BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Artan Maku: Politikat e artit të përgjithshme dhe jo të qarta, aktivitetet duan investim

Artan Maku: Politikat e artit të përgjithshme dhe jo të qarta,

Festivali i filmit “AniFest” këtë vit nuk ishte në listën e projekteve, që shpalli më parë Ministria e Kulturës. Organizata “AniFest” me drejtues regjisorin Artan Maku, që këtë vit aplikoi në Ministri të Kulturës për të zhvilluar festivalin “AniFest” në Shirokë dhe “Gjiro-AniFest” në qytetin e Gjirokastrës nuk ishte në listën e projekteve fituese, që do të zhvillohen gjatë vitit 2021. Festivali “AniFest” vjet zhvilloi edicionin e 11 në Velipojë, ndërsa “Gjiro-AniFest” me filmin e animuar zhvilloi edicionin e 5 në Gjirokastër. Por për drejtorin artistik Artan Maku vështirësitë kanë qenë me zhvillimin e festivalit dhe më parë. Në një reagim të tij drejtori Maku tregon se këtë vit festivali i filmit do të jetë në Shirokë në muajin gusht nga data 9 deri më 13, dhe nga data 20 deri më 24 shtator në qytetin e Gjirokastrës. Sipas drejtorit artistik Artan Maku jo vetëm Ministria e Kulturës, por dhe bashkitë duhet të jenë më pranë aktiviteteve të tilla, që kanë vite me radhë që zhvillohen dhe janë pjesë e jetës artistike. “Për festivalin e filmit “AniFest” ka qenë e vështirë ta zhvillojmë dhe këtë ia kam paraqitur edhe bashkisë për realizimin e këtij aktiviteti. Nëse bashkia nuk e shikon si politikë të vetën është e vështirë ta realizosh. Me sa kam kuptuar unë si fillim këto lloj aktivitetesh duhet ti kenë në axhendë dhe bashkitë. Në politikat e pushtetit qëndror ka qenë vendimtare, që nëse përkrahen nga pushteti vendor dhe gjen një mbështetje aty duhet parë atëherë dhe politikat e pushtetit qendror”, thotë regjisori dhe drejtori i festivalit Artan Maku. Qendra Kombëtare e Kinematografisë e ka futur festivalin “Anifest” në politikat e saj. Por sipas regjisorit Artan Maku ky aktivitet me filmin shqiptar dhe të huaj duhet të jetë dhe në dy ministri, ajo e Arsimit dhe e Kulturës, pasi sipas tij ka lidhje me politikat e tyre. “Festivali i filmit “AniFest” duhet shtrihet sipas zërave në Ministrinë e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe qendra e filmit. Kjo nuk shikohet, sepse ia kanë lënë QKK meqenëse është film, por kjo nuk është e drejtë”, thotë mes të tjerave regjisori Artan Maku.

Politikat e artit

Regjisori Artan Maku shprehet se politikat në fushën e artit në vendin tonë lënë për të dëshiruar. Ai thotë se flitet duam artin, por nuk investohet nga institucionet. “Për artin ne e kemi shprehur dhe më parë dhe mund të duket e bezdisshme. Problemi është që për artin është një edukatë, sepse kjo ka të bëjë me edukatën. Edukatë është artin e duam, por jo ta investojmë. Dhe kur vjen fundi që nuk bëhet thonë pse nuk bëhet? Duam të bëjmë aktivitet, por pa u financuar. Po kush do ta bëjë?”, vijon në reagimin e tij regjisori Artan Maku. Ashtu si dhe më parë, regjisori Artan Maku thotë se politikat në vendin tonë janë të përgjithshme në fushën e artit. Sipas tij, deri tani kanë treguar se kanë qenë politika, që nuk kanë qenë të shkallës primare. “Institucionet bëjnë politika të bukura, por të parealizueshme dhe nuk i kanë të qarta. Nuk i kanë të zbërthyera, kush është primare në këto politika, por lënë politika të përgjithshme për artin. Kështu janë politikat e kulturës parimore dhe të përgjithshme nuk janë të shkallës primare”, shprehet regjisori Maku. Në 11 vite festivali “Anifest” ka sjellë filma të animuar prodhime shqiptare dhe të huaja, që janë shfaqur për të pranishmit në netët e tij, ku nuk kanë munguar dhe programe të ndryshme që kanë angazhuar edhe nxënës të shkollave. Festivali i filmit “AniFest” edhe pse në kohë të vështirë për zhvillime të aktiviteteve për shkak të pandemisë nuk mungoi në 2020.