BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Kultura

 Arti, trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit, në marrëveshjen Shqipëri-Turqi

 Arti, trashëgimia kulturore dhe e drejta e autorit, në

Shtëpia e Zekatëve në Gjirokastër ishte vendi ku dhe u firmos marrëveshja e bashkëpunimi në fushën e artit, arkeologjisë, muzeologjisë dhe mbrojtja e të drejtave të autorit mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Turqisë. Për marrëveshjen e nënshkruar ministrja e Kulturës Elva Maragriti shprehet mes të tjerave se u hodh një firmë e rëndësishme. “Në shtëpinë e Zekatëve, një nga më të bukurat e Gjirokastrës, me homologun turk z. Mehmet Ersoy hodhëm një firmë të rëndësishme për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë u nënshkrua një marrëveshje që synon forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të artit, arkeologjisë, muzeologjisë, në luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore, të mbrojtjes së të drejtave të autorit etj”, shprehet ministrja e Kulturës. Gjatë kësaj vite në qytetin e Gjirokastrës, ku merrte pjesë dhe ministri turk, ministrja Margariti vijon më tej se puna do të vijojë dhe me të tjera projekte. “Pas bashkëpunimeve të suksesshme në fushën e restaurimit, të tjera projekte të mëdha na presin përpara”, shprehet ministrja e Kulturës. Një ditë pas nënshkrimti të kësja marrëveshje, ministrja Elva Margariti në një status të saj në Facebook shprehet se viti nisi me restaurimin xhamisë së Plumbit. “E nisëm këtë vit me marrëveshjen për restaurimin e Xhamisë së Plumbit, Shkodër dhe po e vijojmë me një marrëveshje bashkëpunimi, të firmosur në Gjirokastër me Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës së Republikës së Turqisë jo vetën në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe në fusha të tjera të artit si kinematografi, botime, përkthime e shkëmbime kulturore”, shprehet Margariti. Protokolli për restaurimin e xhamisë së Plumbit u nënshkrua nga ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Turqi më 6-7 janar 2021. Quhet e Plumbit, sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi. Me kohën dhe braktisjen e lagjes, njerëz nisën t'ia hiqnin plumbin për ta shitur. Në kohën e pushtimit austro-hungarez, organet ushtarake vazhduan këtë vepër shkatërruese, duke ia hequr plumbin e mbetur.