BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Artistët e penelit kundër transformimit të Galerisë së Arteve në Muze: Ndryshimi i statusit të diskutohej me ne

Artistët e penelit kundër transformimit të Galerisë së

Artistët e artit pamor kundërshtojnë Ministrinë e Kulturës për ndryshimin që i bëhet Galerisë Kombëtare të Arteve me projektligjin e ri për artin dhe kulturën. Ky projektligj, i cili deri tani është kundërshtuar jo pak dhe për artistët e artit pamor ndryshimet e propozuara kanë shumë paqartësi. Projektligji që prek edhe Galerinë Kombëtare të Arteve sipas tyre më parë duhej të ishte shtruar në diskutim me grupet e interesit, por kjo gjë ka munguar. Në projektligjin që është në faqen zyrtare të ministrisë në nenin 4 pika 2 thuhet: “Togfjalëshi “Galeria Kombëtare e Arteve” zëvendësohet me “Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura”. Disa prej artistëve kundërshtojnë jo vetëm ndryshimin e emrit, por dhe akuzojnë Ministrinë e Kulturës për çdo gjë që po ndodh me institucionet bëhet në mungesë transparence. Prof. Asoc. Artan Peqini skulptor pohon se një galeri në koncept është hapësirë kulturore, që ekspozon vepra dhe natyrisht në diferencë me muzeun edhe shet. Por sipas tij një galeri është më e ndjeshme ndaj realitetit çfarë ndodh në art, dhe nuk është se ato që ekspozojnë janë gjithmonë vlera absolute dhe të certifikuara. “Kjo është diferenca mes galerisë dhe muzeut. Muzeu ka vlera që janë të certifikuara si vlera, dhe galeria ndjek me afër ngjarjen kulturore dhe ka një ndjeshmëri të lartë ndaj asaj që ndodh realisht ndaj kontemporanes. Te projektligji nuk qartësohet mirë, por fakti që i japin statusin e muzeut besoj do të merret më shumë me promovimin e vlerave që ka. Problemi është, që nuk qartësohet mirë në projektligjin e ministrisë se çfarë do të ndodhë. Unë mendoj që ka nevojë për një institucion galeri të artit që të ndjekë ritmin e kohës. Nëse GKA kthehet në muze ka nevojë edhe për një institucion tjetër” pohon skulptori Artan Peqini. Piktori Adrian Devolli pohon se para se të bëhet ky ndryshim ministria duhet të mendojë se ku do të ekspozojnë veprat artistët. “Nga GKA të jetë muze nuk ka asgjë të keqe, por duke menduar se sa krijues ka Shqipëria sot nuk ekziston më asnjë mundësi ekspozimi e shpalosjes së vlerave të tyre, nuk ka akoma një sallë. Edhe pse ka shumë paqartësi dhe këtu ka përgjegjësi ministria, nëse GKA kthehet muze, të ketë dhe një plan për zhvillimin e galerisë që të bëhet më e madhe. Të ketë dhe salla ekspozimi, por muzeu të jetë i përhershëm”, pohon piktori Devolli.

Ndryshimi i emrit dhe shkatërrimi

Skulptori Maksim Bushi sheh jo pak problem mungesën e konsultimeve me grupet e interesit për çfarë po ndodh me institucionet e artit, kjo për të mos pasur më pas kundërshtime apo dhe për të plotësuar si duhet mangësitë. “Do të kishte qenë më mirë të kishte dhe konsultim me grupe interesi, që jemi ne artistët, por kjo nuk ndodh me Ministrinë e Kulturës. Për ndërrimin e emri nga GKA që thuhet Muzeu Kombëtar i Artit, edhe bota ka muze, por nuk e di se si do të jetë tek ne sepse kjo kërkon studim, ministria është e paqartë. Aty vetëm që zëvendësohet thuhet. Ne nuk e dimë se si do të jetë më tej, a do të ketë sallë për ekspozita apo jo, ne dëgjuam që do kthehet dhe kaq”, pohon Bushi. Piktorja Ila Selo shton se është kundër ndryshimit të emrit. “GKA ka një histori të sajën. Mendoj që muzeu mund të krijohet, por jo të shkatërrohet emri i saj dhe përmbajtja. Jo çdo qeveri që vjen të ndryshojë emrat e çdo institucioni, rrugë etj. Personalisht mendoj se nëse çdo gjë ndryshon atëherë do mbetemi si një popull pa një identitet. Ne kemi shumë nevojë për ndryshime të tjera, ndërsa GKA duhet të jetë ashtu, ajo nuk cënon askënd, por ne si artistë na mbetet një kulturë e hershme në historinë e artit tonë. Është histori e Shqipërisë, është një emër i cili ka një zanafillë të krijuar një histori të sajën. Personalisht akoma nuk e kam kuptuar përse duhet ndryshuar emri”, pohon piktorja Selo. Andi Tepelena menaxher arti dhe murator kundërshton gjithashtu ndryshimin e emri të GKA, sipas tij po shkatërrohet dhe tradita historike. “Me ndryshimin e propozuar në projektligj nuk jam dakord. Për mua është pjesë e traditës historike emri dhe nuk besoj se do të përbënte pengesë për thithje financimi”, pohon Tepelena./Julia VRAPI