BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Artistët e skenës dhe ekranit, peticion kryeministrit: Jemi të dekurajuar, rregulloni kuadrin ligjor dhe afroni buxhetin me Maqedoninë

Artistët e skenës dhe ekranit, peticion kryeministrit: Jemi të

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit ka hartuar një peticion drejtuar kreut të qeverisë për rritjen e buxhetit të artit dhe kulturës, pasi është 4 herë më i vogël se në Maqedoni.  Kryesia e përkohshme e SASE vlerëson se duhet një përpjekje për të rritur buxhetin e kulturës për vitin 2018 tani që Kuvendi po shqyrton Projekt-Buxhetin e Shtetit. Për këtë qëllim SASE vendosi të hartojë një peticion drejtuar kryeministrit. 

“Kjo nuk është një betejë vetëm e SASE-s dhe nuk i shërben vetëm asaj”, thuhet në materialin e përgatitur nga SASE.  Në peticionin e datës 12 nëntor drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama SASE  bën me dije se artistët dhe punonjësit e sektorit të arteve dhe kulturës në Shqipëri, janë thellësisht të shqetësuar për gjendjen e infrastrukturës, financave dhe kuadrit ligjor të këtij sektori. “Problemet e akumuluara prej 27 vitesh janë bërë pengesë shumë serioze për zhvillimin normal të artit dhe kulturës, por edhe dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme të ardhmen e tyre”, thuhet në peticion. SASE pohon se sektori i arteve dhe kulturës, që sot në perëndim thirret "industri krijuese", nuk është dhe nuk duhet të konsiderohet si shpërdorues i fondeve publike. “Përvoja e Europës së qytetëruar na mëson se aty ku ka më shumë investime publike në kulturë dhe art, aty ka më pak kriminalitet, qytetarët ndjehen më të motivuar për punë, gëzojnë shëndet më të mirë dhe nuk kanë dëshirë të largohen nga qyteti apo vendi, turizmi lulëzon, imazhi i vendit është më i mirë dhe niveli i investimeve më i lartë. Për këto arsye, qeveritë laburiste britanike të Tony Blair dhe Gordon Brown, e rritën financimin e arteve me 35 përqind çdo vit, për 13 vjet me radhë”, vijon peticioni drejtuar kryeministrit të vendit.

Ndjehemi të turpëruar janë prishur teatrot

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit ndërkohë që po pret dhe legalizimin e saj, vijon se 27 vjet më parë, artistët ishin ndër të parët që iu bashkuan thirrjes së studentëve "E duam Shqipërinë si gjithë Europa", por në tre dekada qeveritë kanë dekurajuar artistët. “Të gjithë shpresuam se arti dhe kultura nuk do të ishin më "rripa transmisioni të partisë", por një sektor dhe komunitet i respektuar i shoqërisë, i trajtuar me dinjitet nga qeveria. Fatkeqësisht, në këto pothuaj tri dekada, qeveritë kanë bërë gjithçka për t'i dekurajuar artistët dhe punonjësit e artit e kulturës, për t'ua vështirësuar jetën dhe punën, duke i detyruar të ndryshojnë zanat, apo më keq akoma, të emigrojnë pa kthim jashtë vendit”, pohojnë artistët. Sipas SASE buxheti për kulturën u reduktua derisa arriti një nivel më i ulët se ai i Kosovës, ndërkohë që shumica e nismave ligjore të premtuara nuk u materializuan.

“Me keqardhje vërejmë se situata në këtë sektor nuk ka qenë kurrë më e keqe se sot. 27 vjet pasi thirrëm "E duam Shqipërinë si gjithë Europa" ne e gjejmë veten aq larg Europës, saqë thirrja jonë sot është "E duam Shqipërinë si Maqedonia". Po, i nderuar z. Kryeministër, sepse Maqedonia fqinje, një vend me popullsi dhe prodhim kombëtar më të vogël se Shqipëria, ka një buxhet për kulturën plot 4 herë më të madh se ai i Shqipërisë: 63 milion euro, kundrejt 15 milion euro (2 miliard lekë në Projekt-buxhetin 2018)”, thuhet në peticion.  SASE fton artistët dhe punonjësit e sektorit të art-kulturës të nënshkruajnë dhe vijon se në Maqedoninë fqinje ka investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe papunësia e artistëve nuk ekziston. “Duhet të ndjehemi të gjithë të turpëruar për faktin se në periudhën e tranzicionit në Maqedoni janë ngritur dy teatro shqiptare (në Tetovë e Kumanovë), ndërsa në Shqipëri janë mbyllur dy teatro shqiptare (në Berat e Peshkopi). Për sa më lart, ne kërkojmë që Shqipëria të ketë, në vitin 2018 e në vazhdim, një buxhet të barabartë me Maqedoninë. Ne kërkojmë që i gjithë kuadri ligjor të përditësohet dhe plotësohet përmes një dialogu të institucionalizuar qeveri-komunitet, bazuar në përvojat më të mira perëndimore dhe jo të imponohet nga lart poshtë, të shfrytëzohet për fasadë dhe për të ruajtur këtë status quo”, përfundon peticioni i artistëve të skenës dhe ekranit.

Nga Julia Vrapi

 

 

Më të lexuarat