BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Artistët e Gjirokastrës, apel qeverisë: 50 vjetori e gjen teatrin tonë në mjerim, rikonstruksioni emergjent

Artistët e Gjirokastrës, apel qeverisë: 50 vjetori e gjen teatrin

Teatri "Zihni Sako" në Gjirokastër këtë vit pritet të festojë 50 -vjetorin e krijimit të tij. Një nga institucionet më të rëndësishëm kulturore në jug të vendit, për dekada me radhë artistët kanë dhënë më të mirën e tyre për aktivitetin artistik. Por përballë punës së madhe që bëjnë artistët, sot teatri është në një gjendje të mjeruara. Prej vitesh pa ndërhyrje janë të shumta problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin artistik. Probleme me ngrohjen, me skenën, ndriçimin, etj, kanë bërë që teatri “Zihni Sako” të presë investime dhe ndërhyrje nga shteti, që deri tani ka munguar. Aktorja Liliana Ristani tregon se të gjithë artistët po presin 50 -vjetorin e teatrit, por që fatkeqësisht gjendja e tij lë për të dëshiruar. “Teatri i Gjirokastrës është teatri i jugut. Është në një gjendje të vështirë, nga viti 1973 e deri tani asnjë ndërhyrje nuk është bërë për rikonstruksionin e tij të plotë. Ne e kemi kërkuar me kohë. Unë di që janë bërë projekte, sikur thanë u aprovuan dhe ne deri tani nuk po shohim asgjë konkrete. Tani që ne po vijmë afër festimit të 50 vjetorit nuk arrijnë të bëjnë dot gjë edhe sikur të duan. Por ne e presim këtë projekt të realizohet, ministria, qeveria duhet ta shikojnë problemin me teatrin tonë”, pohon aktorja e njohur. Me vite aktivitet artistik aktorja pohon se teatri “Zihni Sako” duhet të jetë model për kushtet. “Duhet të kemi një teatër model dhe me kushtet për të punuar artistët. Ne jemi aktorë dhe ajo që kërkojmë një projekt për teatrin e Gjirokastrës. Të vihet në plan nga qeveria dhe të bëhet dhe teatri, sepse ka një trupë të kompletuar. Probleme kemi me ndriçimin, fonia jashtë parametrave, ka probleme me skenën, nënskenën, etj. Kaq vite nuk ka pasur as ngrohje. Problemet janë si të gjithë teatrot në rrethe. Përjashtojmë teatrin e Korçës që kanë bërë rregullime dhe është bërë një mjedis i mirë për artistët, por dhe Fieri di që ka probleme apo dhe të tjera institucione”, pohon aktorja Liliana Ristani.

Rikonstruksioni emergjent

Rikonstruksioni i teatrit është emergjente. Këtë kërkesë artistët ia kanë bërë me dije dhe më parë Ministrisë së Kulturës. Aktori Rrapo Kapurani pohon se këto institucione në rrethe janë jetim. “Unë jam në fund të karrierës sime, por problemin e teatrit e kam ngritur si shqetësim që para 20 vitesh tek të gjithë ata që merren me probleme të teatrit brenda bashkisë si dhe te deputetë, problem që i është përcjellë dhe ministrisë. Teatrot e rretheve janë jetimë. Ne kemi bërë projektet, sugjerime, por asgjë. Më parë është bërë një projekt me një vlerë rreth 1 milion euro për rikonstruksionin dhe kam pasur fatin ta shikoj në letër. Premtimi që u bë nga kryeministri kur erdhi për të bërë fushatë elektorale, që tha faleminderit që më pritët dhe dëgjuat në këtë sallë frigorifer. Pas kësaj në fjalën e tij janë projektuar 1 milion euro, por pse nuk ka vijuar më tej unë nuk di asgjë. Qeveria në të gjitha nivelet të kthejë kokën nga teatri”, pohon aktori i njohur. Në muajin nëntor pritet të festohet dhe 50 vjetori i teatrit, por për aktorin Rrapo Kapurani do ta gjejë në gjendje të mjerueshme. “50 -vjetori i teatrit në Gjirokastër do të realizohet në kushte të mjerueshme dhe vetëm me shpirtin artistik, pa asnjë ndihmë tjetër. Që para 20 vitesh është bërë një projekt për ta quajtur teatri i jugut, dhe deri tani asgjë nuk është bërë. Aktiviteti artistik i teatrit buron nga fryma e trupës artistike që asnjëherë se ka lënë teatrin”, pohon aktori. Sipas tij teatrot në rrethe duhet të kalojnë në varësi të Ministrisë së Kulturës. “Një bashki e vogël nuk mund ta mbajë një teatër. Bashkia ka probleme të tjera qytetare dhe me aq sa ka bërë Bashkia jonë në Gjirokastër ka bërë shumë, falë kësaj vëmendje të saj teatri jonë mundi të mbijetonte. Por investimet e mëdha duhet të jenë nga shteti. Të jenë teatrot në varësi të Ministrisë së Kulturës”, pohon aktori Rrapo Kapurani. Teatri “Zihni Sako” u themelua në 27 nëntor 1968 nën udhëheqjen e regjisorit Bernard Kokalari, i cili vuri për herë të parë në skenën premierën dramatike "Shokët". Plejada e aktorëve të teatrit “Zihni Sako”, kanë dhënë mbi 100 premiera dhe ka marrë pjesë në takimet kombëtare, ku ka merituar edhe çmime. /Julia VRAPI

Më të lexuarat