BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Kultura

Artistët e TKOB në skenë për “Requiem” të kompozitorit Tonin Harapi, një vepër liturgjike si një lloj testamenti artistik i tij

Artistët e TKOB në skenë për “Requiem” të

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit bëhen bashkë në koncertin me krijimtarinë e kompozitorit të njohur Tonin Harapi. Solistët, trupa e korit dhe orkestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jenë në mbrëmjen e datës 10 maj për publikun, me koncertin “Requiem”, një vepër e shkruar nga Tonin Harapi, ku nuk mungojnë dhe pjesë të tjera. Dirigjent kori Dritan Lumshi thotë se për publikun është një program i zgjedhur nga krijimet e Tonin Harapit. ““Requiem” është kryesori, por do të luhen edhe 4 miniatura dhe romanca për piano dhe orkestër”, tregon Lumshi. Ndërsa për sopranon e njohur Eva Golemi “Requiem” është premierë, pasi e këndon për herë të parë. “Muzikë shumë e ndjerë, që më përshtatet shumë vokalisht. Tonini ka qenë njohës shumë i mirë i vokalit”, tregon sopranoja Golemi, që do të jetë në skenën e koncertit. Solistë të tjerë në koncert janë dhe Denis Skura, Laura Hoxha dhe Bledar Domi. Soliste në piano është Etrita Ibrahimi. Përfaqësues i një etape me rëndësi në muzikën shqiptare në gjysmën e dytë e shekullit të 20, kontributi i Tonin Harapit konsistoi në krijimin e bazës profesionale dhe fizionomisë së kësaj muzike. “Requiem” i tij është një vepër liturgjike që mund të konsiderohet si një lloj testamenti artistik i autorit. Me këtë krijim ai përpiqet të rigjejë lidhjet e tij shpirtërore me të shkuarën, në një lloj prehjeje dhe njëkohësisht reflektimi për elementin shpirtëror e fetar.

 Krijime në të gjitha format dhe gjinitë muzikore

Tonin Harapi ka kompozuar gati në të gjitha format dhe gjinitë muzikore. Ai dallohet për lirikat vokal edhe miniaturat pianistike. Është i njohur edhe për këngët e shumta melodioze të interpretuara në aktivitete të ndryshme. Tonin Harapi (Shkodër, 1926 - 1992) fëmijërinë dhe vitet e para të rinisë i kaloi në një mjedis traditash muzikorë, siç ishte qyteti i Shkodrës me muzikantë të tillë si Palok Kurti, Frano Ndoja, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Zef Shestani, Prenk Jakova, etj. Këta të fundit ishin edhe mësuesit e tij të muzikës dhe drejtuesit e formacioneve orkestrale, ku ushtrohej si instrumentist kompozitori i ardhshëm gjatë kohës që studionte në Seminarin Papnor në Shkodër. Por, meqenëse pas Luftës së Dytë Botërore klerit iu ndalua veprimtaria shkollore e artistike, Tonin Harapit iu desh të ushtrohej në pianon e tij si autodidakt deri në vitin 1947 kur rifilloi studimet në Liceun Artistik në Tiranë me pedagogë të tjerë të njohur të asaj kohe, si Lola Gjoka, Tonin Guraziu, Kostantin Trako, etj. Si autodidakt do të vazhdonte të studionte, derisa lejohet më në fund të shkonte për studime të larta në Konservatorin "Çajkovski" të Moskës (1959), ku mundi të qëndronte vetëm për dy vjet. Ka qenë mësues i kompozicionit në Konservatorin e Tiranës. Fitues i shumë titujve e çmimeve. Shkroi “Kufitarët” melodramë për fëmijë 1953; “Mësimi i pyllit” operetë për fëmijë 1953; “Zgjimi” opera, 19 romanca të kompozuara përpara vitit 1970, instrumente dhe orkestër, muzikë dhome, etj.