Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët e Skenës së Pavarur i kërkojnë takim Margaritit, ja problemet që pritet t’i parashtrojnë më 21 mars

Postuar: 14/03/2019 - 07:50

Skena e pavarur kulturore në vendin tonë përballet me jo pak probleme në lidhje me aktivitetet në jetën artistike. Edhe pse drejtues të shoqatave të ndryshme shprehen se prej vitesh përballen me probleme ligjore, mungesë buxhetesh për realizimin e projekteve, mungesën e infrastrukturës në aktivitete, mungesë transparence nga Ministria e Kulturës duket se situata nuk ka ndryshuar. Mbi problematikat dhe fuqizimin e SPK, artistët dhe drejtues të shoqatave që veprojnë në vend në datë 21 mars do të mblidhen në konferencën "Skena e Pavarur Kulturore: Sfida dhe Prespektiva”. Sipas organizatorëve kjo është një mundësi e mirë për dialog dhe shkëmbim eksperiencash, si dhe nxjerrjen e konkluzioneve që do të shërbejnë në të ardhmen me qëllim zhvillimin e sektorit të kulturës. Për problemet e tyre ata i janë drejtues për të marrë pjesë në këtë diskutim dhe ministres Elva Margariti. Andi Tepelena drejtues i “Art Kontakt” shprehet se i takon ministres Margariti që të jetë prezent dhe të diskutojë mbi situatën që është sot në art dhe kulturë. “I kam çuar një email ministres së Kulturës, që të jetë e pranishme në konferencën tonë. Të shohim nëse do të vijë. Duam që të jetë prezent dhe ajo të marri vesh hallet e artistëve. Që nga koha që ka ardhur dhe deri tani nuk i kemi kërkuar takim, kemi këtë që është rasti me konkret që të vijë”, pohon kuratori Tepelena, përfaqësues i SPK. Përballë gjendjes së rënduar ku artistët prej vitesh janë përballur me vështirësi të shumta për realizimin e projekteve dhe pa pasur rëndësinë e kërkuar prej tyre nga Ministria e Kulturës, Andi Tepelena vijon se i takon ministres së Kulturës që të mësojë nga artistët, sepse janë njerëz që kanë njëzet vjet që merren me jetën artistike. “Të marri pjesë në debat dhe të njohë direkt realitetin tonë në jetën artistike dhe jo të vijë të mbajë fjalime, por të njihet me skenën e pavarur. Duhet të vijë për atë vetë që të tregojë se kush është. Ajo ka nevojë që të mësojë nga ne, jo ne nga ajo. Nëse do të mësojë le të vijë dhe të dëgjojë njerëzit e SPK që kanë 20 vjet që merren me këtë punë”, vijon më tej Andi Tepelena nga SPK.

 Skandale me buxhetet

 Mungesa e transparencës me buxhetet dhe projektet që prej vitesh ndan Ministria e Kulturës ka qenë shumë e kritikuar dhe gjatë kohës së ministres Kumbaro. Në reagimin e tij Andi Tepelena vijon se kjo ka bërë që shumë drejtues shoqatash dhe artistë të pohojnë se ministria duhet të shpallë prioritetet e saj në art. “Unë kam vetë 5 vjet që nuk aplikoj te ajo Ministri Kulture për arsye sepse është një mekanizëm, një sistem që nuk është funksional, nuk ka prioritete. Nëse nuk caktohen prioritete të ministrisë përshembull këtë vit kam prioritet artin pamor, një vit kam teatrin e me rradhë atëherë do ketë probleme. Nëse kjo nuk bëhet dhe vijohet duke i dhënë 2 lekë njëri dhe 3 tjetrit atëherë është kot”, shton më tej ai. Për drejtorin e festivalit “Butrinti 2000” regjisorin Alfred Bualoti edhe këtë vit Ministria e Kulturës vijoi me të njëjtën problematikë, mungoi vlerësimi i duhur për aktivitetet. “Ministria e Kulturës vijoi po me të njëjtën histori, ku projektet i bënë copy paste nuk e di se çfarë pune bëhet në ministri. Mungesë transparence me mënyrën se si vlerësohet dhe bordi që nuk shpallet, mungesë buxheti dhe një financim po aq sa vjet kjo tregon që ka probleme. Një drejtoreshë festivali nga Rumania më thoshte se nuk e kuptoj si mundet të mos vlerësohet një festival nga instancat si Butrinti, si mund të vlerësohet me shuma të tilla? Nuk arrijnë rumunët ta imagjinojnë jo më të futesh në Europë. Këtë vit kishim 6 mijë euro për festivalin aq sa një vit më parë. Është skandal”, u shpreh Bualoti. Në datë 21 mars do të bëhet një analizë e zhvillimeve kulturore dhe vëmendja e politikave kulturore ndaj skenës së pavarur, do të diskutohet mbi objektivat strategjikë të SPK-s, network kombëtar dhe rajonal, ristrukturimi i SPK-s, zgjedhja e këshillit të ri drejtues, si mbijetojnë festivalet në vend, shifrat e buxhetit në kulturë, ligji i investimit në art, etj.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2019 - 08:03

 "Open Cinema" sezonin e tretë e nisi në qytetin e Belshit, ku për shtatë net me radhë u shfaqën filma të ndryshëm.

Postuar: 23/06/2019 - 08:02

Festivali “Fabrika e pejzazheve muzikore” po vijon me koncertet e tij në skena.

Postuar: 23/06/2019 - 07:59

 Në jetën artistike me teatrin regjisori Dhimitër Orogocka po vijon aktivitetin e tij, duke

Postuar: 22/06/2019 - 07:32

Festival “Open on Tour” po vijon në skena të ndryshme të vendit.

Postuar: 22/06/2019 - 07:30

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përzgjedhur në &l

Postuar: 22/06/2019 - 07:29

Një grup fëmijësh të talentuar me vështirësi në shikim, të Institutit “Ramazan Kabashi&rdqu

Postuar: 22/06/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë kulturore shprehen se në dy dekadat e fundit ata që cilësohen si prof