Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët kërkojnë rikthimin e cirkut në institucion kombëtar, në të kundërt grevë

Postuar: 17/03/2018 - 07:59

Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 7 Mars 2018 shfuqizon statusin e Cirkut Kombëtar duke e përjashtuar atë si institucion të pushtetit qendror dhe e kalon në pronësi të Bashkisë të Tiranës. Ka qenë pikërisht ky vendim që ka mbledhur dje artistët e Cirkut Kombëtar duke e kundërshtuar fort. Artistët e Cirkut Kombëtar kërkojnë një sqarim nga Ministrja e Kulturës për situatën e krijuar dhe me projektligjin e artit dhe kulturës. Në projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10 352 të datës 18.11. 2010 “Për artin dhe Kulturën”, Ministria e Kulturës shfuqizon Cirkun Kombëtar si institucion kombëtar. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë edhe pse ka kërkuar sqarim nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kryetar i Sindikatës së Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi deklaron se nëse ministrja e Kulturës nuk i përgjigjet kërkesës së tyre për një takim zyrtar për zgjidhjen e këtij ngërçi, aktorët e cirkut do të gjejnë zgjidhjen në mënyra të tjera, të cilat do të jenë në përputhje me ligjin. “Ne do të vazhdojmë që nga bojkotimi i aktivitetit tonë e deri në masa ekstreme si greva e urisë”, tha Kazazi. Komuniteti artistik i Cirkut Kombëtar është i vendosur për të mbrojtur me çdo kusht statusin Kombëtar të këtij institucioni. Duke iu referuar edhe vendimit të qeverisë për të ndryshuar statusin e Cirkut nga Kombëtar në atë të Tiranës, duke ia deleguar kompetencat Bashkisë, Kazazi tha se kjo është e papranueshme. “Cirku Kombëtar është një dhe i vetëm në Shqipëri, duke na u hequr statusin kombëtar ne nuk kemi siguri, pasi nuk kemi parë asnjë lloj transparence. Nuk na është thënë asgjë në lidhje me projektin për godinat e reja ku do të ndërtohet cirku i ri. Me vendimin e marrë në heshtje në 7 mars, prona që ishte në plan të ndërtohej cirku kishte probleme, ndërsa qeveria ia jep këtë pronë Bashkisë për ushtrimin e aktiviteteve të cirkut. Kjo VKM nuk e thotë se me kë ligj ne mbrohemi, jemi në ajër, dhe nuk na mbron asnjë dispozitë ligjore”, u shpreh artisti dhe kryetari i sindikatës Julian Kazazi. Më herët artistët e cirkut janë shprehur se kanë luftuar shumë për të qenë trupë kombëtare, dhe tani me një të fshirë nga ligji i artit i 2010 ministrja Kumbaro e kthen në një cirk lagjeje. Prej disa javësh Ministria e Kulturës dhe ministrja Kumbaro është vënë në qendër të akuzave nga artistët, të cilët kundërshtojnë jo vetëm projektligjin e artit, por dhe çfarë po ndodh me institucionet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/03/2019 - 07:28

Artisti shqiptar Agim Sulaj nderohet me një tjetër çmim për aktivitetin e tij krijues.

Postuar: 26/03/2019 - 07:27

 Vepra teatrore "Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” do të jetë premierë në skenë

Postuar: 26/03/2019 - 07:26

Përkthimi ishte tema e diskutimit në stendën e Shqipërisë me autorët dhe përkthyesit Lisandri Kol

Postuar: 26/03/2019 - 07:25

Skena e Pavarur Kulturore dënon deklaratat e kryeministrit për ndërhyrje në disa ndërtesa kulturo

Postuar: 24/03/2019 - 07:24

Aktorët që prej dekadash kanë dhënë kontribut në teatër dhe kinema nuk duhet të lihen në harresë,

Postuar: 23/03/2019 - 07:32

“Piktorët Ulqinakë në Tiranë” titullohet ekspozita, që u çel për publikun në Muzeun H

Postuar: 23/03/2019 - 07:31

Galeria Kombëtare e Arteve për piktorët ka mbyllur dyert.