BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Kultura

Artistët e TKOB, koncert premierë me një program klasik nga Joachim Raff dhe Robert Schumann

Artistët e TKOB, koncert premierë me një program klasik nga

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të prezantohen së shpejti për publikun, me një koncert instrumental. Formacioni i frymës dhe kuarteti i harqeve në TKOB po zhvillojnë provat për këtë koncert, që sipas institucionit do të jetë me pjesë nga krijimtaria e dy autorëve të njohur botërorë. Artistët po zhvillojnë provat në sallën e orkestrës, dhe sipas institucionit në programin muzikor ka pjesë që luhen për herë të parë. “Formacioni i frymës dhe kuarteti i harqeve po përgatiten për një nga premierat absolute të tyre, me një program klasik nga Joachim Raff dhe Robert Schumann. Njihuni me protagonistët dhe programit e koncertit instrumental, i cili do të transmetohet së shpejti në RTSH HD 1 dhe në Facebook, YouTube dhe www.tkob.gov.al”, shprehet TKOB për këtë koncert instrumental, që do të vijë së shpejti dhe online për artdashësit. Teatri ka publikuar një video me artistët, që po zhvillojnë provat. Violonçelisti Mario Guralumi shprehet mes të tjerave se në program do të interpretohet edhe kuarteti i Schuman në 1842. “Jemi bashkë me kolegët, duke u përgatitur për produksionin e radhës që do të jetë koncerti me vepra të Raff dhe Schumann. Ne do të interpretojmë kuartetin e kompozitorit gjerman Robert Schumann, kompozuar në 1842”, thotë mes të tjerave artisti, që jep detaje për këtë pjesë. Edhe ky koncert do ti shtohet programit artistik online, që Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit po vazhdon gjatë kohës së pandemisë. Edhe më parë për publikun artistët kanë zhvilluar koncerte të ndryshme, të cilët janë regjistruar dhe më pas janë prezantuar online në rrjetet sociale. Në vijim të koncerteve që po prezantohen online në muajin mars ishte edhe “Mbrëmje Rosiniane”. Një koncerti koral me pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e kompozitorit shumëdimensional, Gioachino Rossini. Por sezonin artistik 2021, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ( TKOB) e hapi me koncertin me titull “Artistët e së Ardhmes”. Ky koncert, i cili vijoi shfaqjen e dytë mbrëmjen e 23 janarit, ishte i pari i ciklit të koncerteve të cilat sipas TKOB promovojnë artistët e rinj të angazhuar dhe trajnuar vitet e fundit, që kanë shkëlqyer në kryerolet e premierave.

 

Kompozitorët dhe veprat

Robert Schumann ishte një kompozitor, pianist dhe kritik muzikor gjerman. Ai vlerësohet gjerësisht si një nga kompozitorët më të mëdhenj të epokës romantike. Schumann la studimin për drejtësi, duke synuar të ndiqte një karrierë si pianist virtuoz. Robert Schumann (8 qershor 1810 në Zwickau; 29 korrik 1856 në Bonn), që në fëmijëri shfaqi talentin për muzikën duke luajtur dhe duke improvizuar në instrumentin e pianos. Me dëshirën e prindërve regjistrohet në Fakultetin e Drejtësisë nga i cili për një periudhë të shkurtër largohet dhe vazhdon të merret me artin muzikor. Duke realizuar një eksperiment lëndon dorën. Nga kjo periudhë ai fillon të merret me teorinë e muzikës, me kompozim si dhe me kritikën muzikore. Robert Schumann ka lënë pas një krijimtari të gjerë, nga pjesët e vogla për piano deri në simfonitë e mëdha. Joseph Joachim Raff (27 maj 1822 - 24 ose 25 qershor 1882) ishte një kompozitor, pedagog dhe pianist gjermano-zviceran. Joachim Raff me aktivitetin e tij kompozoi koncerte, opera, muzikë dhome dhe vepra për piano solo. Punimet e tij të dhomës përfshijnë pesë sonata violine, një sonatë violonçel, një kuintet piano, dy kuartete piano, etj.