BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x
BREAKING NEWS

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe
x

Kultura

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me operetën “Karnavalet” në skenën e teatrit të Korçës

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me

Opereta “Karnavalet” do të vijojë të jetë në skena të tjera për publikun. Vepra e shkruar nga kompozitori Avni Mula dhe me regji të sopranos Inva Mula u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit pas 45 vitesh në muajin shkurt, por pas Tiranës opereta “Karnavalet” do të jetë dhe në skenën e teatrit të qytetit të Korçës. Drejtoresha e teatrit Zamira Kita shprehet se opereta “Karnavalet” do të shkojë në skenën e Korçës me interpretimin e shkëlqyer të artistëve të TKOB. “Një ngjarje e madhe artistike! Shfaqet në Korçë opereta “ Karnavalet”! Vepra e cilësuar si vlerë e çmuar e repertorit tonë kombëtar vjen në teatrin e Korçës nën interpretimin e shkëlqyer të trupës dhe solistëve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me regji të artistes së madhe Inva Mula”, shprehet Kita në një reagim të saj në rrjete sociale. Shkruar nga Avni Mula, opereta “Karnavalet” është me libret të Luigj Gurakuqit. Në Tiranë opereta u shfaq katër net për publikun, ndërsa në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës do të jetë më datë 4 mars. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehej më parë se vepra për publikun tingëllon e freskët. “Vepra e repertorit kombëtar e cilësuar si një nga më të çmuarat e këtij lloji, që i ka rezistuar kohës, madje tingëllon e freskët jo vetëm për nga tematika, por edhe nga rrjedhshmëria e melodive aq të dashura dhe të interpretuara me aq mjeshtëri nga trupa dhe solistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit”, thuhej nga institucioni.

Rreth veprës

Opereta “Karnavalet” është me tre akte. Ajo është punuar sipas motiveve të komedisë së mirënjohur të Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçës”, në të cilën demaskohet e vihet në lojë shoqëria e kalbur feudalo-borgjeze së bashku me regjimin antipopullor të kohës. Në vepër, në të njëjtën kohë, pasqyrohet edhe qëndresa e lufta e popullit punonjës dhe e vegjelisë së qytetit kundër këtij regjimi. Autorët e operetës, duke u mbështetur në motivet qytetare kombëtare, kanë arritur të japin me dinamizëm dhe gjallëri atmosferën e përpjekjeve të njerëzve të dalë nga gjiri i popullit. Në vepër orkestra, solistët dhe kori i TKOB, si dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura. Dirigjuar nga virtuozja Elda Laro, me kostumografi të frymëzuar nga estetika e viteve ’30, kuruar nga Elva Bella, skenografi të Romeo Çanit, ku gërshetohet mahnitshëm realistja dhe surrealistja, video-artisti Tan Kazazi. Në vepër janë artistët Solen Alla, Shpresa Beka, Ivana Hoxha, Klodian Kaçani, Vikena Kamenica, Marina Kurti, Renisa Laçka, Armando Likaj, Nina Muho, Dorina Selimaj, Denis Skura, Ramona Tullumani, Artur Vera, Matias Xheli, Erlind Zeraliu, Kreshnik Zhabjaku, Aurela Thëllimi, etj. Koncertmaestër Ingrid Pulizo, Etrita Ibrahimi. Dirigjent kori në vepër Dritan Lumshi, as.regjisore Ada Gurra.  

Më të lexuarat