Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Artistë nga Shkupi dhe Prishtina, në festivalin “Skampa”
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Tetor 2018
Teatri Kombëtar i Prishtinës, Kosovë u prezantua në festivalin “Skampa” me shfaqjen “Të harruarit” me regji të Shkurt Aliut dhe ën role aktorët Edlir Gashi dhe Qëndresa Kajtazi. Në vepër është një rrëfim për dy të rinj të izoluar, pa shpresë dhe të ngujuar në vendin dhe në mendjen e tyre, në kufijtë e Evropës, në një çmendinë e burg të krijuar nga pushteti. Njerëz të harruar në shtëpinë dhe rrugën e tyre, të dhunuar, të poshtëruar e të trajtuar si kafshë, të padinjitet e si të çmendur. Rrugën e vetme të shpëtimit shohin emigrimin. Në ditët e festivalit “Skampa” u prezantua dhe Indipendent Teatër Kompani, Shkup.
Artistët nga Shkupi sollën në skenë shfaqjen “Unë Selma” me regji nga Millosh B. Andonovski. Vepra është një rrëfim për një vajzë 14 vjeçare, me emrin Selma, një emigrante nga Siria, e cila arratiset nga vendlindja, së bashku me gjyshen e saj dhe arrin e vetme në Maqedoni. Ajo mbërrin aty vetëm me një valixhe dhe një kukull në dorë. Shfaqja përbëhet nga 9 episode të ndryshme, ku secili mban një titull të veçantë. Një aktore e quajtur Simona fillon t’i mësojë Selmës gjuhën maqedonase. Të dyja miqësohen me njëra-tjetrën dhe Simona mëson pak nga pak se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me Selmën: kush është ajo, për çfarë ëndërron, përse u dashurua me Nebojshën. Rrëfyese në këtë shfaqje është Simona, vetë aktorja, e cila tregon historinë se si ajo u takua me Selmën dhe gjithçka që ajo di për të dhe në të njëjtën kohë ajo, herë pas here, shndërrohet si Selma. Simona luan 3 personazhe në 45 minuta, në formën e monologut. Selma dëshiron të kthehet pas dhe të vizitojë Bejrutin, të shkojë në plazh dhe të shohë detin, vendin dhe qytetin e saj më të preferuar në botë. Megjithatë, ajo nuk e kupton se ajo nuk mund ta marrë nënshtetësinë, apo një pasaportë dhe nuk do të ketë kurrë më mundësi të udhëtojë jashtë Maqedonisë. Ajo mbetet e bllokuar për 9 vjet në Shkup dhe pas disa kohësh humb edhe kontaktet me Simonën. Pjesa interesante e kësaj shfaqjeje është se bëhet fjalë për një personazh dhe histori të trilluar, që Simona i tregon publikut. Shfaqja fokusohet në fuqinë e ndjeshmërisë. Në edicionin e njëzet të festivalit ndërkombëtar të teatrit bashkëkohor "Skampa", në qytetin e Gramshit u prezantua shfaqja "Lule dielli", nga LAB Theatër ATK, e cila do të jetë pjesë e programit edhe në teatrin e Elbasanit, në ditët në vijim.