BREAKING NEWS

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në 13:00”, kryeministri Edi Rama njofton masat e rrepta për fundjavën dhe javën në vazhdim

“Nga nesër dita e fundit me fashën orare deri në
x

Kultura

Artistët e operës, baletit dhe Ansamblit Popullor rikthehen në TOB

Artistët e operës, baletit dhe Ansamblit Popullor rikthehen në

Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore janë rikthyer në institucion. Me rregullimin e godinës së TOB, e cila iu nënshtrua një rikonstruksioni, artistët dje shprehnin entuziazmin që ishin sërish në mjediset e tyre. Prej tre vitesh stafi artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe artistët e Ansamblit Popullor kanë bërë provat për aktivitetin artistik në ish-Kinostudio dhe tashmë të gjithë sektorët artistikë janë në godinën e rregulluar. Por ndërsa artistët janë rikthyer, ata shprehen se salla e shfaqjeve ende nuk është hapur. Sopranoja e njohur Eva Golemi tregon se provat për jetën artistike po zhvillohen tashmë në TOB dhe shprehet entuziaste për këtë rikthim. “Jam vërtetë super e lumtur. Më në fund ikëm. Kushtet janë shumë të mira”, pohon sopranoja Eva Golemi, me një aktivitet prej dy dekadash në opera. Koreografi i valleve popullore Genc Kastrati, gjithashtu shpreh entuziazmin për ambientet e reja. “Jemi shumë të lumtur për ambientet e reja”, thotë koreografi. Fillimi i punimeve në TOB mban datën 15 mars të vitit 2017 dhe afati i tyre në një kohë prej 30 muajsh. Siç është pohuar më parë, projekti i rindërtimit ka kushtuar rreth 1.2 miliard lekë. Si institucioni më i madh muzikor dhe skenik i vendit, TOB vendoset në godinën e Pallatit të Kulturës, në vitin 1966, aty ku edhe sot vazhdon aktivitetin e tij. Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave vendos që godina e TKOB ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë dhe në mars të vitit 2017 trupat zhvendosen në dy godina pranë Ministrisë së Kulturës në ish-Kinostudion “Shqipëria sot”. Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka në përbërje të tij rreth 250 artistë stabël, të cilët janë pjesë e orkestrës, korit, trupës së baletit, solistëve lirikë dhe ansamblit. Trupat e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamlit Popullor krahas turneve artistikë, të cilët i kanë realizuar brenda vendit, kanë realizuar dhjetra shfaqje e turne jashtë vendit si në Rusi, Jugosllavi, Gjermani, Francë, Kanada, Austri, Sh.B.A, Hungari, Rumani, Bullgari, Poloni, Çeki, Kinë, Turqi, Greqi, Itali etj.