BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Kultura

Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit për herë të parë në Gramsh, koncert me program muzikor shqiptar dhe të huaj

Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit për herë

Artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit e nisën aktivitetin artistik jashtë Tiranës, në qytetin e Gramshit. Koncerti i parë për 2020 jashtë skenës së Tiranës për artistët e TOB, ishte në pallatin e kulturës së këtij qyteti. Me një program të pasur muzikor, ku merrnin pjesë solistët, orkestra dhe kori, koncerti u dirigjua nga Dritan Lumshi. Këngë nga autorë të njohur shqiptarë apo dhe pjesë nga veprat operistike të kompozitorëve më të njohur të huaj, u sollën në skenë morën dhe morën duartrokitjet e publikut. Koncerti u zhvillua gjatë paradites, por më herët dirigjenti Dritan Lumshi tha se për herë të parë ata ishin në Gramsh, koncert që u zhvillua edhe me rastin e 60- vjetorit të krijimit të qytetit. “Për ne ka shumë rëndësi, që jemi me një koncert në Gramsh, që bëhet për 60 vjetorin e tij. Por ka rëndësi shumë, sepse për herë të parë artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit janë në këtë qytet. Ky është koncerti i parë, që ne zhvillojmë atje për publikun. Një koncert me materiale të kompozitorëve të njohur shqiptarë, si Feim Ibrahimi, Pjetër Gaci, Agim Kraja, etj, dhe repertor operistik i huaj, me pjesë nga “Trovatore”, “Traviata” nga krijimtaria e Verdit ”, shprehet dirigjenti Dritan Lumshi. Koncerti i parë jashtë Tiranës për artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit, ku u interpretuan këngë si “Rrjedh në këngë e ligjërime” etj, por dirigjenti Lumshi shprehet se në politikat e institucionit është, që artistët të jenë më afër publikut. “Artistët e TOB të jenë edhe në skena të tjera në qytete të ndryshme, kjo ka qenë një nga politikat e teatrit që ne ti afrohemi më shumë publikut, dhe me këtë rast ne e nisim 20020 me një koncert në Gramsh, me solistët, orkestrën dhe korin”, shprehet dirigjenti Lumshi, në reagimin e tij.

Një ditë ndryshe në qytet

Pjesëmarrës në këtë koncert tenori i njohur Armaldo Kllogjeri shprehej entuziast, që do të ishte në skenën e qytetit të tij të lindjes. “Babai im që në vogëli më ka thënë, të mos i harroja kurrë ku i kam rrënjët, vendin ku linda e ku kalova një pjesë të jetës time. Jam i gëzuar, që do të jem pjesë e një koncerti të organizuar nga TOB nën dirizhimin e mikut tim Dritan Lumshi. Faleminderit drejtoreshë Zana Cela, sepse me anë të këtij koncerti do ti falim atij qyteti një dite ndryshe”, pohonte tenori para koncertit. Armaldo Kllogjeri është pa dyshim një prej zërave më të talentuar të operës shqiptare që po zhvillon një karrierë të suksesshme artistike edhe në skena jashtë vendit, ku merr pjesë herë pas here me shfaqje. Solisti i operës, Armaldo Kllogjeri menjëherë pas mbarimit të shkollës u shpall si këngëtari më i mirë lirik për vitin 2007. Që nga ajo kohë e deri më sot i ka dhënë jetë një numri të madh personazhesh të operave botërore dhe shqiptare. Edhe gjatë vitit që kaloi Teatri i Operës dhe Baletit zhvilloi një program të pasur artistik, në skena të ndryshme me shfaqje opere dhe baleti, si në qytetin e Korçës, Fier, Shkodër dhe më gjerë. Trupa e solistëve lirikë në TOB, është e përbërë nga artistë, të cilët me repertorin e gjerë dhe nivelin artistik përballojnë me shumë sukses titujt e kalendarëve operistikë. Në trupën e solistëve ka artistë titullarë, por edhe të rinj duke mundësuar një repertor mjaft të gjerë. Repertori i korit të TOB është i pasur dhe i larmishëm, si me vepra skenike edhe ato koncertore, shqiptare dhe botërore. Orkestra simfonike është me nivel të lartë ndër formacionet orkestrale shqiptare, duke marrë edhe vlerësime mjaft pozitive nga personalitete të fushës, shqiptar dhe të huaj.