BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Kultura

Artan Maku: Lum ai që i dëgjon dhe mjerë ai që i shikon politikat e Ministrisë së Kulturës, ka vetëm fjalë dhe jo vepra

Artan Maku: Lum ai që i dëgjon dhe mjerë ai që i shikon

Ministria e Kulturës flet për politika që në fillim duken të kënaqshme, por në fund ndryshe është që nga ato që thuhen. Kështu shprehet regjisori Artan Maku, i cili kërkon që të ketë më shumë vlerësim nga ministria për aktivitetet, që sipas tij janë në politikat e saj. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Artan Maku flet për problemet që janë sot në vendin tonë në fushën e filmit të animuar, por sipas tij duhet më shumë mbështetje dhe nga Ministria e Kulturës për aktivitetet. Organizata “AniFest” me drejtues regjisorin Artan Maku, që aplikoi në Ministri të Kulturës për të zhvilluar festivalin “AniFest” në Velipojë dhe “Gjiro-AniFest” në qytetin e Gjirokastrës nuk ishte në listën e projekteve fituese, që do të zhvillohen gjatë vitit 2021. Por si drejtues i festivalit Artan Maku thotë se do të zhvillojë dhe një takim në ministri dhe shpreson që ajo të reflektojë për këtë aktivitet, që ka vite që zhvillohet në vendin tonë. Festivali “AniFest” vjet zhvilloi edicionin e 11 në Velipojë, ndërsa “Gjiro-AniFest” me filmin e animuar zhvilloi edicionin e 5 në Gjirokastër. Një festival që është vlerësuar për atë që sjell gjatë zhvillimit të tij për të rinjtë dhe fëmijët. Drejtori Artan Maku thotë se këtë vit festivali do të zhvillohet në Shirokë në qershor dhe në Gjirokastër në muajin gusht.

-Festivali juaj këtë vit duhet të zhvillojë edicionin e 12 të tij. Si drejtues i festivalit, çfarë mund të na thoni rreth zhvillimit të këtij edicioni?

Festivali këtë vit shënon edicionin e tij të 12. Për këtë edicion u mendua më parë, që të realizonte kryesisht mbi të rinjtë. Pra për ata të rinj që merren me filmin për fëmijë, si në atë të animuar dhe në filmin artistik. Kryesisht me studentët, që ti motivonim ata. Dhe kryesisht dhe në kriterin e përzgjedhjes dhe në filmat që kanë ardhur janë kryesisht filmat studentorë. Nga 300 filma që kanë ardhur në zyrën e festivalit kanë qenë 250 filma studentorë nga vendet e Europës kryesisht. Janë 250 filma studentorë të animuar dhe artistikë, por këtë vit ishte më shumë për filmin e animuar festivali. Dhe këtë vit festivali “Anifest” do të ketë çmime, por problemi është se si do të jenë politikat shtetërore në vend dhe për shkak të situatës me pandeminë, a do të kenë dot mundësi të vijnë të huajt në juri, etj. Pra kjo varet nga situata.

-Për edicionin e 12 këtë vit festivali “AniFest”nuk mori mbështetje nga Ministria e Kulturës për tu zhvilluar. Si do të bëhet i mundur realizimi i tij?

Ndihma për zhvillimin e festivalit është vetëm nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë ( QKK). Ne kemi biseduar me kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe ai e ka mirëkuptuar këtë situatën, por për momentin ai është shprehur që ende nuk është zbardhur buxheti dhe pret nga muaji mars, që të zbardhet buxheti dhe të hapet konkurrimi. Por unë nuk do të rri pa trokitur edhe në Ministri të Kulturës, sepse duke qenë filma studentorë normalisht nuk e mbulon Qendra Kombëtare Kinematografisë, sepse nuk merret me të filmat që kanë realizuar të rinjtë dhe fëmijët, pasi aty ka tjetër politikë. Filmat që realizohen nga fëmijët dhe të rinjtë duhet ti marrë përsipër ministria, sepse kjo është politikë kulturore, nuk është politikë me profesionistë. Profesionistë janë tjetër gjë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë merret me studentët dhe të ardhmen e kinematografisë, merret me profesionistët, por jo me fëmijët që realizojnë filmat. Ministria e Kulturës nuk na ka motivuar, por unë do ta bëj një bisedë sërish.

-Festivali juaj këtë vit veç Gjirokastrës do të jetë dhe në Shirokë. Ju në 2020 e zhvilluat në Velipojë, por pse keni menduar këtë vit zhvillimin e edicionit të 12 të “AniFest” në Shirokë?

 Festivali do të bëhet në Shirokë këtë vit, sepse kërkesa e Bashkisë së Shkodrës ka qenë që festivali të zhvillohej aty.

 -Këtë vit pritet të zhvillohet edicioni i 12, dhe nuk ka qenë e lehtë zhvillimi i këtij festivali ndër vite. Sa ka qenë e vështirë për ju, dhe si ka qenë ndihma nga institucionet?

