BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Artistët: Jemi në situatë dramatike, që nga 1993 nuk funksion as ligji i sponsorizimit

Artistët: Jemi në situatë dramatike, që nga 1993 nuk

Skena e Pavarur Kulturore (SPK) në një situatë dramatike. Arti dhe kultura prej vitesh përballen me probleme, çka e vuajnë jo vetëm institucionet publike, por dhe SPK. Si grup interesi përfaqësues të SPK në takimin që u zhvillua në Bibliotekën Kombëtare ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës prezantuan rrugët sipas tyre për daljen nga situata dramatike, ku ndodhet skena e pavarur kulturore. Në debatin mbi strategjinë për zhvillimin e sektorit të artit dhe kulturës Andi Tepelena përfaqësues i SPK u shpreh se në fokus është pavarësia e institucioneve, decentralizimi dhe zhvillimi. Problem sipas tij, fakti që deri më sot ka munguar dialogu mes Ministrisë së Kulturës dhe SPK, duke shpresuar për bashkëpunimin në vijim. “SPK kërkon krijimin e një Qendre Kombëtare dedikuar arteve që të garantojë pavarësinë në art. Duhet depolitizim i kulturës. Nuk kemi as këshillin artistik që të emërojë drejtorët në institucione. Fondet publike janë me pikatore nga Ministria e Kulturës dhe kjo situatë nuk varet vetëm nga ministri i radhës, por do jetë njëlloj dhe më pas. Tre janë kryesoret, pavarësia, decentralizimi dhe zhvillimi. Për fondet publike duhet patjetër strategji. Nëse nuk çlirohen institucionet publike nga pavarësia do të jemi prap në këtë derexhe. Decentralizim të institucioneve, përshembull të ardhurat nga biletat mos ti shkojnë të gjitha Ministrisë së Financave”, u shpreh Tepelena. Sipas tij shumë shpejt do të kenë gati dhe projektligjin për krijimin e Qendrës së Artit. “Ne si grup interesi parashtruam rrugët për daljen nga situata dramatike, ku ndodhet Skena e Pavarur Kulturore. Shumë shpejt do ti kalojmë parlamentit projektligjin për krijimin e Qendrës së Artit, brenda kësaj legjislature, që të parashikohet në buxhetin financiar 2019 rritja e tij”, vijon Tepelena. Artistët vijon Tepelena kërkojnë rritjen e fondit të kulturës në nivelin 1 përqind të buxhetit të shtetit. “Në e kemi buxhetin për artin dhe kulturën 0.4 përqind dhe 1 përqind për kulturën është e mundur. E kemi më të ulëtin në rajon dhe kjo nuk na nderon. Nuk jemi konkurrues, mbetemi vetëm në Tiranë me projektet. Të kemi rritje të kapaciteteve, sepse dhe në MK në drejtorinë e artit janë vetëm 3 specialistë që nuk mund të zgjidhin problemet, ndaj këtu ndihmon Qendra e Artit. Bankat të jenë të angazhuara, të bëhet një ligj i posaçëm që 5 përqind e fitimeve nga bankat të shkojë për artin dhe kulturën”, vijoi Tepelena.

SPK jo e vetme në art dhe kulturë

 I pranishëm në këtë takim drejtori i QKK Ilir Butka si dhe një nga themeluesit e SPK tha se 1 përqind e buxhetit është minimumi jetik për artistët. “Në Shqipëri 1 përqind e buxhetit të shtetit është minimumi jetik për artistët. Me artin dhe kulturën në kushtet aktuale shteti nuk mund të sigurojë vend pune duhet ta gjesh vetë. Problem është dhe ligji i sponsorizimit, që nga 1993 nuk ka rezultat. Nga kjo duhet ë ndihet keq shteti, që nuk krijon kushte jo privati”, u shpreh Butka. Për producentin e teatrit dhe grafist skenik Florian Çanga problemi kryesor në Shqipëri është që arti është i varur totalisht nga shteti. “Në Shqipëri ka para për projektet, por ndërhyn shteti. Nivel katastrofik se si ndërhyn, ka abuzime. Tirana e mbushur me teknikë dhe nuk ka artistë. E vetmja gjë që zhvillohet është tallavaja se nuk ndërhyn shteti. Në TK nuk ke sot as një bibliotekë. Bashkia dhe ministria harxhojnë dhe 100 mijë euro për një koncert. Sot nuk aplikon dot në institucione se nuk kanë para, është trup për atë buxhet që kanë”, u shpreh Çanga. /Julia VRAPI