BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Kultura

 Artistët e “MIK Festival” në shtëpinë muze të Sterio Spasses, me qëllim dhe promovimin e zonës

 Artistët e “MIK Festival” në shtëpinë muze

“MIK Festival” zhvilloi këtë vit edicionin e pestë. Me organizatore sopranon e njohur Inva Mula, festivali në edicionin e tij të pestë u zhvillua në datat 29, 30 dhe 31 korrik. Koncertet me artistët në festival ishin në disa vendndodhje, si Prespë, në teatrin e Korçës, etj. Këto ditë ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se përmbyllja  e festivalit në shtëpinë muze të Sterio Spasses kishte si qëllim dhe promovimin e kësaj zone. ““MIK Festival” ia doli edhe këtë vit të bënte bashkë muzikën e zgjedhur, natyrën dhe trashëgiminë. Me interpretimin e tyre, harpistja Katerina Kitsou dhe violonçelistja Juliana Laska ia shtuan magjinë Kishës së Shën Marisë në Maligrad (shek. XIV), me pamje nga Liqeni Prespës. Përmbyllja, në muzeun më të ri të zonës, në shtëpinë-muze të Sterio Spasses, me qëllim promovimin e zonës së Gollomboçit. Ky festival i organizuar nga sopranoja me famë botërore Inva Mula  është kthyer në traditë, duke bërë bashkë, muzikën, artin, trashëgiminë natyrore dhe kulturore”, shprehet ministrja e Kulturës në Facebook për festivalin, ndërsa ka ndarë dhe disa imazhe me artistët. Sopranoja Emilie Rose Bry, këngëtaret Ledina Çelo dhe Elina Duni, pianisti Eklant Hasa e Gent Rushi në firzamonikë e të tjerë artistë të njohur  gjithashtu ishin pjesë e festivalit “MIK” në këtë edicion të pestë, por nuk mungoi dhe baleti, ku “Vallëzimin nën yje” iu besua Ilir Shaqirit. Festivali “MIK” vite më parë lindi si ide e inkurajuar nga Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim të përfshirjes së tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit. Koncepti i festivalit është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës. Më herët organizatorët në edicionet tjera janë shprehur se Korça është një qytet, që ka dimensionin artistik, audiencën, arkitekturën dhe historinë për të mbajtur peshën e një festivali kaq ambicioz.