BREAKING NEWS

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur Gjykatën e Lartë, vënë në rresht KLGJ për emërimet e reja, ja prapaskenat

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur
x

Kultura

Artistet e baletit, me performanca kundër dhunës

Artistet e baletit, me performanca kundër dhunës

Balerinat e Teatrit të Operës dhe Baletit vendosën që ti përgjigjen me art një plage të thellë të shoqërisë sonë; dhunën e çdo forme, psikologjike, seksuale a fizike, ndaj vajzave e grave. Artistet e baletit erdhën mbrëmë me performancat e tyre dhe u bënë bashkë, duke përcjellë mesazhe për shoqërinë tonë. Reago, denonco dhunën, mbro jetën, shprehet TOB. Institucioni shkruan se secili zgjedh mënyrën personale për t’u shprehur ndaj fenomeneve të caktuar socialë që kërcënojnë shëndetin shoqëror të një komuniteti a shoqërie, sidomos në rastet e shoqërive vulnerabël e të ekspozuara ndaj çdo lloj presioni, shantazhi a krimi. “Nëse i bën presion a shantazh një vajze a një gruaje, ke mbjellë për të nesërmen gënjeshtrën, pasigurinë, frikën që me siguri për mijëra shkaqe artificiale, e ke jetuar në familjen e origjinës. Nëse ngre dorën e godet mbi fytyrën a trupin e një vajze a gruaje, tregon sa frikacak e i dobët je, sepse nuk matet forca fizike me të pabarabartët, nuk “shijohet” rezultati i “luftës” me kundërshtar më të dobët. Nëse përdhunon një vajzë a një grua, nuk ke treguar burrërinë, por dështimin si burrë, paaftësinë për të bërë për vete një qënie të ngjashme me atë që të lindi, apo me atë, me të cilën ti mund të kesh lindur fëmijë a një ditë do të duash të bësh. Bëj një hap prapa: Fëmija i ardhur në jetë nga një përdhunues e dhunues, ka më shumë gjasa ta përsërisë historinë nesër”, thotë teatri. Performanca e artistëve të TOB u shfaq në faqen Facebook të institucionit. Në ditët e para të muaji maj, artistet e Teatrit të Operës dhe Baletit sërish u bënë bashkë me një kauzë, që në mbarë botën po vazhdon të ngrejë mijëra zëra. Performanca e shpirtit kundër dhunës ndaj gruas erdhi nga balerinat e trupës së baletit. Me një krijimtari që u punua nga vetë balerinat në shtëpitë e tyre, performanca ishte pjesë e aktivitetit të radhës nga Teatri i Operës dhe Baletit. Prej disa javësh Teatri i Operës dhe Baletit po vijon me projektin “Opera me pizhama”, ku performancat e artistëve mund të ndiqen nga shtëpitë.