Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistë dhe kritikë, apel Kumbaros: Festivali Teatror të zhvillohet jo vetëm në Tiranë, por dhe në Prishtinë e Shkup

Postuar: 25/09/2018 - 07:57

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit ka nisur në Tiranë. Nga data 23-30 shtator janë 14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare. Pohuar si ngjarja më e rëndësishme  e teatrit, kritikë dhe artistë e vlerësojnë deri tani zhvillimin e festivalit, por ata kërkojnë që nga institucionet përgjegjëse të mendohet, që festivali të vijojë traditën. Sipas tyre Ministria e Kulturës duhet të bëjë përpjekje që mos të ndalohet më festivali, por veç Tiranës të jetë dhe në Shkup e Prishtinë. Kritiku i teatrit Josif Papagjoni tregon se pas 1993 filloi dhe festivali mbarëkombëtar i teatrit. “Është një festival, që shumë mirë që bëhet. Festivali i këtij viti i trupave teatrore nga hapësira mbarëshqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi vijon në traditën e atyre të zhvilluara më herët sidomos sa i takon repertorit. Në vitin 1993 fill pas shembjes së monizmit në Shqipëri u organizua një festival i quajtur mbarëkombëtar, ku për herë të parë erdhën dhe konkurruan të gjithë trupat e hapësirës mbarëshqiptare. Më pas vijoi në 1995, dhe herë pas here kemi pasur festivale, por u ndërprenë. Festivali i fundit ka një distancë midis këtij festivali që ishte ai për dramën shqipe në 2012, dhe rikthehet sërish me repertor të ndryshëm”, pohon kritiku Papagjoni. Në reagimin e tij kritiku Josif Papagjoni shprehet se problemet me festivalet filluan pas ’90. “Para ‘90 festivalet ishin periodike njëherë në 4 vjet. Pas ‘90 kjo u prish dhe nuk kanë mundur dot. Është shumë mirë që festivali të jetë një herë në 4 vjet, por mund të bëhet dhe çdo dy vjet. Ky është një mendim i thënë shumë herë. Ky festival meqë është mbarëshqiptar, mirë është që të përfshinte tre qendrat e mëdha të kulturës, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Të institucionalizohej midis tre ministrive të Kulturës. Një herë në dy vjet në Prishtinë, më pas në Shkup dhe Tiranë, të qarkullonin vlerat”, tregon kritiku i teatrit Josif Papagjoni. Duke folur për festivalin, profesor Papagjoni shprehet se deri tani nuk ka gjetur zbatim kjo kërkesë. “Edhe pse është thënë shpesh, kjo asnjëherë nuk ka gjetur zbatim dhe miratim. Problemi është që duhet menduar për të ndërtuar rregullsi, periodicitet. Po nuk u ndërtua periodicitet atëherë do ti lihet spontanitetit. Në natën e parë u premtua për festivalin, që do të bëhet ç’është e mundur që festivali të jetë i rregullt, ndoshta njëherë në dy vjet. Por tani të shohim, sepse kështu është thënë gjithnjë. Nuk është bërë deri tani kjo për festivalin në tre qendrat e kulturës, por që të bëhet kjo duhen marrëveshje midis ministrive përkatëse”, përfundon kritiku Josif Papagjoni.

Festivali mbarëkombëtar

Mendimit të kritikut i bashkohen dhe artistët, që janë pjesë në shfaqjet e festivalit. Drejtoresha e teatrit “Migjeni” aktorja Rita Gjeka pohon se jo vetëm në tre qendrat duhet të mendohet zhvillimi i festivalit edhe në Shkodër. “Ky festival duhet të bëhet dhe madje të jetë i vetmi, se po bëjnë festivale të gjithë qytetet me përjashtim të Shkodrës. Bukur do të ishte të bëhej me rrotacion, një herë në 4 vjet. Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në kryeqytetin e artit Shkodër. Në Shkodër, sepse aty ka lindur teatri shqiptar 134 vjet më parë”, pohon Rita Gjeka drejtoresha e teatrit “Migjeni”. Por dhe aktorja Merita Smaja gjithashtu thekson vijimësinë e festivalit teatror mbarëkombëtar. “Është shumë mirë që festivali i teatrit të vijojë, të kishte traditën. Është cilësuar si një festival mbarëkombëtar dhe do të ishte mirë që të gjithë këto qendra si në Shkup, Prishtinë e më tej mund të zhvillohen festivale dhe të bashkëpunohet mes Ministrive të Kulturës. Të kemi dhe një komision tjetër që të përzgjedhë shfaqjet për në festival”, shprehet aktorja Smaja. Pas shfaqjeve në festival zhvillohen dhe tryeza debati për prurjet në skenë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 07:48

Artistët e teatrit të Operës dhe Baletit me veprën “Carmen” në skenën e teatrit të Beogradit.

Postuar: 16/12/2018 - 07:47

Galeria Kombëtare e Arteve këtë vit deri tani asnjë njoftim për ekspozitën “Onufri”.

Postuar: 16/12/2018 - 07:46

Kalendari artistik mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka dhënë rezultatin, që presin artistët.

Postuar: 15/12/2018 - 22:57

Shekulli i 20-të i hapi rrugën medias masive, me të cilën e gjithë bota jeton në moment ndryshi

Postuar: 15/12/2018 - 07:50

Në Bibliotekën Kombëtare u zhvillua dje ceremonia për Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë “Lumo

Postuar: 15/12/2018 - 07:49

Tragjikomedia “Hollyshit” vjen këtë mbrëmje për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar

Postuar: 15/12/2018 - 07:42

Në muajin e fundit të këtij viti artistët shprehen se vijuan të njëjtat probleme me jetën artisti