BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artan Maku: Filmi i animuar shqiptar mbetet në arkiv, problem distribucioni dhe mungesa e shfaqjes në televizione

Artan Maku: Filmi i animuar shqiptar mbetet në arkiv, problem distribucioni

Filmi i animuar shqiptar përballet me probleme të ndryshme. Jo vetëm buxhetet për projektet filmike që duhet të jenë më shumë, por dhe distribucioni është problem. Filmin e animuar shqiptar sot nuk e shohim as në ekrane, duke bërë që herë pas here krijuesit e animacionit të pohojnë se nuk është e drejtë. Producenti dhe regjisori i animacionit Artan Maku e sheh me shqetësim në vendin tonë distribuimin e filmit të animuar. Në një reagim të tij ai thotë se gjithçka sot me filmin e animuar ka mbetur në dëshirën dhe pasionin e krijuesve. “Në dijeninë time e vetmja gjë që ka një mangësi shumë të madhe me filmin e animuar shqiptar është distribucioni. Në vendin tonë filmi vuan për distribucionin. Pra filmi nuk ka hapësira jo vetëm marketingu brenda në Shqipëri, por dhe jashtë vendit. Filmi i animuar nuk ka promovime. Gjithçka është çfarë bëjnë vetëm krijuesit me dëshirën dhe pasionin e tyre për filmin e animuar ose producentët në këtë rast”, shprehet Artan Maku. Në punë e tij me filmin e animuar, Artan Maku ka spikatur me projektet e tij. Ai ka marrë vlerësime dhe ndërkohë zhvillon dhe një festival të filmit të animuar në vendin tonë, që është unik në llojin e tij. Por sipas regjisorit Artan Maku kur flitet për distribucionin e filmit, producentët shqiptarë nuk kanë mundësi shumë, sepse dhe fondet mungojnë. “Që këtu mendoj se nis gabimi, sepse nuk përcaktohet një fond për distribucionin e filmave të animuar. Distribucionin e bëjnë producentë e filmit, por nuk i krijon hapësira Qendra Kombëtare e Kinematografisë për ta bërë këtë lloj distribucioni. E bëjnë vetëm për zhvillim dhe realizim të projektit të filmit, gjë që është e mangët pjesa e realizimit, sepse nuk ka buxhet të atillë”, vijon më tej regjisori Artan Maku. Përballë kësaj gjendje me probleme të distribucionit, regjisori Maku shpreh shqetësimin se prodhimet shqiptare të animacionit rrinë në arkiv. Nuk shfaqen dhe sipas tij kjo duhet të rregullohet me ligj. “Filmat mund të shfaqen vetëm në ndonjë festival, nuk i shfaqin televizionet që nuk kanë përgjegjësi fare. Nuk i detyron dot televizionet, sepse nuk ka ligj. Mendoj se kjo duhet të jetë e rregulluar me ligj për televizionin shtetëror. Filmat e animuar shqiptarë sot pasi prodhohen mbesin në arkiv ose shfaqen në ndonjë festival dashamirës që zhvillohet në Shqipëri, siç është dhe “Ani Fest”. Për filmin duhet të përcaktohen politika, nëse QKK rrit buxhetin për filmin e animuar duhet ti kërkojë dhe distribuimin”, thotë Maku.

Ana teknike dhe artistike

“Zana dhe Miri” është film i parë vizatimor i prodhuar nga Kinostudioja “Shqipëria e Re”, më 1975. Filmi është përgatitur nga autorët realizues Vlash Droboniku dhe Tomi Vaso. Muzikën e filmin e ka kompozuar Limos Dizdari. Kanë kaluar dekada nga ajo kohë, dhe regjisor Artan Maku thotë se ana teknike në prodhimin e filmave vizatimorë ka përmirësime, por shqetësuese është fakti se janë dhe komercialë. “Nga ana teknike është përmirësuar, ndërsa nga ana konceptuale i janë përshtatur kohës dhe nganjëherë ngatërrohen dhe me komercialen. Nuk i dallon kush është artistik dhe komercial. Kjo është problem kudo, sepse ne nuk kemi as kritikën në art. Nëse i bën dikush kritikë arti filmit të animuar kolegët ta marrin për keq”, vijon regjisori Artan Maku. Kritiku i kinemasë Abaz Hoxha ka shkruar më parë se filmi multiplikativ ishte një domosdoshmëri e kohës për të mbushur një boshllëk të ndjeshëm për filmat për fëmijë, ndonëse tematika që trajtuan ata nuk ishte vetëm për botën fëminore. Sipas tij, filmi multiplikativ mori një zhvillim të shpejtë, ku një vit më vonë pas filmit të parë, në 1976 u prodhuan 4 filma. Në fillim të viteve ‘80 prodhoheshin çdo vit 12 filma multiplikativë të teknikave të ndryshme.