nuk mund ta pengojë ndërtimin e teatrit të ri në atë vend

Artan Imami: Asnjë njeri nuk mund ta pengojë ndërtimin e teatrit

Aktori Artan Imami në qëndrimin e tij është për ndërtimin e një teatri të ri në të njëjtin vend, ku ishte Teatri Kombëtar. I njohur me qëndrimin e tij për një teatër të ri aty ku u shemb godina në datën 17 maj, aktori Artan Imami thotë se asaj godine duhej ti ishin bërë nderet si e meritonte. “Ata të cilët edhe mbas takimeve të shumë përsëritura me kryetarin e bashkisë, me njerëzit që janë kompetentë dhe flas për institucionet tona, inxhinierë, konstruktorë, arkitektë, më në fund u bindën që asaj godine, e cila po të kishte gojë do të thoshte më keni lodhur shumë, kam mbajtur në kurriz shumë më tepër vite se sa jeta ime natyrore më lejonte dhe dua të largohem me dinjitet, të gjithë këtyre njerëzve duhej t’u ishte mbushur mendja që asaj godine i duheshin bërë nderet e fundit ashtu siç e meritonte. Siç e meritonte me atë dinjitet, që ajo përfaqësonte dhe pavarësisht se ishte dobësuar, sidomos kohët e fundit”, shprehet aktori Imami në reagimin e tij. Në një intervistë televizive, aktori shton më tej se falënderon të gjithë ata që bënë që projekti i teatrit të ri të përmirësohej dhe një teatër i ri të ngrihet në të njëjtin vend. “Megjithatë unë i falënderoj ata të cilët ngelën dyshues deri në fund, sepse ata bënë që projekti të përmirësohej dhe kjo gjë do të vazhdojë deri në ditën e inaugurimit, të prerjes së shiritit të atij teatri të ri që do të ngrihet në atë vend, që është vendi i Teatrit Kombëtar. Nuk ka vend tjetër për Teatër Kombëtar, për teatro të tjerë po, mund të ketë vende, por për Teatrin Kombëtar është vetëm ai vend”, shton më tej aktori i njohur. Aktori Artan Imami thotë se askush nuk ka fuqinë që të ndalojë një brez të ri, i cili po pret dhe asnjë nuk mund ta pengojë ndërtimin e një teatri të ri. “Premtimi është që do të ndodhë shumë shpejt. Asnjë njeri, asnjë vullnet, i mirë dhe sidomos i keq, nuk mund ta pengojë ndërtimin e atij teatri të ri në atë vend. Nuk mundet dot, askërkush nuk e ka fuqinë të ndalojë një brez të ri i cili po pret. Ne të tjerëve që na ka vajtur jeta pa luajtur ditë pas dite, pa u takuar me publikun ditë pas dite, në një ambient ku nderohen ata, nderohen dramaturgët e mëdhenj, nderohet arti”, vijon aktori Artan Imami.