BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Artan Maku: RTSH e zhytur në monotoni dhe paaftësi, po e njëjta strukturë dhe i njëjti program

Artan Maku: RTSH e zhytur në monotoni dhe paaftësi, po e njëjta

Radio Televizioni Shqiptar duhet të jetë me programe, që spektatori të mos mërzitet. Kështu shprehet regjisori Artan Maku, i cili nga 2017 për 4 vite ka qenë anëtar në Këshillin për Shikuesit dhe Dëgjuesit pranë RTSH. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Artan Maku flet për problemet, që sipas tij janë në Radio Televizionin Shqiptar. Ai shprehet me kritika për mënyrën se si është drejtuar RTSH. Maku tregon se në kohën kur ka qenë në këshill, është kërkuar riprogramim në RTSH. Ai thotë se u propozua nga drejtoria e RTSH, që do të bashkohej radio me televizionin, u ndanë katër drejtori që të ishin sa më praktike dhe vepruese, por ato nuk funksionuan. Artan Maku tregon se në atë këshill pranë RTSH u largua, sepse objektivat dhe qëllimi që ai kishte pasur nuk u realizuan. Sipas tij, me rëndësi ishte që të krijoheshin bashkëpunime të tjera, të krijoheshin platforma të tjera, të rishikoheshin programet dhe në kanale të veçanta.

-Ju jeni shprehur me kritika herë pas here për RTSH. Për ju çfarë ka qenë problem?

Unë kam qenë në Këshillin për Shikuesit dhe Dëgjuesit në RTSH, nga 2017 për 4 vjet. Në momentin që hyra në këshill, kërkesa që është bërë fillimisht nga ne ishte që të rritet shikueshmëria e RTSH. Programet të jenë më të larmishme dhe në të njëjtën kohë po të jetë mundësia të shtohen për publikun. U bë raporti, u miratua, ne thamë mendimet tona, u dha se si duhet vepruar me situatën që ka RTSH, sepse në atë moment ishte skandal. Në RTSH mund të jetë 50 për qind të zhvillimit të propozimeve, që bëmë. Ne çdo vit i kemi miratuar programet. Por programet kanë qenë stampë nga viti në vit. Mund të ketë pasur vetëm ndonjë blerje patente, por nuk është se kishte lëvizje, pra televizioni të kishte ritëm dhe të kishte rritje shikueshmërie. U munduam, ia kërkuam gjatë gjithë vitit drejtorisë së RTSH dhe redaksive dhe kanë pasur justifikimin: mirë na pëlqen, por problemi është që nuk ka para. Kur normalisht ne shikonim gjatë diskutimit të buxhetit, që në RTSH vinin dhe të ardhura të treta, por të pajustifikuara në lëvizje dhe se ku shkonin buxhetet nuk e di. Ne kërkuam riprogramim, pra RTSH duhet të bënte dhe rikonstruksionim të konceptit sipas zërave. U propozua nga drejtoria e RTSH, që do të bashkohet radio me televizionin, u ndanë katër drejtori që të ishin sa më praktike dhe vepruese. Por ato nuk funksionuam. Justifikoheshin me mosfunksionimi dhe moskoordinimi i drejtorive me njëra-tjetrën. I kërkonim llogari drejtorisë ekonomike në RTSH. Në fund të konkluzionit, buxhetet nuk justifikoheshin me veprimet dhe me ndarjet e drejtorive. I liheshin në dorë nga një drejtori në një drejtori. Kur u bë dhe Festivali i Këngës në RTSH kishte defekte të mëdha. I thamë si këshill, që kush është producenti? Gabimi dilte, që i vinte drejtorit. Drejtori i RTSH merrte përgjegjësinë, sepse mbante rolin e produksionit. Sigurisht që vështirësia ishte se jo të gjithë anëtarët e këshillit e njihnin këtë lloj procedure. E ndjemë veten sikur ishim pjesë e firmës për buxhetet. Pra problemi qëndron, që ata në RTSH nuk e deshën këshillin.

 -Ju si anëtar tek ky këshill keni parë dhe projektet, pse jeni kundër?

