
Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2 me vetëm 1 euro dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Sali Berisha në depresion nga humbja e Kukësit, pranon në heshtje disfatën, në grupin e Bardhit rebelohet “rapsodi” Agron Gjekmarkaj

Frrok Çupi zbulon dy goditjet e bujshme që ka marrë Berisha-Meta dhe paralajmëron “tërmet” brenda “Foltores” pas zgjedhjeve të Kukësit, dyshja anti-SHBA drejt “Ferrit të Dantes”

Padia në SPAK për Edi Ramën që në 24 janar, drejtoritë e FBI të Los Angelosit dhe Uashingtonit kanë plotësuar dosjen e kryeministrit shqiptar për aferën e McGonigal, priten letër-porositë drejt SHBA

Artistët: Institucionet po plaken, kërkesat tona nuk merren parasysh prej 20 vitesh nga Ministria e Kulturës

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Gusht 2019

Institucionet e artit pa elementin ri po plaken. Një problem ky i pohuar prej vitesh nga artistët, shkak i moshës së daljes së pensionit, që deri tani nuk ka ndryshuar. Sipas tyre, statusi i artistit i munguar dhe ulja e moshës së pensionit për artistët në tri gjini arti të vështira vazhdojnë të jenë kërkesa për të cilat deri tani nuk ka zgjidhje. Ata shprehen se problemet me moshën e pensionit të artistëve kanë bërë që institucionet të plaken, por nga titullarët e Ministrive të Kulturës ndër vite vetëm janë bërë premtime. Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Ansamblit Popullor dhe nënkryetari i sindikatës së artistëve të TOB artisti Gramoz Burba shprehet se ndërsa titullarët në ministri ndërrohen në fund fare kur ata largohen asgjë nuk ka gjetur zgjidhje. “Ne kemi qenë disa herë në ministri për kërkesat tona. Vjen një palë nga këta të rinjtë dhe bëjnë sikur nuk dinë gjë, premtojnë që do ta bëjnë, po nuk bëjnë gjë. Ikën një palë vjen drejtuesi tjetër dhe përsërit të njëjtën gjë, vijon kjo problematikë me statusin e artistit dhe uljen e moshë së pensionit dhe na sorollasin prej 20 vitesh”, pohon ai. Sipas tij, mosha mesatare në Ansamblin Popullor është 42 vjeç, por institucionet kanë nevojë për elementin e ri. “Institucionet po plaken dhe është emergjencë. Mosha mesatare në Ansamblin Popullor është mbi 42 vjeç, ndaj është emergjencë për tu bërë ulja e moshës së pensionit. Me ligjet e sotme gratë dhe burrat dalin në pension 13 apo 15 vjet më shumë se sa me ligjin më parë. Por ligji i parë ka pasur studime të mirëfillta, qoftë edhe nga ana mjekësore. Ministria së fundmi ka përmendur një grup pune, por që të jenë në bashkëpunim me sindikatën dhe një grup artistësh dhe të bëjnë draft ligjin. Nëse nuk bien dakord me propozimet tona edhe pse është bërë me specialistë, duhet të gjendet formula e duhur”, shton më tej artisti i njohur Gramoz Burba.
Mungesa e qarkullimit të vlerave
Mjeshtër i cirkut Pavli Sallata shprehet se këto probleme ndikojnë dhe te rënia të nivelit artistik. “Niveli artistik bie përballë këtyre problemeve, sepse me kalimin e moshës bie dhe vlera profesionale dhe flasim për profesionet e vështira. Ligji sot për pensionin nuk lejon qarkullimin e vlerave artistike dhe institucionet mbushen me artistë, që presin të dalin në pension me moshë të madhe, por nuk qarkullohen vlerat. Statusi dhe ligji i moshës së pensioneve kanë vite që kërkohen dhe nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Kulturës. Kjo sjell dhe krizën në institucione, por duhet patjetër të qarkullojnë vlerat dhe të ketë elemente të rinj”, pohon Pavli Sallata “Mjeshtër i Madh”. Reshat Ibrahimi, president i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë shprehet se kjo që po ndodh sot me artistët në institucionet e artit është e papranueshme. “Për artistët e tre lloje të gjinive të artit, balerinët, artistët e cirkut dhe valltarët, ne kemi kërkuar që gratë të dalin në pension 45 vjeç dhe burrat 50 si ka qenë dikur në institucionet tona të artit. Aktualisht sot dalin gratë në pension 57 vjeç e katër muaj dhe burrat dalin 62 vjeç në pension, por kjo është e papranueshme për ne”, pohon Ibrahimi. Duke iu bashkuar reagimeve të artistëve ai shton se Ministria e Kulturës nuk duhet ta zvarrisë këtë problem, si është bërë ndër vite. “Ky problem ka shumë se 20 vjet. Ministria urgjentisht nuk duhet ta zvarrisë këtë punë, por duhet të ulë moshën pensionit për artistët, sepse po shkatërrohet trashëgimia jonë. Deri në 1994 për këto gjini arti gruaja dilte në pension 45 vjeç dhe burri 50, dhe ka pasur tjetër nivele edhe performanca artistike. Ish ministrja donte ta kalonte ligj të veçantë dhe dështoi për këtë. Ministrja aktuale e Kulturës e ka lënë të hapur këtë gjë, por ka nxjerrë një urdhër me grupin e punës për të ulur daljen e moshës në pension. Ne kërkuam që kjo punë të trajtohet bashkë me statusin”, pohon Ibrahimi. Nuk është hera e parë, që artistët shprehen për probleme dhe sipas tyre për artin dhe kulturën ndër vite nuk kanë qenë politikat e duhura, që janë ndjekur nga ministria./ Nga Julia Vrapi
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj: E përfshija Shqipërinë në veprat që krijoja, doja që ky identitet të ndihej kudo, ndaj i dedikova dhe dy koreografi

Helidon Haliti: Lëvizja e veprave nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve është shumë e dëmshme, pasi mungon infrastruktura në galeritë e rretheve

Faza e dytë e kërkimit arkeologjik në akropolin e Butrintit

Ekspozitë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtares Helena Kadare

“Dëshira e tretë” do të vijë premierë në teatër, një komedi shqiptare që përcjell mesazhe që konfliktet nuk na çojnë askund

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

Filmi “Alexander” nga regjisori Ardit Sadiku, kandidatura e Shqipërisë për edicionin e 96- të të çmimeve “Oscar”

Përfundon “KO:SH Film Fest 2023”, 36 filma garuan në tri kategoritë kryesore

Koncerti premierë "Strauss & Tchaikovsky: Përtej kufijve të shpirtit njerëzor” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

Bashkim Zahaj: Mospërfaqësimi i artit figurativ në Galerinë Kombëtare për gjithë këto vite është përgjegjësi e Ministrisë së Kulturës, një dëm i pariparueshëm i arkivit
