BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Artan Maku: Ministria e Kulturës vasale e politikave kulturore të Kosovës, Kumbaro ndjek vetëm aktivitetet e tyre...

Artan Maku:  Ministria e Kulturës vasale e politikave kulturore të

Buxhetet për krijuesit e filmave vijojë të jenë problem. Në reagimet e tyre ata pohojnë se duhet menduar një ndarje më e drejtë bazuar mbi vlerat që kanë projektet me filmin. Producenti dhe regjisori Artan Maku shprehet se në QKK duhet të ketë tjetër vlerësim për projektet dhe sipas tij bordet duhet të jenë të gjithë anëtarë profesionistë të fushës. Problem për regjisorin e filmit të animuar në vend mbeten dhe të tjera politika në art dhe kulturë. Në intervistën për “SOT” producenti dhe regjisori Artan Maku pohon se ka ende shumë për të bërë nga Ministria e Kulturës, dhe shton se duhet që ministrja Kumbaro të përballet vetë me krijuesit, dhe jo ti kalojë përgjegjësitë te zëvendësministrja. Për regjisorin që njëkohësisht drejton dhe një festival filmi të animuar buxhetet janë të pakta dhe vijnë duke u ulur. Sipas tij, me këtë buxhet që jep Ministria e Kulturës bëhen vetëm katalogët.  

-Po diskutohet strategjia e kulturës, ju ishit pjesëmarrës. Çfarë kërkoni?

Më shumë ishte një takim informues. Në disa momente u gjendëm të papritur, sepse nuk e dinim këtë lloj situate me kinemanë. Mendoj se do të ishte mirë të bëhej dhe një workshop më parë, në mënyrë që të shpjegohej në mënyrë të detajuar të gjitha momentet dhe hallkat që ka kinematografia shqiptare, sepse të krijonte një përshtjellim. Kjo të jepte një lloj amullie që njeriu nuk di ku ndodhet. Jo vetëm ne që kemi eksperiencë, por dhe të rinjtë me siguri duhet të ndodhen në këtë lloj situate. Një moment që nuk përputhet për mendimin tim ishte fakti që projektet në Qendrën Kombëtare Kinematografike duhet të vijnë me bashkëpunëtorë. Nga eksperienca e viteve në kinematografi kjo situatë është e vështirë të realizohet, deri tek e pamundura. Së pari, të gjesh bashkëpunëtorë dhe të krijosh një siguri te të huajt duhet të kesh marrë besimin në vlera artistike dhe buxhetore te vendi e origjinës së projektit, çdo i huaj nuk të hap derën pa këto procedura. Kjo ka qenë e saktë në rregulloren e parë. Ku projektet që fitonin nuk merrnin financim në qoftë se nuk sillnin bashkëpunëtorë të besueshëm dhe QKK duhet ti kontrolloje besueshmërinë e bashkëpunëtorëve, sepse jo rradhë kanë dalë bashkëpunëtor inegzistent, që më vonë kanë sjellë pështjellime në buxhet. Po ti referohemi Eurimages nëse ti nuk marrë siguri artistike dhe buxhetore nga vendi përkatës dhe pastaj nga bashkëpunëtorët e tjerë automatikisht edhe ai të hedh poshtë. Ndërsa të tjera nuk isha shumë i qartë dhe diçka nuk kuptova. U prezantua që buxheti i QKK ishte 300 mijë euro që nga 1997 deri para disa vitesh  më pas u deklarua që tani është bërë 1 milion euro, por kjo po me habit, sepse vjet ne si shoqatë “Albanimation” e kemi kërkuar të dinim mbi vlerën buxhetin dhe nuk na është treguar.

-Por të gjithë duan rritje të buxhetit, pse qenka problem për ju?

Shqetësimi jonë është që në momentin kur dëgjon se buxheti paska qenë disa vjet nga 1 milion euro dhe çuditesh me pozicionin që është mbajtur me filmin e animuar. Të deklaruar janë tre filma të animuar të financuar në mënyrë qesharake 1000.000 lekë të reja që dhe asistenca për krijuesit e filmit të animuar do të dilte më e madhe, duke mos i konsiderua vlerat që kanë pasur këto filma dhe që janë prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare. Por kam një shqetësim në përqindje vlera financiare që i jepet filmit të animuar, gjithkush mund ta bëjë llogari nga 1 milion euro buxhet, për filmin e animuar shkojnë vetëm 30.000 euro. Kjo është diskriminues. Pra është shumë pak për filmin e animuar.

