Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët ankohen te Avokati i Popullit: Ministria e Kulturës, arrogante

Postuar: 14/02/2018 - 08:19

Artistët e teatrit nuk dorëzohen para qëndrimeve të tyre në lidhje me teatrin dhe projektligjin. Ata kanë zhvilluar dje një takim me Avokatin e Popullit, lidhur me debatin e gjerë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. I pranishëm në këtë takim regjisori Kastriot Çipi tha se kjo çështje është kthyer në një mollë sherri prej 20 vitesh dhe tipike, sipas tij, është se Ministria e Kulturës nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit të artistëve. Regjisori Kastriot Çipi i cili në këtë takim ishte bashkë me artistë të tjerë shprehur dhe shqetësim për arrogancën e Ministrisë së Kulturës. “Çështja e dytë përveç këtij ligji, është ndërtesa e Teatrit Kombëtar, një mollë sherri prej 20 vitesh. Historia është e gjatë, e dhimbshme, tipike është se ministria nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë zërin e komunitetit. Askush nga ne nuk thotë që ndërtesa të mbetet ashtu siç është. Diskutimi është a duam të kemi një histori apo jo, një qytet me histori apo pa histori. Urbanistë, arkitektë, po shprehim shqetësim për arrogancën e ministrisë”, tha regjisori Kastriot Çipi. Nga ana e saj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha se nuk ka kaluar ende faza e konsultimit dhe se zëri i artistëve do të dëgjohet edhe në fazat e tjera. Gjatë takimit të zhvilluar me artistët sipas saj duhet të kishte pasur konsultime me artistët. Avokatja Ballanca i dha të drejtë artistëve duke pohuar se zëri i tyre duhet të dëgjohet në lidhje me projektligjin.  “Nga pikëpamja ime, së pari nëse ka pasur apo nuk ka pasur konsultim me grupin e interesit për ligjin është çështje e parashikuar dhe duhet të ketë. Ju duhet të paraqisni idetë tuaja dhe jo domosdoshmërisht duhet të pranohen, por konsultimi duhet që të kryhet. Kjo fazë nuk ka kaluar. Presioni nuk është gjë e keqe. Zëri juaj do të dëgjohet edhe në fazë të tjera. Duhet para se çfarë ndryshon te ligji. E vetmja gjë që duket se ka impakt dhe është e paqartë është fakti i mundësisë për lirimin para përfundimit të mandatit”,  u shpreh mes të tjerave Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë takimit që u zhvillua dje me artistët.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 16:34

Drama "Gusht: Portret Familjar" vepra më e rëndësishme e autorit Tracy Letts është premiera e parë për publikun e Teatrit Kombëtar këtë vit.

Postuar: 15/02/2019 - 07:27

Puna me teatrin i ka dhuruar plot momente të veçanta aktori Engjëll Hoxha.

Postuar: 14/02/2019 - 07:31

 Në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, Ministria e Kulturës bën me dije se pasuroi bibl

Postuar: 14/02/2019 - 07:29

Vepra “Fqinjët” shkruar nga Ruzhdi Pulaha me regji Milto Kutali do të vijë premierë p

Postuar: 14/02/2019 - 07:27

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" rikthen në skenë shfaqjen teatrore &q

Postuar: 14/02/2019 - 07:26

Artistët shprehen Galeria Kombëtare e Arteve është kthyer në një institucion hermetik.