
“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

Artistët e pavarur i drejtohen Ramës: Nuk jemi përfillur nga qeveria, merrni përgjegjësinë që të mos diskriminohemi

Shkruar nga Julia Vrapi 23 Prill 2020

Artistët e pavarur shprehen se shteti duhet t’i mbështesë në këto kushte kritike, që po kalojnë. Përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama artistët shprehen se ka ardhur dita që merren përgjegjësitë dhe të jepet kontribut, që të mos diskriminohen. Artistët e sektorit të pavarur shprehen se kjo krizë e thellë për shkak të koronavirusit ka goditur edhe këtë kategori. “Duke ju inkurajuar për punën që po bëni për krizën si pasojë e Covid-19, ju sjellim në vëmendje që kjo krizë e thellë ka goditur edhe kategorinë tonë të artistëve, që punojmë në sektorin jo shtetëror. Të ardhurat tona nuk vijnë në formën e një rroge mujore fikse, por në formën e shpërblimeve për pjesëmarrjen në projekte të ndryshme artistike. Paketat e ofruara të ndihmave ekonomike deri më sot nuk marrin në konsideratë në këtë moment shumë të vështirë artistët e pavarur, duke na lënë të papërfillur nga qeveria”, shprehen artistët, që e ushtrojnë profesionin në mënyrë të lirë. Të gjendur në këtë situatë të vështirë, ku deri tani artistët e pavarur janë jashtë çdo pakete të ndihmës ekonomike, në letrën drejtuar Ramës ata shprehen se nuk mund të qëndrojnë indiferent përballë kësaj situate që janë. “Kujtomë më së miri vështirësitë që pandemia Covid-19 i ka shkaktuar çdo sektori dhe limitet e buxhetit të shtetit për të mbuluar të gjitha shtresat në nevojë. Por nuk mund të mos ngremë zërin tonë për faktin se qeveria juaj nuk po merr ende masa për të buxhetuar aktivitetin tonë, që zhvillohet në kushte jo të barabarta me sektorin shtetëror, por efektivisht mban gjallë skenën artistike të vendit. Ne jemi një numër i konsiderueshëm artistësh të pavarur të disiplinave të ndryshme ( teatër, muzikë, dac, film, arte pamore) vazhdimisht në jetën artistike në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, duke funksionuar edhe si ambasadorë dinjitozë të kulturës shqiptare jashtë vendit”, thuhet në letrën drejtuar kryeministrit. Për artistët, në këto kohë kur distanca fizike është ligj dhe kur mendohet që rifillimi normal i jetës sociale e artistike do të kërkojë shumë kohë (mbase deri në gjetjen e vaksinës), sipas tyre ky komunitet do ta ketë të pamundur të mbijetojë ekonomikisht. “Ne duam të kontribuojmë për artin dhe kulturën në vendin tonë dhe nuk duam të emigrojmë, apo të detyrohemi të kërkojmë mënyra të tjera jetese, në pamundësi për të ushtruar profesionin për të cilin kemi investuar. Ndaj shteti shqiptar ka përgjegjësi për të mbështetur edhe kategorinë tonë në këto kushte kritike”, vijon letra e artistëve.
Mbështetje për artin dhe kulturën
Artistët e sektorit të pavarur shprehen se ndërsa në vendet e tjera të Europës nevoja e veçantë për mbështetje për kulturën dhe artistët ka qenë ndër të parat që është adresuar, qeveria pas më shumë se pesë javësh në karantinë dhe bllokim të çdo aktiviteti artistik, ende nuk ka planifikuar përkrahjen financiare të këtij sektori. Të gjendur në këto kushte artistët i kërkojnë kryeministrit krijimin e një fondi, si ndihmë për këtë sektor. “Ne e konsiderojmë të udhës që qeveria të ngrejë një fond të posaçëm për artistët e pavarur, të destinuar për ruajtjen dhe vazhdimësinë e iniciativës së lirë krijuese, që komuniteti ynë të vazhdojë funksionin si faktor i domosdoshëm për jetën sociale dhe kulturore gjatë dhe pas krizës së Covid-19, ka nevojë të përfillet në planet ekonomike sot. Neni 11 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon trajtim të barabartë të sektorit publik dhe privat. Artistët e pavarur ofrojnë shërbime të barabarta me të punësuarit në sektorin publik, ndaj mbrohen me ligj”, shprehen ndër të tjera ata. Artistë të sektorit të pavarur bëjnë me dije se ata kontribuojmë në buxhetin e shtetit në masën 15 për qind të shumës së çdo shpërblimi të fituar, në formën e tatimit në burim. Në letrën drejtuar kryeministrit ata shprehen se kjo nismë ndërmerret nisur nga parimet, që e bëjnë artin asetin më të rëndësishëm për ruajtjen dhe konsolidimin e identitetit kombëtar, forcon vlerat e demokracisë, edukon brezin e ri me vlerat kulturore europiane, nxit aktivizimin qytetar, zbut varfërinë, forcon kohezionin social, rrit punësimin në sektorin e artit dhe kulturës dhe bëhet faktor zhvillimi ekonomik e social. Për kërkesat e tyre artistët shkruajnë se janë të pritje të komunikimit të një zgjidhjeje, sepse momenti ka ardhur. “Sot është pikërisht dita të merrni përgjegjësitë dhe të jepni kontribut si kryeministër i vendit në mënyrë që të mos diskriminohemi, të vazhdojmë të mbijetojmë ekonomikisht dhe profesionalisht që të japim kontributin tonë për artin dhe kulturën në vend edhe pas krizës aktuale”, përfundon letra. Artistët e sektorit të pavarur dhe më parë janë shprehur për problemet, që hasin në aktivitetin e tyre, duke kërkuar vëmendje nga institucionet.
Më të lexuarat


Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie", reflektim mbi çështje të hapësirës publike në Tiranë duke trajtuar tema të kujtesës individuale dhe kolektive

Studimet letrare, studiuesit në një konferencë shkencore

Bashkim Kozeli: Drama shqipe do stimulim ligjor jo fjalë, përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës që duhet të vërë rregull në teatër për veprat teatrore

Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar, akademikët vlerësojnë studimet dhe veprat

GAT një memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Artistëve Vizual të Kosovës për aktivitetet, në plan dhe Muzeu i Tiranës si muzeu i shqiptarëve

Margariti: Abigeila Voshtina të jetë në lartësinë e duhur për të ngritur cilësinë artistike të teatrit

Neritan Ceka: Shteti neglizhent ndaj arkeologjisë dhe lihen mënjanë arkeologët shqiptarë, Muzeu Historik Kombëtar të bëhet qendër muzeologjike kombëtare

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Margariti: Platforma kulturore si një urë komunikimi

“Kontrata” premierë në teatër , regjisori Ledian Gjeçi: Vepra ka një mesazh të fortë, i cili paralajmëron pasojat që sjell egoizmi ekstrem

Grupi “Duncreagan” me balada irlandeze, skoceze dhe shqiptare në Akademinë e Shkencave
