BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Kultura

Artistë dhe studiues: Sali Shijaku një ndër përfaqësuesit më të shquar të arteve pamore shqiptare

Artistë dhe studiues: Sali Shijaku një ndër

Miq, të afërm, artistë të ndryshëm dhe dashamirës të artit nderuan piktorin Sali Shijaku “Nderi i Kombit” në ceremoninë e homazheve, që u mbajt të dielën në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Sali Shijaku ishte një nga mjeshtrit e rrallë të pikturës. Për skulptorin Maks Bushi piktori Sali Shijaku ishte artist i vlerave të mëdha. “Vepra e tij ndikoi fuqishëm në artin shqiptar dhe në formimin e artistëve të rinj. Ai rron në Panteonin e artit kombëtar!”, shprehet Bushi. Ndërsa arkitekti Arben Biçoku i dedikoi një vizatim mjeshtrit të pikturës. “Artisti. Homazh për Sali Shijakun”, shkruan arkitekt Biçoku. Studiuesi Agim Janina shprehet se vepra e piktorit Sali Shijaku ka karakter të theksuar kombëtar. “Piktori i Popullit Sali Shijaku është një ndër përfaqësuesit më të shquar të arteve pamore shqiptare. Brenda kohës, solli risi në interpretimin artistik dhe zhvillimin e pikturës, çka solli shumë ndjekës së artit të tij. Vepra e tij ka karakter të theksuar kombëtar dhe shquhet për monumentalizim, të shprehur më simbolikë, materializim dhe me dekorativitet. Në tablo trajtoi me shumë sukses njëfigurëshin si kompozimet "Mic Sokoli", "Vojo Kushi", "Ilia Kici Dashi", "Nora e Kelmendit" etj, dhe pati një tërheqje nga tema historike dhe zhvillimeve të kohës. Vlerë të veçantë përbëjnë punimet në qeramikë e në telajo, ku shpërfaqen mitet e legjendat shqiptare. Në peizazhe bëri sintetizimin të kompozuar, duke iu larguar paraqitjes me besnikëri të tij. Mësues i vlerësuar në përgatitjen e shumë krijuesve të ardhshëm”, thotë Janina. Ndërsa piktori Agron Hoti shprehet se piktori i shquar Sali Shijaku ishte një nga kolonat e padiskutueshme të historisë së artit shqiptar. Homazhet në nder të artistit të njohur u organizuan nga Bashkia e Tiranës, ku morën pjesë dhe personalitete të ndryshme. Mjeshtri i madh i pikturës shqiptare Sali Shijaku u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit në moshën 89-vjeçare.