BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Kultura

Artan Maku: Festivali ‘AniFest’ në edicionin e 13-të me 49 filma nga 30 shtete, 2 filma janë prodhime shqiptare  

Artan Maku: Festivali ‘AniFest’ në edicionin e 13-të me 49

Festivali i filmit “AniFest” këtë vit vjen në edicionin e 13-të. Një projekt unik, që prej vitesh sjell filmin e animuar, ku nuk kanë munguar dhe të tjera aktivitete pjesë e tij. Një prej projekteve  artistikë, kulturorë dhe edukues me në fokus fëmijët, që drejtohet nga regjisori Artan Maku. Këtë vit nga data 10-13 tetor do të zhvillohet “AniFest A’Gjiro” në Gjirokastër, ndërsa në nëntor do të zhvillohet nga data 14 deri më 17 “AniFest Rozafa” në Shkodër. Drejtori i festivalit Artan Maku shprehet se në zyrën e festivalit këtë vit mbërritën 508 filma nga 58 shtete, me shtrirje në katër kontinente. “Nga grupi i specialistëve janë selektuar 49 filma të shkurtër, nga 30 shtete, filma artistik vizatimor, ku dy filma janë prodhime shqiptare. Për vlerësimin e filmave janë ngritur dy juri. Juria e fëmijëve në bashkëpunim me QKF. Juria ndërkombëtare në bashkëpunim me ECFA org. shoqatën europianë të filmit për fëmijë”, shprehet Maku. Drejtori Artan Maku tregon se prej disa vitesh “OJF AniFest” realizon objektivat dhe ushtron aktivitetin në përputhje me politikat e Bashkisë Gjirokastër, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe Ministrisë së Kulturës. “Festivali “AniFest 2022”, tashmë është aktivitet që ka krijuar një traditë të bukur në qytetin e Gjirokastrës është unik në llojin e tij në territorin e Shqipërisë. Aktiviteti është i certifikuar dhe i njohur nga zyra e të drejtës së autorit dhe akredituar nga ECFA (shoqata europiane e filmit për fëmijë), e cila e monitoron në çdo moment hap pas hapi përmes z. Felix Vanginderhuysen General Secretary i ECFA. Festivali ndërkombëtar i filmit për fëmijë “AniFest A ‘Gjiro” do të zhvillohet në tetor në datat 10, 11, 12 dhe 13 tetor në Gjirokastër”, thotë drejtori Maku.

Edicioni i 13-të i festivalit

 Drejtori i festivalit Artan Maku tregon se ky vit e ka gjetur edicionin e 13-të festivalit të filmit për fëmijë dhe adoleshentë “AniFest A’Gjiro e Rozafa” në Shqipëri të akredituar nga organizmi më i lartë i filmit për fëmijë ECFA, shoqata europiane e filmit për fëmijë, që në politikat e saj ka mbi 40 festivale europiane që merren me filmat për fëmijë dhe vlerësohen në kuadër të “European Children's Film Academy Aëards”. “Festivali, i cili njihet ndryshe si ECFA Aëards këto kohë nga profesionistë është vlerësuar si Oscar i filmit për fëmijë. Si një organizim kolosal dhe me rëndësi të veçantë për prodhimet filmike, organizatorët e ECFA kanë marrë vendimin të përfshijnë në këtë instrument që përfundon në Berlin 2023 dhe filmat fitues në festivalin “AniFest A’Gjiro dhe Rozafa”.  Në 2022 përfaqësues të ECFA do të zbresin në festival për përzgjedhjen e 6 filmave më të mirë, që udhëtimin e fundit do ta kenë për t’u vlerësuar bashkë me filmat e tjerë në Berlinale”, thotë Maku. Drejtori i festivalit gjithashtu bën me dije se përfaqësues të nivelit të lartë të kinematografisë për fëmijë do të zbresin nga data 9 deri 14 tetor në Gjirokastër. “Alessandro Stevanon; drejtor artistik “Cactus” International Children’s and Youth Film Festival  (Italy)  - anëtar në ECFA; Anna Stadnik-Ëójtoëicz drejtore artistike - Cinema in Sneakers Film Festival Varshavë, Poloni  anëtare në ECFA; Yorgos Spyrou- Film Programmer and Head of the yearlong - Olympia International Film Festival for Children and Young People, Pyrgos, ( Greqi) - anëtar në ECFA; Mariza Papadimitriou koordinatore e festivali “International Children’s Film Festival” ( Greqi) anëtare në ECFA; Hrvoje Selec drejtor artistik VAFI International Children’s Film Festival ( Kroaci ) - anëtar në ECFA; Panagiotis Rappas producent, regjisor, distributor dhe konceptualist i realizimit të filmit në programin 3D”; Gert Hermans oficeri i komunikimit, gazetar i ECFA, dhe përditësimi tek faqja e internetit në ECFA”, tregon Maku. Festivali i filmit “AniFest” është një projekt, që nisi në vitin 2010