-Por janë rritur prodhimet e filmave të tjerë, ka më shumë projekte?

Po prandaj janë politikat e QKK, që të shikohen vlerat artistike të krijuesve, mos bëjë barazi vlerash, por dhe mos ketë barazi vlerash artistike në gjykime tek artistët. E kam fjalën për filmin e animuar. Kjo barazi vlerash financiare dhe buxhet të barabartë kanë marrë si regjisor-piktori që ka realizuar filmin me vlera artistike, dhe ka hyrë në disa festivale ndërkombëtare me regjisor piktorin, që e ka për herë të parë për të realizuar filmin e animuar. Këtu duhet të ketë një lloj ndarje dhe vlerësimi. Filmi i Zhongës që ka qenë në128 festivale ndërkombëtare dhe ka marrë28 çmime ndërkombëtare, kishte buxhet qesharak nga QKK më pak se një tjetër që realizonte film për herë të parë dhe po e theksojmë se nuk u morën për bazë vlerat, por në fund për mundin dhe kohën që duhesh për të realizuar nga QKK u penalizua duke ja ulur akoma buxhetin. Unë vetë filmin tim “Sara, zemërimi erës” e kam çuar në 13 festivale ndërkombëtare, ka marrë dy çmime ndërkombëtare dhe të theksojmë ka marrë më pak buxhet se tjerët. Para disa kohësh bëra filmin “Divi dhe gjahtari” dhe mori vetëm 990.000 lekë të reja, ky ka film ka qenë në 21 festivale ndërkombëtare dhe i nominuar (finalist) për çmim të madh në Los Angeles. Pra ne duhet ta shikojmë në dy këndvështrime filmin e animuar. Së pari, vlera artistike i përgjigjet financimit të filmit dhe së dyti kur u përcaktua financimi specialistët e QKK e prisnin këtë lloj vlere artistike. Por këto kohët e fundi artistët e animacionit po lodhen nga kjo situatë e krijuar ku nuk vlerësohet pasioni dhe krijimtaria. Siç u kuptua nga zvogëlimi i financimeve ka ardhur që filmi i animuar të shkojë në rënie. Pra duke pasur rënie të financimit, ka dhe rënie të vlerës së filmit. Arsyeja është se në momentin që nuk ke financim, stafi që merret me realizimin e filmit nuk ka kualifikimin e duhur. Në këtë moment që e marrin përsipër njerëz, që nuk dinë ta bëjnë filmin atëherë pritet që të ketë rënie. Filmi i animuar ka një specifikë të veçantë, patjetër ata që duhet të merren me filmin duhet të bëjnë shkollën. Në momentin që ata thonë ne dimë ta bëjmë, është përgjegjësi e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë që nuk bën klasifikime, sepse kjo fillon që te financimi. Financimi i një specialisti, i cili ka 20-30 vjet nuk mund të jetë i barabartë me dikë që sapo fillon aktivitetin me filmin e animuar.

-U pohua që vlerësimi i projekteve të filmit  në QKK të jetë sipas pikëzimit. Sa bashkoheni?

Vlerësimi duhet të jetë me pikë si dhe me sqarimin përkatës pse merr ato pikë. Të sqarohet mirë te projekti, sepse këtu përfiton paaftësia e bordit. Në momentin që vihet në një pozicion të tillë bordi i QKK është i detyruar, që të ketë informacionin përkatës mbi kinematografinë. Të dy bordet e filmit artistik dhe dokumentar dhe ai i animacionit duhet të bëjnë vlerësim me pikëzim dhe sqarimin mbi projektet.

-Anëtarët i propozojnë shoqatat. Pra vetë kineastët, por ju pohoni probleme?

Për mua bordet duhet të jenë me emra profesionistë, sepse nuk janë. Mendoj që duhet të bëjë një testim profesional QKK për bordet.

-Çfarë po ndodh me të drejtën e autorit në kinema?

Kam vënë re që këtu ka një mbivendosje te institucionet dhe një amulli të paparë, si dhe një shpërndarje që asnjë nuk mban përgjegjësi dhe kapërcejnë nga një degë te një tjetër. Po kush është kryesori pyesim ne? Lidhu me ministrinë përgjigja.

-Ministria e Kulturës po përballet me jo pak reagime këto kohë, edhe te ligji i artit u pohua se bëri lapsus me QKK. Çfarë kërkoni si kineast?