 Ne i kërkuam drejtorisë së RTSH dhe drejtorive përkatëse, që të hartonin programet e emisioneve, dhe i thoshim pse RTSH nuk është i shkathët. Domethënë programet të jenë të shpejta, dinamike, që spektatori mos mërzitet. Nuk kemi para, tha drejtori. U munduan dhe u gjetën paratë. Por kur erdhi puna po e njëjta strukturë dhe program në RTSH. Shpërndaheshin programet nga një kanal në një tjetër. Në këtë rast ne nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. RTSH kishte një ngërç dhe në atë kohë ishte i pa parë, nuk ndiqej. Ishte një frymë që nuk deshën të punonin, dhe kjo për mua duke filluar nga i pari të koka e deri në qelizë nuk punohej. Në lidhje me projektet dhe programet, kërkonim projekte të reja, por bashkoheshin me ato të vjetrat. Nuk i kërkohej redaktorëve, që të sillni projekte dhe programe të reja, që ne ti shikonim dhe miratonim, sepse janë koncepte që ngrenë audiencën. Në RTSH ishte komplet një monotoni dhe një paaftësi. Fillonte nga koka. Për mua duhej të ishin redaktorë të rinj, me koncepte të reja, me frymë të re që të jenë sa më pranë spektatorit. As kjo nuk u bë. RTSH ka qenë apatik, jo funksional. Drejtimi për mua të linte të dyshonte. Kjo lloj paaftësie justifikonte deri diku edhe paratë, që humbisnin gjatë rrugës. Ky ishte konkluzioni im për RTSH. Mes të tjerave u kërkua, që çdo kanal të kishte fytyrën e vet, sepse filmat pavarësisht se janë të vjetër të arkivit duhet gjetur mënyrë e re e transmetimi dhe prezantimit. Ballafaqimi, që kishim ne anëtarët e këshillit me ata në RTSH kur bënim analizën vjetore më vonë politikat ishin skandal. Nuk lëvizte gjë. Çdo vit jepeshin të njëjtat politika. Kjo është paaftësi. 

-Ju jeni dhe regjisor, por kur thoni të gjendet mënyra e re e prezantimit me filmin, çfarë kërkonit?

Unë i dhashë shembuj se si duhet të transmetohen filmat sipas grupmoshave, interesave dhe ideve. Temave të caktuara, që çdo njeri të ketë interes mbi atë film dhe gjithkush mund të shikojë filmat. Pra nga fëmijët të shkojë tek të rriturit. Nga lufta të shkojë tek problemi i ditës, por çdo gjë duhet kanalizuar me këtë lloj koncepti. Nuk e bënë në RTSH, nuk kemi para thoshin të drejtorisë, që ishin prezent aty. Na thoshin redaktorët nuk punojnë, se nuk kanë para. I rritëm pagat, po redaktorët dhe punonjësit e televizionit vazhdonim me të njëjtin ritëm edhe pse pagat u rritën me 10 apo 15 për qind. Konkluzioni im është, që në Radio Televizionin Shqiptar ( RTSH) flenë. Ka dy gjëra, ose përtojnë ose janë të paaftë. Unë kam kërkuar, që redaktorët në Radio Televizionin Shqiptar të futen në testim. I kam thënë shikoni çfarë koncepti kanë dhe sa të përkushtuar janë. Ne kemi në vend televizione që janë të rinj dhe kanë futur frymë të re, kurse në RTSH nuk ndodh. Por çfarë ndodh në RTSH, sigurisht që ka përgjegjësinë e saj dhe politika.

 -Kur shpreheni ka dhe politika në vend përgjegjësi. Çfarë ka munguar?

Drejtori i RTSH a emërohet nga politikat shtetërore? Politika e ka përdorur Radio Televizionin Shqiptar për qëllimet e veta.

 -Ju thatë se jeni larguar nga Këshilli për Shikuesit dhe Dëgjuesit në RTSH. Pse morët këtë vendim?

Jam larguar nga mosrealizimi. Kam dërguar një letër dhe kam shkruar, që nuk vij më në këshill sepse objektivat dhe qëllimi që unë kam pasur kur hyra nuk u realizuan. Unë kur hyra pata objektiva që Radio Televizionin Shqiptar ta shikoja sa më mirë, dhe kanali për fëmijë të ishte sa më afër atyre. Kjo gjë nuk u pranua dhe nuk u realizua. Atëherë mua mu duk sikur unë isha aty në atë këshill në RTSH vetëm për të firmosur dhe të më shikonin si numër, për aprovimin e buxhetit dhe programit që ata deshën. Kjo ka qenë dhe arsyeja që unë u largova nga ai këshill, që isha pranë RTSH 4 vite. Qëllimi që unë u afrova pranë këshillit ishte që RTSH të marrë një frymëmarrje tjetër. Të krijoheshin bashkëpunime të tjera, të krijoheshin platforma të tjera, të rishikohen programet dhe në kanale të veçanta. Çdo kanal në RTSH të kishte fytyrën e vet, të ishte me karakterin e tij. Filmi duhej të ishte më i menaxhueshëm, të kishte një koncept të shfaqjes së filmit artistik. Siç e ka gjithë bota, që filmat janë për grupmosha të caktuara, me tematika të caktuara. Pra kjo është e redaksisë së filmit dhe këto atyre ia sugjerova, që ti shikonin filmat, ti ndanin sipas grupmoshave, të ndanin sipas temave, ngjarjeve, situata që dhe në momentin që ti ia transmeton teleshikuesit si RTSH ai di se çfarë gjen te ekrani. Jo çfarë merr nga arkivi i RTSH me vrap ta transmetosh pa plan. Nuk ka më gjigandi Radio Televizioni Shqiptar si dikur. Problemi në RTSH fillon, që nga drejtuesi. Për mendim tim tani në RTSH duhet të fillohet, çfarë duhet të bëjmë për ta zhvilluar.