Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artistët i drejtohen Ministrisë së Kulturës: Festivali i regjisorëve të rikthehet në jetën artistike

Postuar: 14/08/2019 - 07:28

Festivali i Regjisorëve të Rinj mungon në jetën artistike. Një aktivitet artistik dhe provues që u zhvillua disa vite duke angazhuar artistët në skenën e teatrit, por që u mbyll nga Ministria e Kulturës. Në mungese të tij regjisorët i drejtohen Ministrisë së Kulturës, që ky festival të rikthehet në jetën artistike. Sipas tyre, festivali duhet të rinisë edhe për të rivitalizuar skenat, të zhvillohet jo vetëm në Tiranë, por të shtrihet dhe në teatrot e tjerë të vendit. Ky festival zhvillohej përmes një fondi të vogël nga Ministria e Kulturës, por ishte dhe një garë që merrnin pjesë disa regjisorë me vepra të ndryshme. Përveç regjisorëve, ky festival aktivizonte dhe aktorë të ndryshëm, skenografë, kostumografë, etj. Regjisorja Elma Doresi shprehet se ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka zhvilluar takime me disa drejtues të institucioneve kulturore në vend, por duhet të mendojë dhe për këtë projekt që të zhvillohet. “Diku lexova për një takim të zonjës ministre me tre nga drejtuesit e institucioneve kulturore, ku si qëllim ishte organizimi i të rinjve në aktivitetet e tyre. Vëmendje e mirë kjo nga ana e ministrisë për brezat e rinj. Ndërsa unë do të jepja një ide zgjidhje tjetër. Tre institucionet: Universiteti i Arteve (2 salla), Teatri Eksperimental (3 salla) Teatri Kombëtar (1 salla “Kadri Roshi”) dhe skena alternative Turbina ( dy salla), praktikisht 8 salla, le të rikthehet festivali i regjisorëve të rinj dhe të alternohen sipas koncepteve regjisoriale në shtatë sallat e kryeqytetit”, pohon ajo. Regjisorja Doresi kujton se dikur ai festival ka shërbyer për ti dhënë mundësi krijueseve dhe ishte gjithëpërfshirës. “Ai është një festival, që ndihmon të rinjtë të shfaqin aftësitë e tyre. Është një vitrinë artistike e bukur dhe mbi të gjitha me qëllim domethënës. Kjo vitrinë ka shërbyer për të gjithë ne dhe na ka dhënë mundësinë e një starti të bukur artistik. Përse të mos e provojnë dhe brezat e rinj, që sot e njohin si legjendë atë festival?”, pohon regjisorja Doresi.

Festivali, jo vetëm në Tiranë

Regjisori dhe aktori Jorgaq Tushe i përket një brezi tjetër artistësh, por sipas tij Festivali i Regjisorëve të Rinj jo vetëm që duhet të zhvillohet, por të mos mungojë edhe në skenat e teatrove të tjerë të vendit. “Mendoj që ky festival duhet të shtrihet dhe më gjerë jo vetë në Tiranë. Të jetë një festival për regjisorët që të jetë dhe në skenat e tjera në teatrot e vendit. Nëse do të shtrihet në të gjithë teatrot e rrethe dhe ta organizojë Ministria e Kulturës atëherë kjo do të ketë rezultat. Pra Ministria e Kulturës duhet ta ketë në vëmendje këtë festival për tu zhvilluar, por të jetë më i mirëorganizuar”, pohon aktori Jorgaq Tushe. Sipas tij, për këtë festival vëmendja mund të jetë dhe te drama shqipe, që mungon në skenat tona. “Teatrot kanë planet e tyre me projektet, por dramë shqipe nuk ka. Nëse do të bëhet festival i dramës shqipe me regjisorë të rinj, kjo do ti japë shtysë dhe më shumë dramës shqipe”, vijon Tushe. Eliona Thomaraj është një tjetër regjisore që kërkon rikthimin e këtij festivali. Në apelin e saj drejtuar Ministrisë e Kulturë regjisorja dhe aktorja shprehet se në kriteret e festivalit të jetë kusht konkurrimi jo më shumë se pesë pas mbarimit të shkollës. “Festivali duhet të rikthehet patjetër në programin artistik. Kjo prezanton talentet e rinj, po aty angazhoheshin dhe artistë të tjerë jo vetëm të rinj, kishte dhe aktorë të vjetër me ndonjë shfaqje. I jep mundësinë regjisorëve të rinj të konkurrojnë mes tyre. Të jepet kusht, që jo më shumë se 5 vjet pas mbarimit të shkollës. Aktorët gjithashtu duhet të jenë të rinj, përveçse kur ta kërkon pjesa medoemos duhet të marrësh aktor të pjekur”, thotë regjisorja. Të rikthehet në formë të institucionalizuar festivali, është një nga kërkesat e artistëve në drejtim të Ministrisë së Kulturës, që deri tani nuk ka pasur vëmendje. Sipas regjisorëve, me mbylljen e tij nuk ka pasur politikë tjetër ndihmëse nga ministria.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:38

Shfaqja teatrore "I burgosuri i Katit të 15-të" nga Neil Simon mbrëmjen së shtunës vjen në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 23/10/2019 - 07:37

“NjëMi.com” vepër e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoçi vjen premierë

Postuar: 23/10/2019 - 07:35

Viti 2019 shënoi një përvjetor të rëndësishëm dhe një ngjarje të shënuar për historinë e gjuhës d

Postuar: 23/10/2019 - 07:34

Ministria e Kulturës po zhvillon këto ditë dëgjesa publike për strategjinë kombëtare të kulturës,

Postuar: 22/10/2019 - 07:28

Mungesa e infrastrukturës ligjore në institucionet tona të artit, ka bërë që sot artistët të përb

Postuar: 22/10/2019 - 07:27

Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncert

Postuar: 22/10/2019 - 07:25

Festivali i teatrit “Kadri Roshi” nisi edicionin e dytë në qytetin e Gjirokastrës.