Politika e artit dhe kulturës në Ministri të Kulturës nuk ka organizim të qartë, deri sa ndërthuren interesat dhe qëllimet. Aty veprojnë dy linja, duke filluar nga ministrja dhe zëvendësministrja, e cila jam i bindur që nuk e njeh zhvillimin e kulturës, fizionominë e kulturës në Shqipëri. Nga eksperienca më qëlloi që zëvendësministren aktuale ta njoh gjatë ditëve të festivalit në 2012. Ne i krijuam hapësira, që ajo të prezantoj dhe të realizoj një projekt Suedez në festivalin tonë me temën “Si realizohet një film i animuar”, dhe vumë re se ndërhyrjet që bënte tregoi se ajo nuk e njihte realitetin dhe padashur gabonte, mendoi se këtu ishte çdo gjë zero dhe ajo po e fillonte. Por tani unë po vë re diçka, që ndikimin që ajo ka krijuar duke u shfaqur një tendencë të çuditshme. Ministria e Kulturës është kthyer një vasale e politikave kulturore të Kosovës. Ne shikojmë që ministrja Kumbaro merr pjesë direkt në aktivitetet të ndryshme, por që nuk hyjnë në formatin e politikave. Ne i ftojmë drejtuesit dhe ministren në aktivitetet tona kombëtare dhe ndërkombëtare, që realizohen në Shqipëri, por çuditërisht nuk vijnë a thua se nuk është pjesë e politikës kulturore kombëtare. Dhe e kundërta ndodh me promovimin e aktiviteteve të politikave kosovare, që realizohen në vendin tonë. Kjo tregon se po ndryshojnë këndvështrimet, duke ndikuar direkt ose indirekt, edhe fryma që egzistonte jep imazhin sikur zëvendësministrja kontrollon gjithë ministrinë. Ministrja Kumbaro merr pjesë gati tek të gjitha aktivitet e tyre dhe tek ne jo. Edhe tek takimi për strategjinë e kulturës zëvendësministrja Shujaku ishte aty, por më shumë sa për të kaluar radhën. Kjo mbase u realizua për t’ju shmangur përgjegjësive dhe mangësirat, që janë shfaqur gjatë kësaj kohe në ministri t’ia kalojë asaj. Por duhet theksuar se, nuk e njeh zëvendësministrja e Kulturës situatën në Shqipëri.

-Çfarë kërkon nga ministria?

E para të japë vetë ministrja e Kulturës llogari kur ballafaqohet me krijuesit. Me këtë që po bën ministrja ka kaluar rradhën. Mos të kapërcejë përgjegjësia nga Kumbaro te zëvendësministrja Shujaku. Por duhet të jetë vetë ministrja Kumbaro të marrë përgjegjësitë në art dhe kulturë. Ministria e Kulturës është kthyer deri diku si një OJF e madhe dhe politikat ia ka kaluar tjetër kujt, që nuk mban përgjegjësi. Shujaku nuk mban përgjegjësi për politikat tona. Mbaron mandatin dhe ikën. Por ministrja Kumbaro duhet të mbajë përgjegjësi. Më falni kur nuk ka politika të qarta, nuk mban përgjegjësi çfarë presim? Ne vjet bëmë në takim me ministren e Kulturës, dhe i është kërkuar asaj dhe një takim i mëvonshëm, që nuk u realizua. Ministrja atëherë tha që ministria ka prioritet jo vetëm politikat e qendrës, por dhe të periferive në vend nëpërmjet kulturës, të cilat nuk u ndjenë më.

-Sa është mbështetur festivali juaj?

Financimi që ka pasur festivali “AnifestRozafa” është më pak. Financimi duhet të jetë në përshtatje të projektit, nuk ka pse të paravendosen. Të jetë një financim në përshtatje të vlerave të projektit, pra çfarë i jep shoqërisë, çfarë i sjell, dhe si do ta kthejë shoqëria. Unë kërkoj që kryetari i projektit ose aplikuesi i projektit të organizatës duhet të jetë patjetër në momentin që diskuton bordi në Ministri të Kulturës. Këtë vit festivali është financuar më pak. Nga 450 mijë lekë të reja një vit më parë, këtë vit 400 mijë të reja. Janë buxhete të pakta dhe vijnë duke u ulur. Me këtë buxhet që jep Ministria e Kulturës ne bëjmë vetëm katalogët. Ministria e Kulturës mburret me katalogët për festivalet. Po e theksojmë, financimi vetëm për katalogët. Ministria e Kulturës bën vetëm formalitete.

Intervistoi: Julia Vrapi