BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Kultura

Artistët e pavarur takim në Ministrinë e Kulturës, kërkojnë mbështetje ekonomike dhe krijimin e një kuadri për profesionistët me model evropian

Artistët e pavarur takim në Ministrinë e Kulturës,

Përfshirja e artistëve të sektorit të pavarur në paketat e ndihmës ekonomike, si dhe krijimi i një kuadri që do të lejojë profesionistët e lirë të kulturës me status të parregulluar, të formalizohen dhe të regjistrohen nëpërmjet një skeme ishin në fokus të takimit, që u zhvillua në Ministri të Kulturës. Pas disa javësh në pritje të një takimi në Ministri të Kulturës për kërkesat e tyre, artistët e sektorit të pavarur u takuan me përfaqësues të ministrisë. Arti është goditur jo pak nga pandemia dhe ata janë në pritje të ndihmës, që do të kenë nga Ministria e Kulturës për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga situata me Covid-19. Në njoftimin e fundit, nga artistët e pavarur thuhet se në takim në Ministrinë e Kulturës ishin prezentë përfaqësues të grupit Rosella Pellicciotti, Ilia Kaçi dhe Ismail Shino, ku u prekën dy pika të rëndësishme që kërkojnë zgjidhje. Artistët e sektorit të pavarur shprehen se ajo që është më imediate është përfshirja në paketën e ndihmës ekonomike, pasi deri tani ky sektor nuk ka qenë i përfshirë, në një kohë kur në vend janë ndaluar dhe aktivitetet artistike dhe kulturore. Sipas artistëve të sektorit të pavarur, po punohet me Ministrinë e Kulturës për krijimin e një databaze me të dhënat e duhura për artistët. “E para dhe më imediate: përfshirja e profesionistëve të lirë të sektorit të kulturës në paketat e ndihmës ekonomike për periudhën e ndalimit të aktiviteteve kulturore si pasojë e Covid-19. Për këtë qëllim, po punohet me Ministrinë e Kulturës për krijimin e një databaze zyrtare të individëve që nuk janë të punësuar me kohë të plotë, që nuk figurojnë në sistemin e tatimpaguesve dhe që nuk janë aktualisht studentë në programin Bachelor”, thuhet në njoftimin e artistëve të pavarur.

Krijimi i një kuadri

Përballë problemeve që solli kjo kohë nga koronavirusi, po ashtu me rëndësi sipas tyre është dhe krijimi i një kuadri, që do të ndihmojë artistët e sektorit të pavarur në vendin tonë. Kjo gjë është diskutuar dhe në takimin e fundit, që ata zhvilluan në Ministri të Kulturës ku shprehen se për këtë ata pohojnë se po shqyrtojnë modelet në vendet evropiane. “E dyta, më afatgjatë dhe me rëndësi të veçantë: krijimi i një kuadri që do të lejojë profesionistët e lirë të kulturës me status të parregulluar, të formalizohen dhe të regjistrohen nëpërmjet një skeme që mban parasysh specifikat e profesionit krijues, të ndryshme nga ato të biznesit. Për këtë grupi Artistët e Pavarur po konsultohet dhe po shqyrton modele në fuqi në vendet Europiane, me qëllim prezantimin e një propozimi të mirëmenduar konkret”, vijojnë artistët. Artistët e sektorit të pavarur janë në pritje, që shteti t’i mbështesë në këto kushte kritike, që po kalojnë këtë kohë për shkak të pandemisë globale, ku janë ndërprerë dhe aktivitetet artistike dhe kulturore. Më herët ata i janë drejtuar përmes një letre kreut të qeverisë, ku shpreheshin që paketat e ofruara të ndihmave ekonomike nuk marrin në konsideratë në këtë moment shumë të vështirë artistët e pavarur. Artistët shpreheshin se e konsideroni të udhës që qeveria të ngrejë një fond të posaçëm për artistët e pavarur, të destinuar për ruajtjen dhe vazhdimësinë e iniciativës së lirë krijuese, që komuniteti i tyre të vazhdojë funksionin si faktor i domosdoshëm për jetën sociale dhe kulturore gjatë dhe pas krizës së Covid-19, ka nevojë të përfillet në planet ekonomike sot.