Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arte publike në lidhje me natyrën, në “Tirana PARKing Days”

Postuar: 12/09/2019 - 07:31

Projekti për “Pjesëmarrjen e Komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politikat” mbështetur nga UNESCO IFCD filloi në mars të këtij viti. Deri tani është realizuar harta e parë dixhitale për artet publike në Tiranë, kërkim dhe publikim për zhvillim historik të shprehjeve artistike, konferencë ndërkombëtare me ekspertë, dhe përgatitur rekomandimet për politikën dhe plan veprimin 5 vjeçar për artet publike në Tiranë, dorëzuar Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës. Në mars 2019, Ekphrasis Studio OJF filloi projektin, por sipas drejtuesve, ky dokument strategjik erdhi si rezultat i metodologjisë nga poshtë lart, domethënë nga njerëzit te institucionet, pas 16 muajve punishte, prezantime, takime, etj. “Pavarësisht se u nis si dokument për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës, i drejtohet gjithashtu sektorit civil dhe privat, duke bërë thirrje për partneritet civil-publik-privat, jo me vetëm PPP, por PCPP. Ndërsa Ministria e Kulturës nuk ka një dokument strategjik të bërë publik, Bashkia e Tiranës në 2018 ka përgatitur strategjinë për artin dhe kulturën dhe gjithashtu ka krijuar sektorin e projekteve të artit publik në 2019. Për të përmbyllur projektin HARP, në data 21-22 shtator do organizohen në 4 lagje të Tiranës projekte artistike nga 4 femra për Ditët e PARK(imit) (Tirana PARKing Days) dhe të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë”, shprehen organizatorët. Në lidhje me projektin për artet në hapësirat publike, organizatorët shprehen se shumë monumente kanë lëvizur, si p.sh skulptura e Nënë Terezës te universitet, “Shqiponja” nga sheshi, shumë vepra të periudhës së komunizmit janë prishur, dhe shumë monumente të reja janë vendosur në Tiranë, gjithashtu ka pasur raste që komunitetet nuk kanë pëlqyer vepra të realizuara në lagjet e tyre. “Çfarë ne propozojmë në dokumentin mbi politikën dhe plan veprimin për artet publike në Tiranë, janë 5 instrumente strategjik, 33 veprime, etj, dhe kryesisht pjesëmarrja e qytetareve dhe komuniteteve në procesin e vendim-marrjes dhe gjithashtu në procesin e krijimit”, bëhet me dije për këtë projekt. Duke qenë se njerëzit kanë dëshirë të shohin më shumë arte publike në lidhje me natyrën, u vendos organizimi Ditët e PARK(imit) në Tiranë (Tirana PARKing Days) në data 21-22 shtator, 2019, që gjithashtu është një aktivitet ndërkombëtar. Të gjithë njerëzit janë të ftuar të aplikojnë për leje me Ekphrasis Studio OJF, inkurajohen individë, komunitete, shoqëria civile, por edhe sektori privat, për të organizuar aktivitete artistike kulturore në hapësirat e parkingut. Organizata ka mbështetur ka projekte nga 4 gra krijuese shqiptare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:15

Shfaqja teatrore "Zogu i Zi” këtë mbrëmje vjen për publikun në skenë tek “ArTurbina”.

Postuar: 08/12/2019 - 08:14

Piktori i njohur Agim Sulaj këtë muaj të fundit të vitit vjen për publikun me ekspozitën personal

Postuar: 08/12/2019 - 08:12

Tërmeti solli dhe dëmtime në disa prej monumenteve të kulturës në vend.

Postuar: 07/12/2019 - 07:35

Sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula së bashku me të tjerë artistë ngjiten të dielën në skenë,

Postuar: 07/12/2019 - 07:34

“Kopshti i qershive”, një nga veprat më të njohura shkruar nga Anton Çehov këtë mbrëm

Postuar: 07/12/2019 - 07:32

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë, në kuadër

Postuar: 07/12/2019 - 07:30

Ministria e Kulturës nuk ka pasur në vëmendje sa duhet jetën artistike në vend.