Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit me operetën “Die Fledermaus” në Fier

Postuar: 13/10/2019 - 08:05

Opereta “Die Fledermaus” vjen për publikun në teatrin “Bylis” në qytetin e Fierit. Teatri i Operës dhe Baletit e nis me qytetin e Fierit sezonin e ri artistik të ciklit “Opera on tour”. Në teatrin “Bylis” do të ngjitet për dy mbrëmje në datat 15 dhe 16 tetor, opereta e shkruar nga Johann Strauss. “Lakuriqi i natës” (në gjermanisht, Die Fledermaus) është opereta më e famshme e Johann Strauss, me libret të Karl Haffner dhe Richard Genee. Vepra vjen në skenë me regji dhe koreografi nga Renato Zanella dhe dirigjente do të jetë Deniola Kuraja. Në skenë e Fierit kjo vepër do të sjellë në skenë balerinë, si dhe disa nga solistët e njohur lirikë. Solistja e njohur Ledia Sulaj shprehet se opereta “Lakuriqi i natës” është një vepër shumë interesante, si një muzikal i vogël. “Është vepra e parë, që nis “Opera on tour” dhe është shumë interesante, sepse në brendësi të saj ka muzikë, balet dhe aktrim. Mund ta përshkruaj si një “musical” të vogël. Larmishmëria e kësaj vepre e bën dhe më të bukur dhe gjithëpërfshirëse, ndaj ka qenë një sukses i garantuar për teatrin tonë”, pohon solistja Ledia Sulaj. Pjesë e kësaj operete në skenë, solistja e baletit Ledia Sulaj vlerëson dhe bashkëpunimin me regjisorin Zanella. “Unë si pjesë e kësaj shfaqje kam dëshirë të veçoj, se regjisori i veprës Renato Zanella është njëkohësisht dhe koreograf i njohur ndërkombëtar, i cili ka ndërthurur shumë bukur koreografinë dhe lëvizjet. Ai i ka dhënë baletit një peshë të madhe në shfaqje, ku baleti është elementi kryesor me lëvizje të thyera, por dhe klasike. Numri i madh i artistëve në skenë është një tjetër veçori, sepse janë të gjithë sektorët të përfshirë. Orkestra, që vjen nën drejtimin e ri të dirigjentes Deniola Kuraja, kori, solistët e vokalit, baleti dhe solistët e baletit”, shprehet solistja Ledia Sulaj. “Opera on tour” për solisten e baletit është një mundësi shumë e mirë për të afruar publikun artdashës kudo nëpër Shqipëri. “Nëpër qytete kemi gjetur një ngrohtësi shumë të madhe, duke treguar se ka nevojë për shfaqje të këtij dimensioni kudo dhe jo vetëm në Tiranë”, vijon solistja Ledia Sulaj.

Opereta në skenë

Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss e mbledhur në një vepër të vetme, si asnjëherë më parë në një produksion të TOB, bën bashkë artistët në një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe autoriale. “Lakuriqi i natës" ofron një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë i has edhe sot. Gra e burra kurorëshkelës, gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, politikanë pijedashës, artiste mendjelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelet e zonjave të tyre. Opereta “Lakuriqi i natës” është historia e Eisenstein. Në festën e vitit të ri ai duhet të ishte në burg, pasi goditi një oficer policie. Atë mbrëmje pasi e gënjeu bashkëshorten, Rosalinde, shkon në ballon me maska të princit bujar Orlofsky. Ajo e di këtë dhe e ndjek duke u prezantuar në festë si një konteshë hungareze. Pas identiteteve të rreme, Eisenstein përpiqet të joshë konteshën, pa e ditur që pas maskës është bashkëshortja e tij. “Lakuriqi i natës” (Die Fledermau) është një operetë nga Johann Strauss ( i biri i kompozitorit me të njëjtin emër). Muzikantit iu deshën vetëm 43 ditë për të përfunduar veprën, e cila do t’i jepte atij famën. Johann Strauss ka shkruar afro 500 kompozime të muzikës së vallëzimit, si: valse, polka, kadrila, galope, etj. Me forcën e madhe të talentit të tij, shpërtheu në valset, të cilat janë plot melodi, freski dhe origjinalitet. Ato shquhen për ritmin e tyre, duke mos lënë pas edhe orkestracionin shumë tingëllues.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku. GKA bën me dije se është e fundit në ciklin e bisedave, që ka shoqëruar ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit.

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitor

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë &ldq

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të da

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit&rdqu

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit &l

Postuar: 17/11/2019 - 07:58

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet.