Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artan Imami, vlerësime në skenën e Teatrit Kombëtar me “Mashtrimi”

Postuar: 22/11/2017 - 07:49

 “Mashtrimi”, një shfaqje nga Anthony Shaffer me një kast aktorësh të njohur shqiptarë e të huaj po shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar me regji nga Artan Imami. Një vepër që deri tani po merr vlerësimin e publikut. Katër personazhet protagonistë të kësaj shfaqjeje janë vetë regjisori Artan Imami, Indrit Çobani, Carolyn Murphy e Endrin Pastore. Kjo kryevepër e njohur  botërore  e Shaffer pasi është vënë në skenë në “Broadway” dhe përshtatur tre herë si film, sjell në Teatrin Kombëtar konfliktin, lojën, tradhtinë, pushtetin e pasionin. “Mashtrimi” (“Sleuth”), një projekt privat, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, është një dramë psikologjike, një duel i mendjes, një labirint, prej të cilit mund të dalësh vetëm tragjikisht. Vrasja/vetëvrasja është e vetmja dalje e sigurt.

Një dramë që të mban pezull dhe peng deri në fund, plot të papritura që të shtangin.

“Një kryevepër argëtuese, ku konflikti seksual ndërthuret me atë klasor dhe racor. Drama dhe tragjedia transmetohen nga një humor i zi”, kështu shkruan për "Mashtrimi" një nga gazetat më prestigjioze “New York Times". Një vepër e ndërtuar mbi një zinxhir intrigash, ku imagjinata dhe realiteti shkrihen në një. Në vepër tradhti, pasion, gënjeshtra, pushtet, bindje, lojë dhe kjo përcillet përmes aktorëve të njohur të teatrit. Regjisor në shfaqje, Artan Imami vjen në rolin kryesor atë të Wyke, në atë të Milo Tindle të dashurit të gruas interpreton aktori Indrit Çobani dhe në rolet e tjera janë Carolyn Murphy dhe Endrin Pastore. Këtë vepër ai e përshtati për versionin filmik me aktorët Laurence Oliver dhe Michael Cane në vitin 1972, i nominuar për çmimin “Oscar”. Në vitin 2007, “Sleuth” u përshtat për një tjetër version filmik me regjisor Kenneth Branagh dhe me aktorë Michael Cane dhe Jude Law. Po ashtu, vepra është shfrytëzuar si bazë për filmin “Tamanna” (2014), një prodhim britaniko-pakistanez, me regji të Steven Moore. Firmën e tij mban edhe skenari i trillerit të Alfred Hitchcock “Frenzy” (1972) si dhe “The Wicker Man”. “Mashtrimi”  në skenë është me skenografi nga Genc Shkodrani. I zhvillon ngjarjet në shtëpinë e dinastisë Wiltshire të shkrimtarit të suksesshëm Andrew Wyke.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 07:59

Korça shijon magjinë e veprave të mëdha. Një nga baletet më të famshme të botës ''Arrëthyesi'', me muzikë nga Çajkovski u ngjit në skenën e teatrit për dy mbrëmje me radhë, në datat 10 dhe 11 dhjetor.

Postuar: 12/12/2017 - 07:58

Artisti i njohur Agim Sulaj i vlerësuar në botë me veprat e tij këtë dhjetor ka çelur në Tiranë ekspozitën “Rrënjët 2”.

Postuar: 12/12/2017 - 07:56

Ministria e Kulturës është kthyer si një bunker, dhe asnjëherë nuk u bë një analizë reale se çfarë problemesh janë sot në art dhe kulturë.

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskut

Postuar: 10/12/2017 - 09:54

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas

Postuar: 10/12/2017 - 09:53

Piktori Gazmend Leka pohon se 2017 që po shkon drejt fundit do ta memorizojë si viti i Tasos, pasi kryefjala në krijimtari ka qenë cikli prej 21 pikturash “Taso”.

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar.