BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Kultura

Artan Maku: QKK të shohë vlerat, niveli artistik i projekteve për animacionin ka rënë, dikur nuk përfitohej me një tufë zhgarravinash

Artan Maku: QKK të shohë vlerat, niveli artistik i projekteve për

 Regjisori Artan Maku shprehet se ka rënë niveli artistik i prodhimeve të filmit të animuar. Krijuesi i animacionit thotë se dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka ulur kërkesat në lidhje me projektet në fushën e animacionit. Në intervistën për gazetën SOT” regjisori Artan Maku, i cili punën me filmat e ka nisur dekada më parë shprehet se QKK ka një politikë të caktuar që duhet të bëjë filma për fëmijë, por duhet të shikohet me kujdes niveli artistik. Krijuesi Artan Maku kryetar i shoqatës “Albanimation” thotë se në QKK nuk duhet që të financohen ato projekte që sipas tij nuk kanë vlera edukative. Në historinë e filmit të animuar në vendin tonë, krijuesi Artan Maku sjell në vëmendje punën që bëhej dikur me animacionin në Kinostudio. Ai shprehet se krijuesit e filmit vizatimor jetonin me përvojat e njëri- tjetrit dhe nuk i mohonin vlerat. Çdo kuadër sipas tij, çdo vizatim, çdo xhirim, çdo film që bëhej atëherë do i shërbente grupmoshave të vogla.

-Jeni shprehur me kritika ndaj Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, për ju si krijues dhe kryetar i shoqatës “Albanimation” çfarë po ndodh?

Filmi i animuar ka humbur moralin, në kuptimin që nuk është edukativ për atë për të cilën investon Qendra Kombëtare e Kinematografisë. QKK ka ulur kërkesat në lidhje me projektet e dorëzuara. Ka rënë vlera artistike e projekteve për realizimin e filmave të animuar. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka manipuluar bordin për të aprovuar ato projekte, që ka interes ajo. Interesat e QKK janë që të fitojnë ato krijues, të cilët ka përfitim drejtoria e projekteve dhe zyra juridike. Meqenëse krijuesit e mirëfilltë janë larguar dhe një pjesë e krijuesve pse koha ka bërë të vetëm, atëherë aty ka mbetur vetëm një person i cili nuk mund ta realizojë këtë gjë. Ata manipulojnë situatën duke e mbivlerësuar këtë, duke i dhënë vlera atij personi që ka mbetur aty dhe duke treguar që ky është standardi dhe aq duhet të ketë filmi i animuar. Ky është gabim, se aktualisht filmat që janë realizuar këto 2 vitet e fundit madje jo vetëm këto dy vite, por të marrësh një dekadë nuk ka edukim. Gjë që nuk duhet të investojë QKK, sepse janë paratë e shtetit. QKK ka një politikë të caktuar që duhet të bëjë filma për fëmijë. Drejtoria e projekteve në QKK duhet të shohë vlerat dhe jo anën ky i plotëson kërkesat financiare apo jo, që ta mbështesim. QKK nuk po funksionon si duhet me projektet e filmit, duke nisur që nga aplikimi online që bëhet, që është e kontrollueshme. Te projektet e filmit të animuar nuk duhet unifikuar standarti të një krijuesi që ka marrë pjesë në disa festivale me të një krijuesi tjetër që sapo ka filluar dhe nuk e ka plotësuar besimin. Unë ngul këmbë që në QKK i kanë zhdukur standardet e filmit të animuar, i kanë zhdukur këto kërkesa vetëm për të parë individin kush i plotëson kërkesat e tyre personale mbi financën.

-Kur ju shpreheni se vitet e fundit financimet në filmin vizatimor ishin diskreminuese, çfarë ka ndodhur?

Para 3 viteve një artist, i cili kishte bërë disa filma dhe kishte marrë çmime mori vetëm 9 mijë euro, pra ishte diskreminuese. Në të vërtetë ky artist duhej vlerësuar dhe nuk duhej futur në garë të barabartë njësoj si krijues fillestarë. Por kur sot filmi i animuar merr 3 -fishin e pagesës, nuk mund që të jetë në nivel të ulët. Filmi i animuar duhet të rishikohet, duhen rritur kërkesat artistike. Mos të bien kërkesat artistike te filmi i animuar. Por kjo gjë vjen dhe si rezultat i asaj që thashë më parë i interesave financiare. U rrit buxheti shkoi deri në 21 milionë lekë të vjetra financimi dhe në të vërtetë niveli artistik i filmit të animuar ka rënë. Pra nuk janë të shikueshëm dhe nuk janë të shfaqshëm në festivale. Edhe nëse i ka shfaqur festivali “AniFest”, kjo sepse janë prodhime të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe nuk kanë marrë pjesë në festivale ndërkombëtare. Filmi i animuar tani ka marrë konceptin vetëm për përfitime financiare.

 -Ju po shpreheni për probleme për tu rritur cilësia e filmit të animuar shqiptar, sipas jush çfarë duhet të bëjë QKK?

Në këtë moment Qendra Kombëtare e Kinematografisë duhet të mbajë një qëndrim mbi vetveten. Nëse bie niveli artistik, ku qëndron shkaku kur financimi rritet 3 -fish?

-Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ju pohoni se po diskutohet projektligji për disa shtesa dhe ndryshime për ligjin mbi kinematografinë. Sipas jush ku duhet ndërhyrë?

Ligjin mund ta ndryshojë QKK, por themeli nuk ndryshon, pra struktura e mirëfilltë e qendrës. Problemi më i madh është te individi. Kush e zbaton? Problemin më të madh e kanë individët që janë aty, që kanë vite që e kanë degjeneruar këtë lloj kërkese artistike.

 -Në QKK janë përcaktuar anëtarët e rinj të këshillit miratues të projekteve. Pse ju si krijues shpreheni me kritika ?

Nga këshilli miratues i projekteve si herën e parë, si herën e dytë po ndiqet e njëjta procedurë aq më tepër që projektet që dërgohen në QKK kontrollohen në zyrën juridike. Në momentin që unë bëj aplikimin për projektin mund ti bëjnë çfarë të duan dokumenteve për aq kohë sa kontrollohen.

-Ju zhvilloni dhe një festival ndërkombëtar të animacionit. Sa ju ka mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë?

QKK e ka mbështetur festivalin, por si dashamirësi, duke qenë një festival me taban, një festival unikal, i papërsëritshëm në territorin e Shqipërisë. Qendra Kombëtare e Kinematografisë duke qenë si rregullator, kryetari i QKK ka thënë që ky aktivitet është bërë traditë sot dhe është në Shkodër e Gjirokastër. Por u konstatua që projektin që ka festivali “AniFest” e kishte njësoj dhe projekti që u bë në Korçë. Por si ka mundësi që ky dokumentacion ka shkuar te projekti i Korçës? Si ka mundësi që një festival që është traditë, që është unikal, me të njëjtin projekt që nga krijimi në 2010 dhe unë të quhem kopjues? Kur dihet se si e kam unë qëllimin, ideja, realizimi, koncepti. Ky problem është te kontrolli që ata në QKK e kanë mbi aplikimin. Duke qenë i tillë bëjnë selektimin që në embrion dhe thonë ka fituar, nuk ka fituar. Unë kur kam bërë aplikimin në e-mail më ka ardhur që projekti juaj është në rregull, i ka plotësuar kriteret dhe ka hyrë në fazën tjetër. Por pas ditësh ju nuk i keni plotësuar dhe ka probleme për fazën tjetër. Si ka mundësi?

-Çfarë mund të na thoni mbi punën që u bë në Kinostudio dekada më parë me filmin vizatimor?

Në 17 nëntor 1975 , 46 vjet më parë në ambientet e ish Kinostudios “Shqipëria e Re” shfaqet një film shumë interesant, i pa njohur për ambientin e shoqërisë krijuese të asaj kohe. Në Shqipëri po lindte një kinematografi e re, filmi vizatimor shqiptar. “Zana dhe Miri” me dy autorë apsionat Tomi Vaso dhe Vlash Dobrovniku dhe në vazhdim do i bashkohet regjisor piktor animator Bujar Kapexhiu; Tonin Vukasani; Esperanca Konomi; Boris Ikonomi; Artan Maku; Artur Dauti; Gazmend Leka; Robert Qafzezi; Jani Zhonga; Stefan Taçi, etj. Numri i angazhuar për realizimin e filmave mbërrin afërsisht 36 krijues me shkollë të lartë. U ngrit redaksia letrare me shkrimtarët më të mirë që trajtonin poezinë, përrallat, fabulat e kohës, Vllasova Musta; Stavri Pone; Luan Rama, etj, dhe u angazhuan shumë shkrimtarë të kohës. U ngrit redaksia e muzikës me kompozitor të njohur Limos Disdari; Ferdinad Deda; Robert Radoja; Aleksandër Lako; Aleksandër Peçi, etj. Vitet pasuan njëri- tjetrin dhe sot që diskutojmë shikojmë se janë realizuar afërsisht 251 filma vizatimorë shqiptar. Krijuesit e filmit vizatimor jetonin me përvojat e njëri- tjetrit dhe nuk i mohonin vlerat e njëri -tjetrit. Çdo kuadër, çdo vizatim, çdo xhirim, çdo film bëhesh atëherë me sy të mirë, sepse do i shërbente grupmoshave të vogla. Krijuesit e filmit vizatimor ju shmangën politikave dhe ja lanë vendin instiktit artistik. Në krijimtarinë e atyre krijuesve nuk përfitohej një tufë zhgarravinash. Kryesorja në pasionin e tyre ishte sensi i rritjes së fuqisë dhe të vrullit. Ai brez u largua, por në raftet e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit ndodhen shumë filma vizatimorë me vlera artistike, që të respektohen dhe të nderohen kudo që të shfaqen për të gjitha grup moshat të vogla dhe të rritur. Janë 12 vite te festivalit “AniFest Rozafa”, por dhe “Anifest-A-Gjiro” që i jep vlerë dhe respekt kësaj periudhe historike.