BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Artistët akuza Kumbaros: Po çon institucionet drejt plakjes, mban prej vitesh projektligjet në sirtar

Artistët akuza Kumbaros: Po çon institucionet drejt plakjes, mban

 Projektligji për pensionet e disa profesioneve të vështira të artistëve për artistët një tjetër premtim i ministres së Kulturës, por deri tani vetëm në letër Kanë kaluar vite dhe mosha e daljes në pension të artistëve në disa profesione si ata të baletit, valltarë dhe cirku është shumë problem. Artistët pohojnë se kërkesat e tyre nuk kanë gjetur vëmendje nga Ministria e Kulturës dhe institucionet po shkojnë drejt plakjes. Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë, Reshat Ibrahimi pohon se askush nuk do t’ia dijë për kërkesat e artistëve në Ministri të Kulturës. “Në fakt puna për këtë projektligj ka vite që ka nisur dhe është anuluar herë pas here, njëherë nuk donte një ministër, më pas vinte tjetri. Por nëse flasim për këtë problem dhe me ministren Kumbaro ne që me ardhjen e saj i kemi paraqitur kërkesat tona për uljen e moshës së pensionit. Por askush nuk do t’ia dijë. Ky projektligj fle në sirtaret e Ministrisë së Kulturës”, pohon Ibrahimi. Kreu i SPASH vijon se mbledhja e fundit me grupin e punës që ka ngritur Ministria e Kulturës për këtë projektligji ka qenë në gusht të vitit 2015, por shton ai, kanë dhjetë vjet që presin që të ndryshojë mosha e daljes në pension për kategoritë e artistëve që janë valltarë, balerinë dhe artistë cirku. “Skandaloze që artistët vazhdojnë të dalin në pension në moshën 56 vjeç gratë dhe 61 vjeç burrat. Kërkojmë që gruaja të dalë në pension 45 vjeçe dhe burri 50 vjeç. Kemi kërkuar që një vit pune për artistët kur të llogaritet vjetërsia në punë të jetë i barabartë me një vit e gjysmë. Projektligji i propozuar nga Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë parashikon gjithashtu, një formulë të ndryshme për përllogaritjen e masës së pensionit”, pohon ai. Sipas tij nëse nuk merren parasysh kërkesat e artistëve është fatkeqësi dhe kjo sjell plakje në institucionet e artit. “Është fatkeqësi, që këta artistë të performojnë ende në skena. Kjo sjell plakje të institucioneve, por Kumbaro as do t’ia dijë. Ne duam që të jetë mosha e pensionit 45 vjeç gratë dhe 50 burrat për artistët e baletit, valltarët, cirku. Në këtë kuadër ne i presim rrugën dhe të rinjve që mbarojnë Akademinë e Arteve. Kjo punë besoj do nisë sërish vetëm pasi të ikë Kumbaro, këto kërkesa ne ia kemi bërë me dije që kur erdhi në ministri”, pohon presidenti i SPASH.

Problemet nga politikat e artit

Për artistin e cirkut Julian Kazazi njëkohësisht dhe kryetar i sindikatë së artistëve të Cirkut Kombëtar askush nuk ka vëmendje për pasojat që sjell mosha e madhe e artistëve në institucione. “Politikat e artit dhe kulturës sot nuk lejojnë vende të lira pune për artistët e rinj ose opsione të tjera. E vetmja mënyrë është që nxjerrja në pension të artistëve të vjetër, por kjo duhet menduar që ata të vijojnë të japin mësim si mjeshtra në cirk. Ne kemi kaq kohë si artistë që e kërkojmë pjesën e daljes në pension, sepse nuk mundet të performojë një akrobate në moshën 50 vjeç të bëjë numra ajri? Duhen marrë parasysh shumë gjëra, por skena kërkon të rinj dhe ata që dalin në pension duhet të kenë një pension të mirë”, vijon Kazazi. Por dhe për mjeshtrin veteran të cirkut Pavli Sallata përgjegjësia shkon te ministrja Mirela Kumbaro. “Për projektligjin e daljes së moshës në pension të artistëve nuk është bërë asgjë dhe institucionet po plaken. Ne kemi kaq kohë që e kemi thënë dhe mosaprovimi i këtij ligji sjell dy probleme, artistët ndjehen keq sepse nuk kanë dot mundësi të dalin në shfaqje, pasi nuk i përgjigjen dot performancës por dhe ajo profesionale nuk i përgjigjet me moshë të madhe”, shprehet mes të tjerave mjeshtri i cirkut Sallata. Projektligji për pensionet e disa profesioneve të vështira të artistëve mbeti vetëm në letër. Nuk gjeti miratim dhe sipas artistëve ishte një tjetër dështim në politikat e Ministrisë e Kulturës./Julia VRAPI

Më të lexuarat