Tek ne donatorët, biznesi nuk kanë interesa për festivalin. Edhe në politikat e tyre janë kryesisht për moshat, që atyre iu intereson. Mosha konsumatorë që kanë interes janë gjithmonë dashuria dhe mosha mbi 18 vjeç, duke filluar dhe tek kompanitë celulare, pijet e ndryshme, etj. Fëmijët nuk e blejnë, mund të jenë vetëm te uji. Është e vështirë që këto kompani, që merren me ujin të bëjnë financime në festivale, që merren më fëmijët. Festivale të tilla janë gjithmonë që të financohen në politikat e Ministrisë së Kulturës. Por këtë edicion ministria nuk e financoi festivalin tonë dhe nuk di ta them se pse ndodhi. Ne e kemi zhvilluar festivalin prej vitesh, por shpresojmë që ministria të na kuptojë. Ministria e Kulturës kur shpall projektet dhe strategjinë e saj dhe politikën në dhjetor, lum si unë që i dëgjoj dhe mjerë unë që i shikoj. Fillimisht janë politika të kënaqshme, do stimulojnë aktivitete kulture që merren dhe me fëmijët, që janë jashtë Tiranës, etj. Por kur fillon pastaj që politikat vihen në zbatim, shikon që nuk ka. Financimet, që janë për të rinjtë mund të jenë një përqindje shumë e vogël. Në Ministrinë e Kulturës është ndryshe nga ajo që thonë, ndryshe nga ajo që shpallin dhe ndryshe nga ajo që pastaj vendosin. Si duket politikën e bën Ministria e Kulturës dhe zbatimin e bëjnë bordet, ata që merren me përzgjedhjen e aktivitetit që nuk kanë njohje mbi politikat e ministrisë, ose e anashkalojnë dhe shikojnë interesat e tyre. Ministria të reflektojë për këtë aktivitet, që i përkushtohet fëmijëve dhe të rinjve studentor, dhe ne presim mirëkuptim nga ministria.

 -Një film i animuar që prodhohet sot në vendin tonë, ku shfaqet?

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka luftuar për filmin e animuar shfaqjen, por sado që të ndikojë qendra e filmit duhet që të ndikojnë politikat shtetërore. Por problemi është që nuk ka pasur politika të mirëfillta, që të ushtrojnë një ndikim të madh, që RTSH e ka për detyrë të shfaqë filma, si filmin e animuar, si dhe atë artistik që është realizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ta ketë për detyrë ta shfaqë. Janë prodhime filmi, por janë në të njëjtën kohë dhe financime të taksapaguesve shqiptarë, pra duhet ti shërbejnë kulturës shqiptare këto filma. Sa për televizionet kombëtare private, kjo varet nga shteti që duhet t’ia imponojë. Por tek ne dhe kinematë e rretheve duhet ta kenë të detyrueshme që të shfaqin filma të prodhuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë

-Problemi me mungesën e kinemave në vend është përmendur herë pas here nga kineastë të ndryshëm. Si ka ndikuar kjo në prodhimet e filmave shqiptarë?

Mungesa e kinemave, që nuk janë më si dikur në vendin tonë ndikon shumë dhe fut një frymë pesimiste. E shohin filmin vetëm si një mall tregu që shkon vetëm jashtë, ku krijuesit ndjejnë një kënaqësi vetëm kur filmi shkon jashtë. Tani dhe në media ne shohim për filma që marrin çmime jashtë vendit, por ama asnjë në media nuk thotë që një film i prodhuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë u prezantua në këto kinema. Para viteve ‘ 90 kinematë funksiononin dhe filmat shfaqeshin, sepse ishte shteti dhe i detyronin ligjet e shtetit, por tani janë prishur rregullat e lojës dhe kinematë nuk janë më si dikur në vendin tonë. Mendoj se duhet të kemi një marrëveshje sot ndërmjet QKK, Ministrisë së Kulturës, bashkive të ndryshme dhe kinemave.

-Ju u shprehët pak më lart se politikat janë në letër, por nuk zbatohen. Çfarë ka sjellë kjo në jetën artistike?

Politika është shumë e vështirë për aq sa kohë edhe punonjësit, që shkojnë në Ministri të Kulturës nuk e njohin politikën kulturore sociale. Ato që kanë për detyrë të realizojnë.

-Kur do ta realizoni festivalin këtë vit?

 Festivali “AniFest” vjet zhvilloi edicionin e 11 në Velipojë, ndërsa “Gjiro-AniFest” me filmin e animuar zhvilloi edicionin e 5 në Gjirokastër. Parashikimi im është që festivali me 1 qershor të zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës dhe në datën 9 deri më 13 gusht të jetë në Shirokë. Ne festivalin tonë e kemi marrë me periferitë, kemi marrë Gjirokastrën që nuk ka ende një kinema për filmat. Ne duam të ngremë kinemanë në qytetin e Gjirokastrës dhe me bashkinë e Gjirokastrës është që kinemanë ta fillojmë nga fëmijët, që fëmijët të njihen me filmin, ta dashurojnë filmin dhe dalëngadalë kur të mbarojë pandemia të dashurojnë dhe kinemanë, që të hyjnë në kinema për filmin. Por të njohin si fillim çfarë është filmi, sepse deri tani është njohur me televizionet që kanë një forcë të madhe të jashtëzakonshme dhe fëmijët filmin e animuar e njohin nëpërmjet televizionit, dhe jo nëpërmjet kinemasë. Nuk njohin artin e vërtetë, por njohin artin komercial sepse normalisht televizionet brenda vetes kanë dhe komercialet dhe artin e vërtetë, por kryesisht duan të mbushin programin. Koncepti kinematografik ka humbur tek fëmijët.

 -Ju u shprehët se arti është në apati. Pse?

Po është një kohë e vështirë dhe nga pandemia. Shumë krijues këtë kohë janë tërhequr për arsye, sepse një pjesë e mirë rreth 80 për qind e krijimtarisë së tyre është për një periudhë jo në kohë pandemie, ndërsa në kohë pandemie gjithmonë janë të kufizuar. Ndaj gjithmonë kërkohet që të gjenden shtigjet ose brenda vetes të ketë një frymë sfide, të bëhet një sfidë e realitetit. Por sfida e realitetit është shumë e vështirë, sepse ti dalësh sfidë ë realitetit edhe mund të keqinterpretohet.