Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët bashkohen kundër Kumbaros: Ministrja harton buxhetin pa u konsultuar me ne, politikat e saj për artin dhe kulturën të turpshme

Postuar: 23/11/2017 - 07:41

Artistë të institucioneve të artit dhe përfaqësues të skenës së pavarur kulturore bëhen bashkë kundër Ministrisë së Kulturës, e cila sipas tyre ka komunikim zero, politika të mbrapshta, mungesë transparence, etj. Kur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është në mandatin e dytë të saj kritikat nuk janë të pakta. Të zhgënjyer me atë që bëri në mandatin e parë edhe këtë herë ata pohojnë arrogancën e ministres së Kulturës, e cila deri më tani ka treguar se nuk konsultohet dhe me grupet e interesit. Tenori Rudi Sata njëkohësisht dhe kryetar i sindikatës së artistëve të TKOBAP apo dhe Andi Tepelena si përfaqësues i skenës së pavarur kulturore shprehen se kërkesat dhe problemet e tyre i kanë parashtruar së fundmi dhe në Komisionin e Medias në parlament. Andi Tepelena tregon se jo vetëm skena e pavarur, por dhe të tjerë artistë të ekrani, teatrit apo dhe të TOB kërkojnë rritje të buxhetit, që është më i ulëti krahasuar dhe me Kosovën. “Të gjithë bien dakord që fondi për kulturën është mizerabël, diku të 0.4 përqind. Më i ulëti jo vetëm në rajon, por dhe Europë. Ajo që ne kërkojmë është të paktën të arrijmë nivelin e buxhetit që ka Kosova që është 0.8 përqind. Së dyti të krijohet fondi për krijimtarinë. Ka qenë një fond dikur, por me ministren Mirela Kumbaro nuk është. Sot ne kemi një Ministri Kulture që disponon vetëm një fond për projektet ku aplikojnë OJF, por artistët e rinj apo dhe të tjerë që janë krijues si ata të dramës apo kompozitorë nuk ka një fond ku ata të aplikojnë”, pohon Tepelena. Më tej ai shton se ministrja e Kulturës bën çdo gjë vetë pa u konsultuar me grupet e interesit, gjë që përbën jo pak problem te hartimi i buxhetit. “Që kërkesat tona të parashtrohen për 2018 është e pamundur, sepse problemi fillon nga Ministria e Kulturës, pasi grupet e interesit për të diskutuar për buxhetin duhet të thërriten që në prill por kjo mungon. Ministria e Kulturës me Kumbaron nuk i thërret fare grupet e interesit kur përgatitet buxheti. Por tani nuk ke as se çfarë të ndryshosh. Përgjegjësia e Kumbaros është që nuk zhvillon konsultime. Ministrja Kumbaro ka komunikim zero me artistët dhe grupet e interesit”, vijon Andi Tepelena. Rikthimi i Qendrës Kombëtare të Artit vijon te kërkesat e tyre për projektet, por shqetësues për Tepelenën është dhe fakti që pjesa më e madhe e buxhetit shkon për shpenzime operative. “Buxheti që ka paraqitur ministrja e Kulturës, pjesa më e madhe e fondeve shkon për shpenzime operative, që do të thotë pagat e administratës. Nuk ka fonde për investime, etj. Ka vetëm fondin e projekteve që çelet një herë në vit. Transparenca po ashtu  mungon, ku dhe sot nuk dimë asnjëherë se kush është bordi, si bëhet ndarja e fondeve, nuk kemi afishim të shumave të projekteve, etj”, përfundon Tepelena.

Politika të mbrapshta nga ministria

Kryetari i sindikatës së TKOBAP, tenori Rudi Sata i cili gjithashtu ishte në seancën dëgjimore në Komisionin e Medias pohon se buxheti për 2018 është i varfër. “Buxheti për vitin 2018 për artin dhe kulturën është nga buxhetet më të varfra gjatë 10 viteve të fundit. Nuk mund ta pranoj dot politikën që Ministria e Kulturës bën për "shpërndarjen" e buxhetit kur shikoj se për Operën si një institucion i pushtetit qendror jepet një buxhet i limituar dhe për projektet private i palimituar. Ky buxhet nuk ndikon aspak në aspektin artistik dhe social të artistit sa kohë që "shpërblimi për figurën artistike" është hequr me VKM nr 1173. Me miratimin e këtij buxheti, u pa qartë se edhe këtë vit artisti do jetë pa status sepse nuk është i parashikuar në buxhet”, pohon ai. Sipas tij deri tani janë treguar vetëm politika të mbrapshta nga Ministria e Kulturës. “Kjo është një turp i politikave të mbrapshta të ministrisë. I fola Komisionit të Medias se mungon mekanizmi që garanton "transparencën financiare". I tregova që situata dhe marrëdhënia e artistit me institucionin është alarmante, ka arrogancë, prepotencë. Kërkoj të abrogohet rregullorja e institucionit sepse është në kundërshtim me urdhrin e kryeministrit nr 140, por kërkesa është dhe për rikthim të kontratave kolektive” përfundon në reagimin e tij tenori i TOB.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 07:59

Korça shijon magjinë e veprave të mëdha. Një nga baletet më të famshme të botës ''Arrëthyesi'', me muzikë nga Çajkovski u ngjit në skenën e teatrit për dy mbrëmje me radhë, në datat 10 dhe 11 dhjetor.

Postuar: 12/12/2017 - 07:58

Artisti i njohur Agim Sulaj i vlerësuar në botë me veprat e tij këtë dhjetor ka çelur në Tiranë ekspozitën “Rrënjët 2”.

Postuar: 12/12/2017 - 07:56

Ministria e Kulturës është kthyer si një bunker, dhe asnjëherë nuk u bë një analizë reale se çfarë problemesh janë sot në art dhe kulturë.

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskut

Postuar: 10/12/2017 - 09:54

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas

Postuar: 10/12/2017 - 09:53

Piktori Gazmend Leka pohon se 2017 që po shkon drejt fundit do ta memorizojë si viti i Tasos, pasi kryefjala në krijimtari ka qenë cikli prej 21 pikturash “Taso”.

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar.